“Kohë që janë”, botimi në tri gjuhë i shkrimtares shqiptare

E enjte, 18 Prill, 2024

“Tempi che sono.. /Zeiten wie diese…/ Kohë që janë…” është botim i ri i autores shqiptare Gentiana Minga, e cila prej vitesh jeton në Itali.

Risi e këtij vëllimi të fundit, ndryshe nga  “Ciao mamma, un saluto da Bolzano”, ( Terra d’Ulivi, Itali, 2017)  i shkruar i tëri nga Gentiana Minga në italisht, është varianti në gjuhën shqipe e në gjuhën gjermane në kah të teksteve origjinale.   Vëllimi, që përbëhet prej katër ciklesh : Për Anthony, Marshi i vëndasve,  Jehona e foshnjes e Kohë që janë, doli në shtyp në mars të 2021 nga shtëpia botuese “Terra d’Ulivi”.  

Cikli  Kohë që janë-Zeiten ëie” është përkthyer në gjermanisht nga përkthyesi i mirënjohur sudtirolez Werner Menpace, ndërsa  “Marshi i vëndasve- Der Gang der Autochthonen” prej autorit shqiptar Ilir Ferra. Libri i dedikohet Anthony, një djali të vogël pesë vjeçar prej Sierra Leones, që u gjend, i vetmuar e thuajse i ngrirë, një mëngjes të ftohtë të nëntorit të 2017-ës nga oficerët e policisë hekurudhore të Breneros, në kufi me Austrinë, në tentativë  për të kaluar kufirin.

Gentiana Minga ka lindur në Durrës më 1971. Disa prej botimeve të saj janë: Autopsia e shkatërrimit ( 1993, Europa, Tiranë, tregime); Zonja e Shkodrës ( poezi, Florimon, Tiranë,2003; Ciao mamma, un saluto da Bolzano (poezi, Terra d’Ulivi, Itali, 2017; Tempi che sono/ Zeiten wie diese / Kohë që janë -( poezi, Terra d’Ulivi, Itali, 2021). Pjesë të krijimtarisë së saj janë përfshirë në antologji të ndryshme e janë përkthyer e botuar në spanjisht dhe gjermanisht. Bashkëpunon me revista të ndryshme letrare, si edhe me portalin online Salto.it.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 