Ministrja Denaj: 5 mijë € grant për çdo shtetas shqiptar të kthyer që hap biznes

E shtunë, 15 Mars, 2025

“Grant 5 mijë euro për çdo shtetas shqiptar që kthehet dhe hap një biznes në Shqipëri”, ka deklaruar ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Ajo tha se angazhimi i tyre në mandatin e tretë do të jetë të mbështesin të rinjtë, por edhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë, të cilët do t’i mbështesin me 5 mijë euro grante.

“Angazhimi është rindërtimi i plotë i një procesi modern. Do të ketë rimbursim për fasoneritë dhe agropunuesit. Në mandatin e tretë do të mbështesim më shumë biznesin.

90% e bizneseve do paguajnë 0 taksa. Prej janarit rimburisimi i TVSH do të jetë automatik. Në programin tonë ekonomik vijojmë të nxisim sipërmarrjen e të rinjve, do të mbështesim emigrantët, të cilët do të kenë 5000 euro mbështetje në formë grante. Do të krijojmë instrumentin e garancisë prej 50 milionë eurosh,” tha Denaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.