Integrimi i një bashkësie krenare

E enjte, 25 Prill, 2024
E enjte, 25 Prill, 2024

Integrimi i një bashkësie krenare

Term leksikor ardhur prej shkencave natyrore, në shkencat shoqërore stigmatizimi përfaqëson fenomenin që i jep një ngjyrim negativ një anëtari të një bashkësie për të mundësuar klasifikimin e tij në një nivel inferior. Ne shqiptarët në Itali e kemi mbartur stigmën e kombësisë sonë nën formën e etiketës si ata të mbërritur me anijet plot e me gomonet. Imagjinoj që të paktën një herë gjithkush nga ne shqiptarët që banojmë në këtë vend ka dëgjuar prej bashkëbiseduesit të tij të lindur këtu “Ti nuk dukesh si shqiptar!”. Etiketimi i këtillë e ka origjinën tek fakti se në fotogramën kolektive italiane kanë mbetur të shënuara imazhet e refugjatëve të Brindizit e Barit në ’91-shin, kur Shqipëria sapo kishte pushuar së qeni Koreja e Veriut e Evropës dhe u paraqitëm para Kontinentit të Vjetër – pas 45 vitesh harrese – me ato foto.

Brindizi i ’91-shit priti shqiptarët me solidaritetin njerëzor të shoqatave, Bashkisë e qytetarëve, duke i lënë historisë një realitet të ndryshëm nga kriminalizimi mendjelehtë që i ndodh sot emigrantëve. (Në Itali ky realitet kriminalizimi pasqyron mërinë e pabarazive që shfaqen në shoqëri, për të rindërtuar të cilën mbi baza të reja pas epidemisë së Covid-19 është e thirrur të kontribuojë edhe bashkësia jonë.) Të gjithë shqiptarët ardhur në vitet ’90 që kam takuar flasin për stigmatizimin që pësonin atëherë, edhe në media. Do të duhet të vinte më pas fama e një Kledi (Kadiu), Anbeta (Toromani), Igli (Tare) dhe Ermali (Meta) për të rrëzuar për opinion publik stigmatizimin, duke u kthyer kështu në flamuj të revanshit tonë të mirë në integrim.

Krenaria shqiptare – e cila mbart të trupëzuar një qëndrueshmëri stoike ndaj goditjeve, një përshtatje ndaj vështirësive të pazakontë dhe një kult të djersës së ballit – takoi në Itali etikën e punës dhe shoqëroi bashkësinë tonë në rrugën e integrimit të realizuar. Shqiptarët ia dolën kështu me fuqitë e tyre të ngjisin shkallët e ashensorit shoqëror të integrimit, duke shkëlqyer edhe në universitete dhe nxjerrë fuqi të freskëta punëtore e të motivuara në Itali. U ndihmuan edhe nga njohja me italishten përmes televizionit dhe rrënjëve të përbashkëta në kulturën e ngrohtë mesdhetare por mbi të gjitha nga dëshira për revansh të mirë përmes përmirësimit të realitetit të tyre ekonomik dhe rrëzuar stigmatizimin. Për të mbajtur gjallë identitetin lindën gazeta, shoqata kulturore dhe shkolla shqipe e kulture të mbajtura në jetë prej përkushtimit vullnetar. Leksioni kryesor i këtij integrimi është se shqiptarët në Itali, të gjendur në kushtet e duhura të dinjitetit shoqëror e ekonomik për të pasur sukses, realizuan nga Trentino deri në Raguza aspiratën më të madhe të ’91-shit: ndërtuan “Amerikën” përmes angazhimit të tyre. Kjo është ajo që realizojne emigrantët në shoqeritë pritëse nëse shihet kontributi i tyre në prurjet nga puna dhe jo kronika e zezë: pasurojnë veten e vendet ku vendosen, duke gjeneruar përfitime e ndërshkëmbim kulturor që çojnë drejt horizontesh të reja arritjet e progresit. Megjithëse viti 2020 është shënuar nga pandemia që po vazhdon, gjatë tij – sipas të dhënave publikuar nga Fondacioni Leone Moressa – është rritur me 6% numri i sipërmarrësve shqiptarë në Itali, shenjë e një prirjeje që ndjek stabilizimin e përhershëm në këtë vend.

Si Diaspora shqiptare në botë, pas tërmetit të 2019-s në Shqipëri bashkësia jonë në Itali iu bashkua ndihmave. Sipas të dhënave të Bankës së Italisë, remitancat e emigrantëve drejt Shqipërisë përmes kanaleve formale të dërgimit kapin çdo tremujor vlerën e dhjetëra milionë eurove, me një rritje shumë të theksuar në 2020-n e pandemisë në tremujorin e dytë (68,45 milionë) e të tretë (46,94 milionë). Prej 2019-s janë regjistruar zyrtarisht në Itali tre shoqata profesionistësh shqiptarë: avokatët, noterët e legalizuar e mjekët; vepron gjithashtu edhe një rrjet psikologësh. Pasi ka rrëzuar stigmatizimin në vendin pritës, bashkësia shqiptare në Itali po tregohet tërësisht e gatshme t’i japë një mbështetje atdheut në rrjetëzimin me diasporën, duke e konfirmuar veten si burim frymëzimi e njohjesh të fituara në rrugën e një integrimi virtuoz.

Në marsin 1991 integrimi i bashkësisë shqiptare në Itali paraqitej si një rrugë në ngjitje, e gjitha për t’u përshkuar. Fakti që ky rrugëtim ndodhi është tregues i vlerave tona më të mira dhe përforcon potencialin e arritjes të ardhshme të mundshme në binarët e një qasjeje proaktive ndaj Shqipërisë ku ndodhen rrënjët tona.

(Ky artikull është botuar për herë të parë italisht në 8 mars 2021 në median ALBANIA NEWS.)

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 