Hapësira shqiptare në poezinë e Martin Camajt

E martë, 23 Prill, 2024

Prania e madhe e shenjave e atdheut në poezinë e tij dhe posaçërisht, të mjedisit verior shqiptar më shumë marrin trajtën e shëmbëlltyrave psiko-shpirtërore, që burojnë prej marrëdhënieve të subjektit lirik me bashkësinë e vet kulturore, sesa mund të jenë shenja që të shpien në referentë konkretë hapësinorë, ideorë apo emocional. Ky tipar krijues dëshmon modernitetin e poezisë së tij, në të cilën forma vjen në rend të parë e më pas përmbajtja. Camaj e estetizon anën përmbajtësore, duke e kthyer apo transformuar tërësisht në formë dhe për pasojë, përmbajtja mbetet fragmentare.

Sipas Benedeto Kroçes, forma pa përmbajtjen nuk mundet, por ajo është e rëndësishme për aq sa është e transformueshme: përmbajtja është një lloj lënde e parë, që shërben për transformim ekspresiv. Për rrjedhojë, cilësia e përmbajtjes është e parëndësishme, sepse vlera e veprës artistike nuk varet prej rëndësisë së përmbajtjes, përkatësisht temës, por prej cilësisë së formës, pra të shprehjes. Në të njëjtën linjë mendimi është edhe T.S. Elioti, teksa thotë se nuk janë të rëndësishme “madhësia”, emocionet, komponentët, por shkalla e intensitetit artistik.

Poeti nuk posedon “personalitet” të cilin duhet ta shprehë, por një medium të caktuar që është vetëm medium dhe jo person, ku mbresat dhe përjetimet kombinohen në mënyra të pazakonshme dhe të papritura. Kështu, nëse e analizojmë konceptin e Eliotit në secilën prej poezive të Camajt, rezulton se emocioni shestohet në mënyrë krejt depersonale.

Trajtësimet estetike të hapësirës në poezinë e Martin Camajt shfaqen në pamje tredimensionale. Kjo pamje nënkupton në vend të qartësisë së një imazhi konkret, paraqitjen në mënyrë të vagullt të një pamjeje surrealiste, në të cilën konfigurohet e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja, jo thjesht në kuptimin kohor, por edhe me toposet hapësinore karakterizuese të secilit aspekt. Koncepti “kohë-hapësirë”, ashtu siç brendësohet në gjithë letërsinë artistike, edhe në poezinë e Camajt paraqitet i pandashëm, sepse asnjëri element nuk mund të ekzistojë pa tjetrin.

Hapësira dhe koha ekzistojnë falë bashkëjetesës dhe sinkretizimit me njëra-tjetrën. Sipas Mikhail Bahtit, këto dy kategori përbëjnë një unitet thelbësor të perceptimit njerëzor në jetën e përditshme. Elementet hapësinore dhe kohore në letërsinë artistike janë bashkëshkrirë në një tërësi konkrete të mirëmenduar. Hapësira e përpjesëtueshme me kohën është lëvizje. E kjo lëvizje është mjaft dinamike në poezinë e këtij autori, sepse brenda të njëjtit varg, brenda të njëjtës njësi minimale semantike, brenda të njëjtës figurë apo të njëjtit detaj gjejmë kondensimin tripërmasor të kohë-hapësirës, pikërisht retrospekcionin, intraspekcionin dhe prospekcionin. Njëlloj si parimi funksionues i palimpsestit ndërtohet edhe vargu poetik, në të cilin kodet shtresëzohen njëri mbi tjetrin dhe të çojnë njëherësh në kohëra e hapësira të ndryshme, deri në kahje ekstreme.

Koha historike shartohet me atë psikologjike dhe krijon një rend kronotopik me natyrë kozmike. Nëse do të huazonim terminologjinë e Anjshtajnit në teorinë e relativitetit, do të mund të thoshim se dimensioni i katërt pluskon nga universaliteti i gjuhës poetike, sepse pjesa më e madhe e lëndës poetike përbëhet nga simbole, të cilat mbartin fuqinë e të udhëtuarit në kohë të ndryshme. Çdo element konkret i poezisë na shpie në nivelet më të thella abstraguese, ku fokusimi më i madh është në dimensionin kohor.

Koordinatat universale të kohë-hapësirës përkapen nëpërmjet lidhjeve shoqërimore që shpërfaq lënda poetike. Nga mjedisi konkret kalohet në atë abstrakt, e nga shenjat grafike tekstuale depërtohet në shenjat semiotike, sepse vetëm kështu mund të zhbirilohet nëpër rrafshet kuptimore të poezisë. Edhe shenjat ambientale (shpesh të shënjuara që në tituj të poezive), në pamje të parë natyraliste e tipike të mjedisit shqiptar, si për shembull: Drini, bjeshkët e Cukalit, bregu i Adries, liqeni i Prespës, Joni i kaltër, majet e Dibrës,  lisi e ulliri, votra e hani, etj., e thyejnë dhe e kapërcejnë imazhin e detajit hapësinorë dhe të referentëve që lidhen me të, duke të çuar në nivele universale të rrëfimit. Referentët hapësinorë dhe kohorë shqiptarë kalojnë në nivel planetar, në sajë të strukturës së gjuhës së tekstit.

Dr. Jolanda LILA – Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 