Britani/ La mjekësinë për informatikën, Armand Boni dhe suksesi në teknologji

E premte, 19 Prill, 2024

“Ti e di më mirë se çdo të bësh me jetën tënde”, ishin fjalët e familjes së Armand Bonit kur u tha se do të shkëpuste studimet për mjekësi në Turqi për të ndjekur pasionin e tij.

Dhe sot, ai është një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit me kompaninë e tij në Turqi, dhe së fundmi edhe në Brighton të Britanisë së Madhe ku jeton prej disa vitesh.

Në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare” Boni rrëfen për sfidat e tij profesionale jashtë vendit që nisin që nga viti 2004 me largimin drejt Turqisë e deri sot dhe plani për krijimin e një tjetër kompanië që do të ketë qendër në Austri dhe Shqipëri.

Z. Boni na rrëfeni pak për publikun shqiptar kush është Armandi?

Armand Boni është një nga të rinjtë e shumtë shqiptarë që kanë vendosur të studiojnë jashtë Shqipërisë. Në 2004 kam shkuar për të studiuar për mjekësi në Turqi. Edhe pse studiova për 4 vite në degën e mjekësisë nuk mund ta shikoja të ardhmen time si doktor. E ardhmja ime ishte diku tjetër. Përgjatë vitit të katërt, kjo ishte diçka që më ka lënë pa gjumë për netë të tëra.

Për të mos u influencuar nga askush unë vendosa të shkëpusja studimet për mjekësi dhe vetëm pas disa kohësh ia kam bërë të ditur familjes dhe shoqërisë. Ky lajm për të gjithë ishte tronditës në momentin e parë, sidomos për familjen, por gjithsesi ata më mirëkuptuan dhe më thanë “ti e di më mirë se çdo të bësh në jetën tënde”.

Ndërkohë që studioja për mjekësi, isha i apasionuar për fushën e informatikës dhe botën e internetit. Fillova të zhvilloj veten në atë fushë dhe shpenzoja me orë të tëra për të mësuar rreth ndërtimit të faqeve të internetit, zhvillimit të programeve kompjuterike, kodimit etj. Më jepnin kënaqësi më të madhe dhe kështu vendosa që të studioja dhe fokusohesha në atë fushë. Rrjedhimisht në 2010 u pranova në departamentin e Informatikës në një nga universitetet më të mira në Turqi, Universiteti i Hacettepe. Në periudhën e studimeve gjeta mundësinë të punoja në mënyrë vullnetare për Ambasadën e Republikes së Shqipërisë në Ankara, ku sëbashku me ish-ambasadorin e atëhershëm Genci Muçaj kemi bërë një punë marramendëse për të ndërtuar prezencën online të Ambasadës. Bëhet fjalë për periudhën kur ambasadat akoma nuk kishin një faqe interneti qëndrore që mbaron me gov.al si i kanë sot. Ambasada në Ankara ishte një nga ambasadat Shqiptare të pakta nëpër botë që kishin një prezencë online dhe kishte një kanal komunikimi online me diasporën e atij vendi.

Ju zgjodhët të studioni në Turqi për informatikë ku jetuat dhe për disa vite pas përfundimit të studimeve. Një pyetje që lind natyrshëm për shqiptarët që studiojnë jashtë është nëse kanë në plan të kthehen pas studimeve apo të qëndrojnë jashtë vendit dhe ju zgjodhët këtë të fundit. Ky ishte një vendim i imponuar nga mundësitë e punësimit?

Si shumica e studentëve që shkojnë jashtë shtetit për studime, mendimi i parë ishte që të kthehem në Atdhe dhe të zhvilloj aftësitë e mia, por edhe mbase të ndihmoja sadopak që të zhvillohej Shqipëria. Pra, ideja ime ishte që të merrja shkollimin e duhur jashtë dhe të kthehesha në Shqipëri. Rrethanat vetjake dhe personale më shtynë që të qëndroja në Ankara, të krijoja familjen time dhe biznesin atje.

Çdo gjë erdhi natyrshëem, as vetë nuk e kuptova. Mundësia për punësim në fushën tonë, të botës digjitale, ishin të mëdha sepse puna ime mund të bëhet “remotely”. Unë mund të punoj prej kudo në botë, mjafton energji elektrike dhe lidhje interneti.

Aktualisht jetoni në Britaninë e Madhe ku dhe tashmë jeni sipërmarrës i një kompanie në fushën e teknologjisë. Boni Technology Limited. Sa e vështirë është për një shqiptar të ecë para jashtë vendit. Mund të themi se fusha e teknologjisë “ka vetëm një gjuhë” që është e kuptueshme kudo dhe kjo e bën edhe më të lehtë të ecësh para në këtë fushë?

Eksperienca ime e parë si sipërmarës i një kompanie në fushën e teknologjisë ka qenë me kompaninë time të parë në Turqi. Në ate kompani kemi patur dhe akoma kemi një sukses të jashtëzakonshem. Të qënurit shqiptar në Turqi nuk ka ndikuar negativisht. Asnjëherë nuk kam hasur përçmim ose diskriminim për faktin që isha shqiptar, përkundrazi.

Vendosëm që të vazhdonim jetën dhe punën tonë në Angli pasi vitet e fundit në Turqi trazirat sa po vinin e shtoheshin dhe nuk ndiheshim më shumë të sigurtë. Për këtë arsye së bashku me bashkëshorten që është me nënshtetësi turke vendosëm që të shpërnguleshim në një shtet që do kishte një të ardhme më të sigurtë, edhe për fëmijët në të ardhmen. Britania e Madhe më jepte mundësinë të aplikoja për vizë biznesi/investitori dhe kështu vendosëm që të shpërnguleshim ne këtu dhe të krijoja firmën time Boni Technology Ltd .

Shpërngulja nga Turqia në Angli dhe orientimi me kulturën këtu nuk ka qenë aspak e lehtë. Duhet të them qe as këtu nuk kemi hasur ndonjë diskriminim apo përçmim për faktin e të qënurit shqiptar. Anglia është një nga vendet që diskriminimi aktualisht dënohet.
Sigurisht, fusha e teknologjisë digjitale e bën akoma më të lehtë për ne punën. Gjithashtu njerëzve u vlerësohet puna, dhe jo guna. Kjo më pëlqen këtu.

Si e shihni binomin shqiptar-teknologji? A është një binom që funksionon?

Shqipëria ka një potencial shumë të madh në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Rininë shqiptare gjithmonë e kam parë si shumë të apasionuar pas teknologjisë. Absolutisht gjithmonë kam vënë re që shqiptarët janë të mirë me numrat, shifrat dhe logjikën, të cilat janë gjërat bazë në fushën e teknologjisë. Me siguri që jemi rracë e zgjuar! 🙂

Forca punëtore e re në Shqipëri është goxha e lartë në krahasim me popullsinë. Niveli i jetesës dhe pagesat në Shqipëri kanë shtyrë shumë kompani botërore që të krijojnë firma “Outsource” dhe të ofrojnë mundësi punësimi për shumë të rinj në Shqipëri.

Teknologjia dhe pandemia. Sa ndikon në të përditshmen tonë, jemi bërë më shumë digjital dhe kryefjala është tashmë puna smart working?

Një nga motot e mia është “work smarter, not harder”. Pandemia, nëse e mendojmë nga ana pozitive, na ka ndihmuar që të bëjmë një hap gjigand në fushën e teknologjisë dhe të telekomunikacionit. E kemi kuptuar akoma më shumë rëndësinë e teknologjisë dhe të mirat që na sjell nëse përdoret si duhet.

Shumë njerëz që deri dje nuk ju është nevojitur shumë teknologjia, sot janë bërë përdorues ditor të saj.
I njëjti trend vihet re dhe më shumë biznese. Deri dje e injoronin rëndësinë e madhe të teknologjive digjitale, dhe prezencës së tyre online, por sot shumë prej tyre e kanë kuptuar rëndësinë e tyre dhe po përshtaten me ‘normalen e re’.

Sa vend zë Shqipëria në planet e kompanisë suaj? A mendoni të investoni dhe këtu?

Sigurisht, Shqipëria do të jetë gjithmonë epiqendra e planeve të mia. Edhe pse u zhvendosëm në Angli, kompania që kemi në Turqi eshte aktive dhe punon akoma. Kjo është një nga favoret e fushës së informatikës dhe teknologjisë. Kompanitë mund t’i operojmë dhe kontrollojmë dhe prej mijëra kilometrash larg vendndodhjes së tyre.

Aktualisht po bashkëpunojmë dhe me disa të rinj që ndodhen në Europë dhe Shqipëri dhe që punojnë në fushën e krijimit të websiteve dhe aplikacioneve për telefonat.
Së shpejti shpresojmë që të hapim një kompani në Europë me qendër në Austri dhe një në Shqipëri. Kam besimin e plotë që në Shqipëri do të kemi një organizim të mirë dhe profesional./ Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 