Destinacion shqiptar/ Fshati Lin ku natyra të lë pa fjalë

E shtunë, 20 Prill, 2024

Lini është një fshat i bukur piktoresk buzë liqenit të Pogradecit, me shtëpitë e vogla ngritura puqazi njëra-tjetrës me shpinë nga kodra.

Fshati zgjon kuriozitetin e çdo udhëtari apo turisti që udhëton në rrugën Qafë Thanë – Pogradec

Në pjesën më të madhe të këtyre shtëpive, sidomos natën, dëgjohet llokoçitja e valëve të liqenit, lopatat e varkëtarëve dhe zëri i pulëbardhave.

“Shtëpitë janë të stolisura me lule, plakat me të zeza të ulura në hije dhe fëmijët që lozin jashtë me varka. Siç i themi njëri- tjetrit ‘do të ishte mirë të qëndronim në një prej këtyre shtëpive’, një grua e re na mirëpret në anglisht: “Doni të qëndroni në shtëpinë time?”, do të shprehej gazetari i “The Guardian”, Kevin Rushby, duke përmendur koranin e famshëm në një shkrim të tijin disa vite më parë.

Tani Linit i ka ardhur një tjetër “e mirë në derë”, shëtitorja e famshme 14 km që lidh Linin me Pogradecin. Zona ka ende nevojë për mbështetje për të zhvilluar infrastrukturën dhe turizmin.

PAK HISTORI

Jeta në gadishullin e Linit ka filluar në periudhën e parë të epokës së hekurit dhe ka vazhduar deri në kohën e mesjetës së hershme.

Gjatë kërkimeve arkeologjike është zbuluar një bazilikë e hershme kristiane me mozaikë të jashtëzakonshëm në dysheme që nga shekulli i 4-5-të i erës sonë. Mozaikët kanë disa figura të bukura si peshq, zogj, etj. Kur ushtarët e Julius Cesarit, mbërritën në këtë kodër u mahnitën aq shumë sa bërtitën “Lyhnidas” – Liqeni i Dritës.

Tani mbas 2000 vjetësh turistët vendas e të huaj vijnë në vendin ku qëndruan ushtarët e Cezarit. Ata vijnë këtu jo vetëm për të parë mozaikët e Linit, por gjithashtu për të vizituar varret monumentale të Selces, të cilët të impresionojnë me madhështinë e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 