Në zemër të Stambollit, dr. Arten Dyrmishi dhe buzëqeshja “Made in Albania”

E enjte, 18 Prill, 2024

Dr. Arten Dyrmishi jeton prej 14 vitesh në Stamboll, që kur shkoi për të studiuar për stomatologji me bindjen se do të kthehej në Shqipëri për të ushtruar profesionin e tij.

Por pasioni dhe më pas studimet për kirurgji orale dhe këmbëngulja e profesorëve të tij bëri që Arteni të ndërronte mendjen, të qëndronte në Turqi dhe sot është një shqiptar i suksesshëm në zemër të Stambollit.

Në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare” dr. Arten Dyrmishi flet për profesionin e tij që e adhuron për faktin e thjeshtë se u dhuron njerëzve buzëqeshje. Buzëqeshja hollivudiane është risia e kirurgjisë orale që është “mjeshtëri” e këtij shqiptari.

Dr. Dyrmishi tashmë jemi në kohë pandemie prej një viti për shkak të koronavirusit. Si paraqitet situata në Turqi?

Situata e koronavirusit si në mbarë botën edhe në Turqi është shqetësim i madh mbarëkombëtar. Që në fillimet e pandemisë e deri sot janë përcaktuar protokolle të sakta për trajtimin e sëmundjes.
Doja të theksoja se falë një sistemi shëndetësor të konsoliduar dhe nga më të mirët në rajon por pse jo dhe në botë situata është relativisht në kontroll.

Masat këtu ndryshe nga Shqipëria janë radikale. Të gjitha shërbimet, restorantet, baret kafet e të tjerë të këtij lloji janë të mbyllura dhe fundjava të shtunë-të dielë është karantinë totale. Si rezultat i këtyre masave të marra situata aktuale është duke u përmirësuar dhe duket nën kontroll.
Fluturimet me vendet problematike ku janë shfaqur variantet e reja pra mutacionet si ai i Anglisë, Brazilit, Afrikës e të tjera janë mbyllur për një afat të pa caktuar.

Edhe me vendet ku lejohen fluturimet ku përfshihet edhe Shqipëria tani protokolli kërkon që çdo udhëtar të paraqesë testin e COVID-it të kryer 72 orë para në mënyre që tu lejohet futja në Turqi.

Përsa i përket procesit të vaksinimit si po ecën ai në Turqi. Përveç vaksinës kineze a ka alternativa të tjera?

Menjëherë sa dolën vaksinat e para dhe u provuan për efektivitetin e tyre qeveria mori masa për kryerjen e vaksinimit. Vaksinimi ka protokoll rigoroz dhe të parët që u vaksinuan janë punonjësit e sistemit mjekësor pra, bluzat e bardha.

Personalisht së bashku me familjen time e kemi kaluar koronavirusin. Zbatuam protokollin dhe me një karantinim prej 10 ditësh çdo gjë u kthye normalitetit. Vaksina që përdoret momentalisht është kineze. Vaksina kineze ka avantazhin në raport me vaksinat e tjera sepse nuk ka efekte anësore për shkakun se është e prodhuar nga qelizat e vdekura.

Mendohet se për të përshpejtuar vaksinimin e të gjithë popullatës për një periudhë sa më të shkurtër si alternativ është në fokus edhe vaksina Ruse.

Prej sa kohësh jetoni në Turqi dhe a ka qenë e vështirë përshtatja apo ne kemi shumë ngjashmëri me popullin turk?

Në Turqi jetoj prej afro 14 vitesh. Përshtatja si të thuash edhe fushë me lule nuk ka qenë si për këdo që në një vend të huaj nuk ka ku të trokasë edhe për mua nuk qenë të hapura dyert.
Por me durim duke treguar vlerat më të mira ato që jemi dhe mbartim ne shqiptarët hapa dyert e miqësisë dhe bashkë me të edhe dyert e suksesit.

Sikurse edhe ju por dhe të gjithë në e dimë ngjashmërinë midis dy popujve ne kemi shumë gjëra të përbashkëta në raporte me popujt e tjerë të rajonit që rrethohemi.

Cila ishte arsyeja që vendosët të qëndroni në Turqi pas përfundimit të studimeve?

Gjithmonë kam qenë me idenë që të mbaroj universitetin për stomatologji dhe më pas të kthehesha në Shqipëri.

Por pasi mbarova shkollën vendosa se do ishte më mirë të specializohesha në degën e kirurgjisë orale që kur të kthehesha në Shqipëri të kisha diçka më tepër dhe me vlerë për vendin ku kam lindur.

Pasi përfundova studimet me rezultate të mira shumë miq dhe shokë e sidomos pedagogët që më kishin shkolluar dhe më shihnin të ardhmen, ma propozuan të qëndroj dhe punoj në Stamboll.

Fillimisht duke bërë specializimin kam punuar në disa klinikat më prestigjioze në Stamboll me qëllimin që të njihesha sa më mirë me teknologjinë në fushën e stomatologjisë.

Teknikat dhe pajisjet laboratorike e gjithçka në shërbimin stomatologjik ishin dhe janë të niveleve shumë të larta.

Pas disa vite punë vura re pasioni që kam për punën që bëjë më bëri të detyruar që të hapja klinikën time të parë në Stamboll.

Formimi im profesional në shkollat më të mira të Turqisë, si dhe ballafaqimi që në fillim me elitën e mjekëve e të ambienteve te punës ka qenë si një diell që lindi dhe dëshirën që unë të vendosja përfundimisht për të qëndruar në Turqi.

Ju jeni një stomatolog profesionist dhe historia juaj e suksesit është klinika në zemër të Stambollit, në lagjen “Nisantasi”. Në Shqipëri jemi mësuar të shohim shumë doktorë turq që hapin klinikat e tyre, ndërkohë ju keni zgjedhur Turqinë. Na tregoni pak për hapjen dhe suksesin e klinikës “Dr. Arteni Dental Clinic”.

Po ju them një sekret qysh në fillim. Dashuria që ndjej për profesionin më bënë që unë të mos punoj por të jetoj ëndrrën time çdo ditë, çdo muaj, çdo çast që jam me bisturi në dore e duke kryer jo punën se nuk do të ishte e përshtatshme, por atë që Zoti më ka dhënë dhuntinë t’i bëjë njerëzit të buzëqeshin.

Dashuria për profesionin e stomatologut, orët e gjatë të punës kanë qenë armët e mia që bën të mundur që sfidat të eliminohen, barrierat dhe pengesat të sheshohen.

Dhe kështu shumë shpejtë fillova të krijoje imazhin tim dhe suksesin me lindjen e klinikes në zemër të Stambollit.

Përshtatja me kërkesat e kohës dhe realizimi perfekt i pamjes dhe funksionit të gojës kanë bërë që të realizohet ajo që e quajmë buzëqeshje Hollivudjane.

Kjo bëri që niveli i punës dhe kërkesa për një buzëqeshje Hollivudiane të çojë shumë më përpara punën.

Përpara pandemisë si anëtar i Shoqatës së Stomatologeve të Turqisë organizhoheshim për të ndjekur në kongrese ndërkombëtare, simpoziume dhe takime rajonale të rejat mbi teknikat, teknologjinë më të avancuar të kohës.

Shkëmbimet e eksperiencave dhe përvojave e arritjeve në fushën e higjienës orale kane ndihmuar shumë punën time. Ne jemi mësuar si popull që t’i çajmë rrugët e jetës mes vështirësive të vendosur për atë që duhet të arrijmë.

Kjo mendoj me ka bërë ta realizojë ëndrrën time në zemër të Stambollit. Më hapjen e Shqipërisë si në shumë sektorë të tjerë edhe në fushën e mjekësisë në përgjithësi dhe të Stomatologjisë në veçanti shumë doktorë turq hapen klinikat e para. Por mendoj se tregu global e ka bërë punën e vetë interesi i konvergon dikujt në Shqipëri, dikujt në Stamboll.
Sa rreshtova me sipër puna, pasioni me bënë që të realizohej hapja para 5 viteve të klinikës “Dr. Arteni Dental Klinik”.

Në Stamboll jetojnë dhe shumë shqiptarë, a keni bashkëkombas tuaj pacientë të klinikës? Sjell ndërmend që ka edhe shumë personazhe të famshme që jetojnë atje.

Komuniteti shqiptar në Stamboll është i shumtë në numër, mendohet të ketë rreth 5 milionë shqiptar nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Qysh para një shekulli e më pas e sidomos vitet e fundit ka pasur bashkëkombës që punojnë e jeton në Stamboll. Shumë prej tyre janë pacientë të klinikës time.

A përfshihet Shqipëria në planet tuaja në të ardhmen, a do të zgjeroni më tej klinikën tuaj?

Pavarësisht fizikisht ndodhem në Stamboll mendja dhe zemra më rreh për vendlindjen.
Kam idenë dhe shpresoj se në një kohë sa më të shkurtër do të jetë në planet për t’u kthyer me një klinikë moderne dhe me standardet më të larta në Tiranë.

Në Shqipëri flitet për atë që quhet “Turizmi dentar”, shqiptarët jashtë vendit shfrytëzojnë kohën kur vijnë për pushime për tu kujdesur për shërbimet dentare për shkak të çmimeve të kripura jashtë. E njihni si fenomen? A ekziston ky në Turqi?

Niveli i zhvillimit shoqërisë së sotme lëvizjet e mallrave dhe të njerëzve po dyshim që nuk do linin pa përfshirë edhe fushën e mjekësisë dhe konkretisht të Stomatologjisë atë që quhet “Turizmi Dentar”.

Ky fenomen është mjaft i përhapur duke ditur që vetë Stambolli afron mundësira të panumërta për argëtim, turizëm dhe kujdes shëndetësor dentar. Këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as klinika ime. Ne kemi krijuar kanale komunikimi më shumë vende të botës dhe si rezultat gjeografia e vendeve nga vijnë pacientë për turizmin dentar janë shqiptar që jetojnë në Shqipëri, Zvicër, Gjermani, Australi etj.

Por ka dhe turq që jetojnë në hapësirat europiane dhe i nënshtrohen kujdesit tonë dentar. Kuptohet që çmimet tona janë më të larta se në Shqipëri por shumë më të ulëta se ato të Europës Australisë Amerikës etj. Ne jemi të gatshëm që të akomodojmë grupe turistësh deri 7 -8 veta dhe t’i shërbejmë në klinikë sipas nevojave specifike të gjithësecilit.

A ka një komunitet shqiptar të konsoliduar Stambolli dhe a përfshiheni në aktivitete të përbashkëta?

Po siç e dimë dhe nga historia për vite me radhë ka pasur një numër shumë të madh shqiptarësh që për shkak të nevojave të ndryshme kanë emigruar drejt Turqisë.

Shumica e tyre për shkak të kohës të gjatë janë asimiluar dhe nuk flasin shqip ose nuk kanë shumë njohuri në lidhje me Shqipërinë për veç faktit që e dinë që gjyshërit e tyre kanë ardhur nga trojet shqiptare.
Pjesa tjetër e shqiptarëve të cilët kanë emigruar pas viteve 1990 janë ata të cilët në të gjithë së bashku përfshihemi në aktivitete të përbashkëta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 