76 vite më parë u nda nga jeta themeluesi i gazetës “Taraboshi”

E shtunë, 20 Prill, 2024

Kujtojmë sot në 76-vjetorin e ndarjes nga jeta, gazetarin, shkrimtarin dhe politikanin Terenc Toçi. Ai lindi në fshatin arbëresh Strigari të Kalabrisë dhe u shkollua në kolegjin e Shën Adrianit, ndërsa studimet e larta i kreu në Universitetin e Urbinos.

Ka punuar si gazetar, redaktor e kryeredaktor në një sërë gazetash dhe është themelues i disa organeve periodike, mes të cilave edhe gazetës “Taraboshi” (1913), e para gazetë e përditshme politike në Shqipëri.

Terenc Toçi ka mbajtur disa detyra të rëndësishme shtetërore, si: Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës, Ministër i Ekonomisë Kombëtare, Prefekt në Gjirokastër e në Vlorë,  deputet i Shkodrës, konsull i Shqipërisë në Kajro etj.

Terenc Toçi jurist dhe shkrimtar polemik. Më 1911 organizoi dhe drejtoi lëvizjen revolucionare shqiptare në malet e Shkodrës. Prefekt (1921), Sekretar i përgjithshëm i Presidencës së Republikës (1927), Ministër i ekonomisë kombëtare (1937), President i dhomës së deputetëve (1940). Ishte akoma gjallë, kur Gaetano Petrotta shkroi në vëllimin “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare”: “Si njeri politik, si funksionar, si jurist, si shkrimtar, si patriot, Toçi është një nga figurat më të shquara shqiptare”, shkruante ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 