Ambasadori i OSBE-së, Del Monaco skeptik për votën e Diasporës më 25 prill

E diel, 23 Mars, 2025

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Vincenzo Del Monaco ka komentuar edhe përsa i përket votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në një intervistë për News 24 në Shqipëri, ambasdori shprehet skeptik se sa e mundshme do të jetë kjo votë në këto zgjedhje.

“Të gjithë e kemi parë në lajme para disa ditësh se çfarë tha z. Celibashi dhe, me sa kuptoj, është veçanërisht e vështirë që votimi nga jashtë vendit të testohet në këto zgjedhje”, është shprehur ai.

Lexo edhe- Balla: Vota e shqiptarëve jashtë vendit më 25 prill është bllokuar nga PD e LSI

Një ditë më parë për këtë çështje në seancën kuvendore në Tiranë (16 mars) kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se vota e shqiptarëve jashtë vendit më 25 prill është bllokuar nga PD-LSI. Balla tha se PS ka bërë gjithçka që ka mundur teksa ka qenë opozita ajo që ka kërkuar kohë për këtë çështje.

Ndërkohë përfaqësues të diasporës nga ana e tyre janë shprehur se nuk do të rinë duarkryq derisa vota e Diasporës të realizohet.

Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës ka folur me tone të ashpra lidhur me votën e shqiptarëve jashtë vendit. Ai është shpreh se liderët politikë në Shqipëri e kanë për detyrë të sigurojnë votën e diasporës, pasi në të kundërt sipas tij, do të ndiqen rrugët ligjore.

Lexo edhe- Gjonaj: Diaspora s’do rrijë duarkryq! Merreni vesh mirë se vota do realizohet

Çështja është bllokuar aktualisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve teksa vijon të jetë në pritje të propozimeve të opozitës lidhur me këtë proces.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.