“Flamurtar i kulturës arbëreshe”, takim në përkujtim të Pino Cacozza

E shtunë, 20 Prill, 2024

Me nismën e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) dhe në bashkëpunim me Federatën e Shoqatave Arbëreshe (FAA), u organizua sot takimi online në përkujtim të personalitetit të njohur të kuturës arbëreshe Giuseppe (Pino) Cacozza, i cili u nga nga jeta muajin e shkuar për shkak të COVID-19. Në këtë aktivitet të mbajtur me temën: “Pino Cacozza – Flamurtar i kulturës arbëreshe”, ishin të ftuar si kumtues kryesorë Damiano Guagliardi, kryetar i Federatës së Shoqatave Arbëreshe dhe studiuesi Francesco Marchianò, të dy miq të Cacozzës, të cilët jo vetëm ndanë kujtime mbi miqësinë e hershme, por edhe treguan detaje nga jeta dhe personaliteti i tij shumëplanësh, pak i njohur për publikun dhe kryesisht me përmasën e kantautorit.

Cacozza ndër të tjera ka qenë studiues dhe mësues i gjuhës shqipe, ish-nxënës i kolegjit të Shën Adrianit dhe student i profesor Francesco Solanos, i cili u mësonte studentëve të kursit të tij shqipen dhe arbërishten, sipas kujtimeve të Marchianòs dhe Guagliardit. Që në vitin 1977 ata vizituan Shqipërinë, me një nismë të ndërmarrë nga Solano dhe profesor Çabej. Ai është autori disa vëllimeve me poezi, dhe i dy romaneve me temë dashurinë për dheun e të parëve dhe tiparet e kombit tonë.

Të pranishëm në takim ishin ishe profesor Emil Lafe, Drejtor i Revistës Continuum të QSPA, që ndau momente kujtimesh nga ekspeditat e studentëve arbëresh në Shqipëri, dhe prof. Merita Bruci, Kryetare e Këshillit Koordinues të QSPA, që ndër të tjera interpretoi edhe një poezi që mikja e Cacozzes, Caterina Zuccaro, i kushtoi atij pas vdekjes.

Me rastin e humbjes së Cacozzës, Ministrit të Shtetit për Diasporën u ka dërguar më parë një letër ngushëllimi famlijarëve dhe në takimin e sotëm përshëndetjen e tij e përcolli Drejtoresha e Kabinetit Ada Ilia. Gjithashtu të pranishëm në aktivitet ishin edhe familjarët e Cacozzës në emër të të cilëve Damiano Bellici falënderoi organizatorët e këtij aktiviteti përkujtimor, si dhe miq të tjerë të tij. Takimi u moderua nga  studiuesja Jolanda Lila, në prezencën e Drejtoreshës Ekzekutive të QSPA Diana Kastrati dhe studiuesve të tjerë të qendrës të cilët e ndoqën me shumë interes dhe kureshtje përfaqjen e anëve të panjohura deri më tani të këtij personaliteti të botës arbëreshe.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 