SHBA/ Balerini shqiptar: Si u bëra pjesë e ‘Ajkun Ballet Theatre’ në New York

E premte, 19 Prill, 2024

Saga e shqiptarëve që kanë arritur majat e karrierës nëpër botë, nuk ka fund. Sot, ne do ju njohim me historinë e një djali 26-vjeçar, Klevis Tafaj, i cili është balerin solist në Ajkun Ballet Theatre, në New York.

Klevisi ka rrëfyer historinë e tij për abcnews.al, duke treguar rrugëtimin e tij sesi u bë një nga balerinët më të mirë në botë, që numëron një seri çmimesh dhe vlerësimesh për performancat e jashtëzakonshme.

Klevis Tafaj është nga Tropoja, dhe pasioni i tij si çdo djalë në moshë të vogël ishte futbolli. Por, edhe pse vinte nga një vend me mentalitet të mbyllur, familja e tij ishte ndryshme, më e hapur ndaj kulturës perëndimore. Babai i tij, zgjodhi ta regjistronte në shkollën e baletit, pa ditur që djali i tij sot do ta bënte krenar me arritjet e tij.

Klevisi mbaroi Shkollën e Mesme Koreografike të Baletit në Shqipëri, dhe menjëherë pas mbarimit të shkollës ai u punësua, duke qenë se ishte i talentuar. Në kërkim të përmirësimit të vetes, djali me ëndrra të mëdha, në 2014, vendosi të largohej në Amerikë. “Doja të provoja veten time sa vleja në skenat botërore”, thotë ai për abcnews.al.

Fillimet e tij në Amerikë nuk kanë qenë aspak të lehta. Atë nuk e shoqëronte askush, dhe me vete kishte vetëm ëndën e tij.

“Fillimet kanë qenë të vështira, duke pasur parasysh që vjen nga një vend i huaj. Ke vështirësi me gjuhën, vështirësi me përshtatjen me vendin dhe kulturat e ndryshme. Më mos kesh një njeri tëndin pranë, që mund të të ndihmojë, të të adresojë dhe të të ambientojë me jetën këtu, është goxha e vështirë”, tha balerini, i cili shton se të paktën mbështetja e familjes së tij nuk i ka munguar asnjë çast.

Klevisi ka 18 vite që merret me balet. Ai i është dedikuar baletit klasik, por nuk mungon as ai kontemporan. Gjatë karrierës së tij ai ka marrë dhe është vlerësuar me shumë çmime.

“Kam marr disa çmime të rëndësishme. Një prej tyre ka qenë çmimi i parë në konkursin e zhvilluar në Itali “San Marino” (Danza Europa ) kur arrita të fitoj çmimin e parë në mesin e 500 konkurrentëve nga e gjithë Europa. Ai ishte dhe hapi për në tokën e bekuar dhe të ëndrrave, Amerika ( New York City) ku unë vazhdoj edhe sot të kërcej dhe te kem një karrierë në kompaninë time Ajkun Ballet Theatre. Kam dhe çmime si; çmimi i Kritikut Europian, çmime në Turqi, Poloni e shumë vende të tjera të botës”, tregon ai.

Të jesh pjesë e Ajkun Ballet Theatre, është ëndrra e çdo balerini dhe është e vështirë jo vetëm për një shqiptar, por për këdo.

“Duke pasur parasysh që NeW Yorku është qendra e botës, është e vështirë të arrish majat dhe akoma më e vështirë të mbash atë që ke arritur. Konkurrenca është e ashpër dhe gjithmonë duhet të jesh on top. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Ajkun Ballet Theatre nën drejtimin e Dr.Chiara Ajkun, që falë lidershipit të saj, unë dhe kompania, kemi arritur suksese botërore”.

Klevisi beson se njeriu e krijon vetë fatin e tij, duke punuar dhe duke ndjekur ëndrrat. Ai thotë se, sekreti është te puna e palodhur, vullneti i mirë dhe dëshira e përhershme për t’u përmirësuar dhe besimi në Zot.

Krahu i djathtë në profesion për Klevisin, është partnerja e tij e baletit,  japonezja Momoko Burbine, e cila gjithashtu ka treguar për përvojën e saj të punës me një shqiptar dhe ndjesitë që i kanë dhënë performancat para publikut shqiptar.

“Të punoj me Klevisin për mua ka qenë fat. Ai gjithmonë më bën të ndihem e mbrojtur dhe më ndihmon të futem në rol, duke qenë se është i fortë, ka shumë talent në duet dhe arrin të portretizoj rolin e tij. Bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm. Mendoj se një japonez dhe një shqiptar kanë kulturë të përbashkët punën dhe dëshirën për t’u përmirësuar. Ndërsa përsa i përket publikut shqiptar, prej tyre kam marrë gjithmonë mbështetje dhe dashuri që ma përcjellin përmes duartrokitjeve, kurse unë mundohen t’jua përçoj përmes performcancës”, thotë Momoko.

Siç duket, marrëdhënia e tyre profesionale është aq e ngushtë, saqë dhe intervistën preferuan ta japin bashkë. Klevisi është një shqiptar, i cili nga ana tjetër e oqeanit, me punën e tij, na bën krenarë dhe shërben si frymëzim për ata që duan artin e kërcimit./abcnews.al/Nga Enkeleda Bodini

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 