Kozeta Gjini është pjesë e shtabit drejtues të projektit “Tregimet e shtëpisë sime” (Storia di Casa mia), projekt i krijuar për të dokumentar të gjithë kronologjinë e ngjarjeve të ndodhura 30 vite më parë në Brindizi të Italisë. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Gjini tregon se çdo detaj që mund të tregojë një copëz historie të marsit 1991 për projektin është shumë i rëndësishëm. Projekti ka si synim t’i japë popullit të Brindizit një Medalie me vlerë civile për të gjithë gatishmërinë e treguar në atë periudhë. Një medalie kjo, që sipas Kozeta Gjinit, populli i Brindizit e meriton dhe po e pret prej tridhjetë vitesh.
Një projekt spontan i themeluar rishtas për të ndërtuar një arkiv multimedial të dëshmive që do t’u japë qytetarëve një hartë të re me ngjarjen që ndodhi në mars 1991. Si lindi ideja per projektin “Storia di casa mia”
Më 7 mars u mbushën 30 vite nga dita kur qytetarët shqiptarë u pritën nga populli i Brindizit. Ishte eksodi i parë masiv drejt shtetit Italian i cili u gjend i papërgatitur të priste këta emigrantë. Kjo gjë nuk mund të thuhet për popullin e Brindizit që me një mobilizin e solidaritet të jashtëzakonshëm e spontan i bëri ballë kësaj emergjence. Historia, pjesa e historisë së tanishme, nuk është ekzagjerim, nuk ndodhet vetëm në muze e në libra, ajo ndodhet në eksperiencën e kujtimet e të gjithë popullsisë, të gjithë atyre personave që në mënyra të ndryshme kanë qenë protagonistë në mikpritjen. Çdo kush nga këta persona ka konservuar e konservon kujtimet e tij personale. Çdo dëshmi e tyre është një memorie individuale që kontribon në ndërtimin e memories historike kolektive aktive. Çdo lloj detaji, tregim i shkurtër individual është pjesë jo vetëm e memories historike të qytetit, por edhe të Italisë, Shqipërisë dhe Europës. Ajo nuk duhet të harrohet, të heshtet e të injorohet, ajo mund të rizbulohet, të përpunohet, të vlerësohet e të bashkohet në një tregim të përbashket kolektiv. Në Brindizi çfarëdo lloj kujtimi, çfarëdo lloj emocioni, çdo tregim në lidhje me ngjarjet e marsit 1991 dhe me njerëzit atëherë është moment real i jetuar. 30 vjet mbas kësaj ngjarje ne kërkojmë t’i japim mundësinë të gjithë personave, familjeve e të rinjve që të ndajnë dhe të bashkëngjisin të gjithë historitë, tregimet individuale e të shpërdara të marsit 1991 për të krijuar një memorie historike kolektive.
Cili është roli i juaj në këtë projekt? Na tregoni disa detaje si do të funksionojë procesi i mbledhjes se informacionit. A do të jeni ju në kërkim të vazhdueshëm të personave që kanë një histori për të treguar nga marsi i vitit 1991?
Unë jam pjesë e shtabit drejtues të projektit. Qëllimi i kësaj thirrje www.oniricall.org është mbledhja e historive të vogla e mikëpritëse të treguara nga ata që ishin atje, por edhe nga ata që nuk kanë qenë të pranishëm, por në një mënyrë ose tjetër i kujtojnë. Prandaj një dokument personal ose familjar i atij momenti historik është i mirëpritur. Ne gjithashtu do të dëshironim të mbledhim kontribute artistike të frymëzuara ose të lidhura në një farë mënyre me këtë ngjarje mikëpritëse. Në fakt këto histori mund të jenë nje shkrim, një vizatim, një audio, me muzikë, një fotografi, me një video dhe nuk është e nevojshme të jesh shkrimtar, stilist, muzikant, fotograf ose regjisor i mirë.
Si veprohet: Vendosni prodhimin tuaj artistik/ dokumentar në një vend që është domethënës për ju në hartën e Brindizit duke përshkruar lidhjen që ekziston ndërmjet punës ose veprës tuaj dhe vendit që keni zgjedhur ju në seksionin përkatës (pjesa e komenteve të formularit).
Mënyra e bërjes: Ju mund të shkruani historinë tuaj, mund të riprodhoni një tregim të treguar, të shkruani një poezi të frymëzuar nga tema e propozuar (seksioni e shkrimit); ju mund të bëni një foto që keni bërë atë kohe, ose të bëni një gjë që është domethënëse për ju për temën e propozuar (seksioni i fotografisë); ju mund të hartoni ose të kompozoni një vepër grafike me çfarëdo lloj teknike dhe material të frymëzuar nga tema e propozuar (seksioni i vizatimit); ju mund të regjistroni dëshminë tuaj drejtpërdrejtë, atë që ju keni në memorien tuaj në një mesazh zanor, audio nëpërmjet telefonit tuaj celular, ku zëri i rrëfimit mund të jetë i juaji apo zëri i një personi që ju e njihni e ka lidhje me rrëfimin tuaj (mars 1991 seksioni muzikor dhe audio); ju mund të regjistroni një muzikë të kompozuar nga ju e të frymëzuar nga tema në fjalë (seksioni muzikor e video); ju mund të karikoni video të marsit 1991, ju mund të regjistroni një video të frymëzuar nga tema e propozuar(seksioni i videos).
Kush mund të marrë pjesë: të gjithë qytetarët e Brindizit e qytetarët shqiptarë të të gjithë moshave. Dëshmitë e drejtpërdrejta për periudhën në fjalë janë shumë të rëndësishme, por përshtypjet e pikë vështrimet e të rinjve dhe të gjithë atyre që nuk e kanë përjetuar atë periudhë mund të ofrojnë një vizion të veçantë e më aktual të temës së propozuar. Kjo do të bëhet e mundur në sajë të tregimeve që ata kanë dëgjuar nga të afërmit e të njohurit ose nga leximi e shikimi i dokumenteve të asaj kohe. Për këtë ne po aktivizojmë të gjithë të rinjtë e shkollave të Brindizit.
Ju keni vendosur edhe numra kontakti për ata që duan të ndajnë historitë e tyre me ju. Sa ka qenë gadishmëria e personave, që kanë dëgjuar për këtë projekt, për t’u bërë pjesë e tij?
Të gjithë anëtarët e projektit janë të disponueshëm për dhënien e shpjegimeve të duhura për të gjithë ata që duan të ndajnë historinë e tyre e të bëjnë pjesë në këtë memorie kolektive. Kohëzgjatja e projektit “Storie di casa mia” është 07 mars 2020 – 7 mars 2021. Mund ta shihni në www.oniricall.org.
Projekti në një nga veprimtaritë e tyre ka si qëllim mbështetjen e petizionit për dhënien e “Medaglia a valore civile” (Medalie për vlera shoqërore) për popullin e Brindizit që ne si shqiptarë po ia kërkojmë qeverisë shqiptare dhe italiane. Një medalie që ky popull e meriton dhe po e pret prej tridhjetë vitesh. Kërkimi i kësaj medalie nuk është vetëm për të falenderuar popullin e Brindizit, por edhe për të demostruar e mbetur në histori mirënjohja e shqipëtarëve si një nga virtytet tona më të vyera.
Pse mendoni se ky projekt duhet nisur pikërisht tani, që kanë kaluar 30 vite nga eksodi masiv?
Në Brindizi në atë 7 mars 1991, u praktikua një forme mikëpritje e hapur, nuk ishte vetëm porti ai qe u hap, por së bashku me atë u hapën edhe të gjithë dyert e shtëpive. Kjo histori e mrekullueshme është akoma e gjallë në kujtesën e të gjithë qytetarëve shqiptarë e brindizit. Kjo histori është si një puzzle e cila duhet të plotësohet me të gjitha pjesët e saj të vogla, të vlerësohet e të botohet për brezat e ardhshëm.
Ju vete keni emigruar Itali si i kujtoni fillimet kur mbërritët në tokë të huaj? Keni krijuar tashmë familjen tuaj në Itali dhe punoni në fushën e kulturës. Na tregoni disa detaje rreth jetës tuaj tashmë të stabilizuar në Brindisi.
Si fillim për të gjithë emigrimi është i vështirë. Mbase edhe më i vështirë për gratë të cilat duhet koordinojnë barrën e familjes, të fëmijëve me punën e realizimin profesional. Vitet e para fëmijët ishin të vegjel dhe në një vend të huaj kështu që përkushtimi i të gjithë nënave në këtë moment është dopio. Më vonë unë ndërrova komplet profesion (në Shqipëri kisha mbaruar fakuktetin e Agronomisë dhe punoja). Në sajë të miqve italianë unë bëra kursin për ndërmjetëse kulturore dhe që ajo ditë unë kam punuar e punoj në sektorin e kuturës, shkollave si dhe të të gjithë istitucione si “Mediatrice Linguistiche e Culturale”. Prej më shumë se 20 viteve promovoj kulturën dhe traditat e shqiptarëve. Rruga e ndërmarrë nuk ishte e lehtë, sepse gjithmonë më përballnin me faktin që duhej diploma italiane (edhe se nuk ishte e nevojshme). Për këtë unë u regjistrova në Fakultet dhe kreva studimet ne degen e Shkecave Politike.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.