Greqi/ Masat dhe vaksina nuk po sjellin rezultate, rritet numri i të infektuarve

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Të dhënat e fundit tregojnë se Greqia është në nivelet më të larta të të infektuarve, sërish Greqia, me 2570 raste të reja, 51 të vdekur dhe 506 pacientë në intubim.

Gjithsej, numri i të infektuarve në vend ka arritur në 214.661, ndërsa viktimat 6.937.

Në mbledhjen e fundit të ekipit të specialistëve për trajtimin e covid 19 është vendosur të shtohen në listën e lockdoën të ashpër, për shkak të shifrave të larta të të infektuarve 5 zona të tjera të vendit, konkretisht Evritania, Chalkidiki, Kilkis, Lesbos, Janina, Mecovo, Katerini, ishulli Skiathos dhe zona Chania, Kretë.

Megjithëse vendi është ndarë nga fillimi i Nëntorit në zona të ndryshme, me të kuqet ku përfshihen kryeqyteti dhe zonat urbane më të populluara, ku ushtrohet lockdoën i ashpër e afatgjatë, situata duket të jetë vazhdimisht jashtë kontrollit. Me një pushim të shkurtër në festat e fundvitit, Athina vijon të jetë e izoluar, me masat e kufizimit të qarkullimit të ashpërsohen çdo dy javë.

Sot banorët e Atikës dhe zonave të kuqe, si Selaniku e qytete të mëdha të vendit, nuk lejohet të qarkullojnë mbi 2 km larg vendbanesës, përveç arsyeve madhore, që duhet të vërtetohen me dokumenta tepër të qarta. Qarkullimi për çdo akt me mesazhe sms, kartë identiteti, nënshtrimi në kontrolle të rrepta e të vazhdueshme, kufizimi i të drejtave më elementare njerëzore, ka ngjallur indinjatën e thellë të banorëve të Greqisë.

Dhuna policore kërcënon shtetin e së drejtës

Skenat e dhunshme të javës së fundit, incidentet e paprecedenta të sulmeve policore kundër qytetarëve të thjeshtë përbëjnë thjesht realitetin e ri me të cilin duhet të përballen tashmë, të ambjentuar apo jo, banorët e Greqisë.

Sot, një debat i ashpër politik është zhvilluar mes kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis dhe kryetarit të opozitës, Aleksis Cipras, në parlamentin grek, me epiqendër fenomenet e dhunshme policore në lagjet e Athinës, universitetin e Selanikun e zona të tjera. Akuzat të ashpra, tone të larta, debati i egër ka vijuar orë të tëra në parlamentin grek, gjatë një “përplasje të Titanëve” të skenës politike greke. “Fshiheni pas protestave, kërkoni të rikrijoni sheshet e të indinjuarve” ka akuzuar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kryetarin e “SYRIZA”, në një rikujtesë të protestave paqësore të viteve të krizës ekonomike greke dhe referendumit për euron. “Ju jeni orkestruesi i protestave” i është përgjigjur kryeministrit grek me një sërë akuzash lideri i opozitës, Aleksis Cipras.

Paralelisht, sot një grup eurodeputetësh të “SYRIZA” kanë dërguar letër të hapur, drejtuar kryesisë së PE, kryetarët e grupeve partiake politike si dhe kryetarit të Komisionit të Drejtësisë e të Drejtave Politike dhe Çështjeve të Brendshme (LIBE) ku denoncojnë vendimet e qeverisë greke, me preteks situatën pandemike e pretendojnë se në Greqi po cënohet hapur shteti i të drejtës. Veç të tjerash, në letër theksohet “Mbështesni shtetin e të drejtës në Greqi, është tashmë mëse e qartë se qeveria greke e ka të pamundur të mbrojë institucionin e Policisë. Me preteks pandeminë, banorët e vendit kanë humbur të drejta themelore të njeriut”.

Në jehonën e ngjarjeve të dhunshme, një artikull i “Gazetës së Redaktorëve”, ish gazeta historike “Eleftherotipia” me titull “Na kthejnë në të kaluarën, synojnë të ardhmen” nënshkruar nga gjithë stafi mediatik, pasqyrojnë me detaje ngjarjet e vetëm një jave të Greqisë “demokratike”, duke drejtuar pyetje serioze qeverisë greke, të bindur se aktet policore po e kthejnë vendin në epoka të errëta. Brenda vetëm 5 ditëve të fundit në vend u shënuan këto akte:

Sulm ndaj protestuesve paqësorë në qendrën e Athinës me lëndë kimike

Ndërhyrje e dhunshme policore dhe keqtrajtim i familjarëve në parkun e lagjes Nea Zmirni

Hyrje e dhunshme në dyqan dhe dhunë e egër ndaj një kalimtari në lagjen Kalithea

Lëndë kimike me bomba molotof ndaj protestuesve paqësorë

Shpërndarje turme protestuesish me motorra të forcave Drasis

Sulm 12-15 policësh kundër një qytetari të paarmatosur

Sulm me shpërthime kundër gazetarëve

Polic qëllon me shuplakë në publik një grua gazetare

Hyrje e dhunshme dhe evakuim i studentëve gjatë grevës në universitetin e Selanikut, ndërkohë që kishin deklaruar mbylljen e grevës.

Këto pesë ditët e fundit policia greke arrestoi 48 qytetarë dhe u paraqitën në polici 94 qytetarë!

Vaksinimi

Vetëm në 11 mars në Greqi u vaksinuan 31.670 qytetarë. Gjithsej, janë vaksinuar 1.222.393, nga të cilët me dozën e parë janë 831.764 qytetarë. Në Greqi përdoren vaksinat e Pfizer për moshat 75-85 dhe Astra Zeneca për moshat 60-64.

Paketë e re ekonomike, masa lehtësuese për biznesin

Rritet me 11.6 miliardë fondi për mbështetjen e bizneseve në Greqi. Qeveria greke deklaron se bëhet fjalë për masa të reja, të përshtatura në kërkesat e tregut, ndërsa nga ana e tyre sipërmarrësit reagojnë ndaj kritereve të ashpra të vendosura, për përfshirjen në paketë.

Paketa e re pranverore, paraqitur në një mesazh publik nga vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis, përfshin:

-Cikli i shtatë i programit “kredi me garanci sovrane”, kredi pa interes dhe me kthim të 50% të shumës fillestare.

-1 miliardë euro në formë krediti me kushte lehtësuese për bizneset e dëmtuara, në muajin Prill.

-Ulje të detyrimeve të shumta tatimore, sigurimeve shoqërore dhe taksave të detyrueshme për 6-mujorin e ardhshëm.

-Përjashtohen nga pagesa e qirasë bizneset që nuk funksionojnë me urdhër të qeverisë, paguajnë vetëm 40% të qirasë bizneset që funksionojnë por kanë xhiro të ulët, për shkak të pandemisë

-Subvencionim i këstit kreditor për kreditë që shlyhen rregullisht, 90% këstin e muajit të parë, nga 80% të dy muajve të ardhshëm dhe 70% të 3 muajve, gjithsej 6 muaj shërbim. Për kreditë e pashlyera, 80% subvencionim i këstit të muajit të parë dhe 70& të 5 muajve në vijim.

Paketa e masave nuk furnizon direkt me euro biznesin, nuk ofron lehtësinë e buxhetit neto për investi, por lehtëson në maksimum mbijetesën në periudhën pandemike, deklarojnë burime qeveritare. Kundërshtojnë sipërmarrësit, duke theksuar se kriteret si asnjë pushim nga puna edhe 1 vit pas masave, apo niveli i të ardhurave të vitit të kaluar, numri i punonjësve etj., i bëjnë thuajse të paprekshme për përqindjen më të lartë të bizneseve të mesme dhe të vogla.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 