Francë/ Violinisti i njohur shqiptar: Nuk duhet të harrojmë se nga vijmë

E enjte, 25 Prill, 2024

Violinisti Kledis Rexho prej 12 vitesh jeton në Francë. E nisi rrugëtimin e tij në Francë duke ditur vetëm fjalën “Je veux” në gjuhën frënge, por me dëshirën e madhe për të luajtur përpara shtëpive ose katedraleve ku kanë jetuar dhe punuar kompozitorë si Mozart, Vivaldi, Debussy, etj..

“Life and Music Concept” është projekti mbi të cilin Kledis Rexho po punon momentalisht. Një projekt që synon të nxisë krijimin e urave të bashkpunimit ndërmjet institucioneve universitare dhe para-universitare të artit, të Francës, Shqipërisë dhe vendeve te tjera në një kohë të dytë. Edhe pse një profesionist me një karrierë të ngritur tashmë në Francë, Kledis Rexho është gjithmonë i ndjeshëm ndaj problematikave që hasin shtetasit shqiptarë që sapo kanë nisur rrugëtimin e tyre në Francë. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare”, Kledis Rexho tregon rrugëtimin e jetës së tij.

Prej sa vitesh jetoni në Francë dhe a ishte profesioni arsyeja pse u larguat nga Shqipëria?

Jetoj prej 12 viteve në Francë, dhe prej pak vitesh kam marrë nënshtetësinë Franceze duke patur fatin te bëhem tashmë qytetar i dy kulturave të bukura dhe në thelb jo shumë të ndryshme. Asaj shqiptare dhe franceze. Ardhja në Francë ishte një kombimin i disa kushteve dhe zgjedhjeve personale që erdhën krejt rastësisht. Gjatë studimeve të larta në “Universitetin e Arteve” në Tiranë, kisha shpesh mundësinë të përfaqësoja Shqipërinë, me koncerte në Itali, si violinë e parë e orkestrës së Universitetit. Të shkoja në Austri, për  “master klase” si fitues i audicioneve të organizuara nga profesorë të Universitetit të Vienë-s, ose të bëja turne koncertesh në vende të ndryshme me figura të larta të muzikës instrumentale Shqiptare, si violinisti jonë i madh, Ibrahim Madhi. Por në secilën nga këto eksperienca jashtë Shqipërisë nuk e ndjeja akoma dëshirën për t’u larguar. Ndoshta, ngaqë doja t’i çoja deri në fund studimet e larta në Tiranë. Sapo dhashë diplomën, më ftuan që të përfaqësoja Shqipërinë në “Orkestrën e të rinjve të Mesdheut në Francë”, në qytetin e bukur të Nice-s. I “dehur” me bukurinë e “Promenade des Anglais”, dhe të atmosferës miqësore që gjeta, vendosa, me ndihmën e një prej muzikanteve të orkestrës, që të bëja nje audicion me një nga profesoret e Akademisë së Nicë-s. Marianne Piketty-n. Mbas këtij audicioni të improvizuar, që shkoi mirë, një muaj më vonë gjendesha në Lyon te Francës. Kështu filloi c’do gjë.. Sigurisht që ishte dhe një lloj aventure, pasi dhe frengjishtja ime në ato kohë limitohej vetëm në fjalët “Je veux” (në shqip Unë Dua).

Të jetuarit larg vendlindjes për ju ishte një sakrificë për një karrierë dhe jetë më të mirë, apo një zgjedhje me dëshirë?

Të dyja bashkë. Njerëzit e artit në përgjithësi, për të shprehur ndjenjat e tyre sa më mirë, e kanë domosdoshmëri të udhëtojnë, të njohin botën dhe ti prekin sa më afër kulturat e ndryshme. Më ndodh shpesh kur jap koncerte ne Vienë, Salzbourg ose në Paris, përpara koncerteve, të kaloj një kohë të gjatë në një nga kafenetë përpara shtëpive ose katedraleve ku kanë jetuar dhe punuar kompozitorë si Mozart, Vivaldi, Debussy, etj.. Përvec kënaqësise së vrojtimit të arkitekturës tipike dhe madhështore, mundohem të imagjinoj jetën e përditshme, mendimet dhe vështirësitë e këtyre kompozitorëve. Do t’i kishim valle kryeveprat e tyre sot, nëse këto muzikantë nuk do të mund të udhëtonin nga një vend në tjetrin dhe të mos “ushqeheshin” nga kompleksiteti i këtyre kulturave? Besoj se jo.. Udhëtimi për një muzikant fillon shumë shpejt, madje që në fëmijëri, në dhomën e studimit, aty ku i duhet të kalojë orë të tëra për t’u perfeksionuar. Ky rrugëtim fillon që në momentin kur muzikanti kupton forcën dhe bukurinë e një fraze muzikore dhe e lë mendjen dhe shpirtin e tij të transportohet nga kjo frazë. Șikurse një shkrimtar me personazhet e tij, për muzikantin, jo vetëm katër muret e sallës së studimit, por as kufijtë ndërmjet shteteve, nuk mjaftojnë që ta pengojnë atë të udhëtoje, edhe pse fillimisht jo fizikisht. Më vonë, muzika kthehet në një lloj pashaportë jo materiale, që mund t’i hapi c’do portë, sic ndodhi dhe në rastin tim. Në të njëjtën kohe, ikja ime nga Shqipëria në vitin 2008, ishte e kushtëzuar nga mungesa e tregut të punës në muzikën klasike. Megjithëse kam patur fatin të studioi violinën në Shqipëri me profesorë dhe njerëz të mrekullueshëm, në fillim në liceun artistik “Onufri” në Elbasan, me profesor Astrit Goxhaj, dhe më pas në Universitetin e Arteve në Tiranë me Profesor Bujar Sykja. Megjithëse bashkë me studentë te tjerë, kalonim ditët vetëm duke studiuar. Dhe megjithëse mbarova studimet e larta me një mesatare 9.8 për të katër vitet bashkë, në të gjitha lëndët, ofertat për punë në sektorin muzikor klasik, fatkeqësisht ishin jo ekzistente. Të largohesha nga Shqipëria ishte zgjidhja e vetme për të vazhduar rrugëtimin tim artistik.

Kledis Rexho me sopranot Natalie DESSAY dhe Emilie Rose BRY në bordin e anijes oqeanike “Queen Mary 2”

Ju keni studiuar në Konservatorë të ndryshëm në Francë, si i mbani mend fillimet në auditore? A ishte mikëpritës stafi dhe studentët me shtetasit e vendeve të huaj? Kishte shqiptarë të tjerë në grupin tuaj?

Gjatë studimeve në një konservator afër Lyon-it, në provimin e parë të violines, drejtori i konservatorit, vjen drejt meje dhe më thotë me nje ton serioz : “Kledis, ti do vazhdosh të studiosh tek ne sa të kesh dëshirë, por, unë kam vendosur që në të njëjtën kohë, të jesh ti që do të zëvëndesosh një profesor të konservatorit. U gjenda kështu, në të njëjtën kohë, student dhe profesor. Gëzoj respekt te madh për këtë njëri që fatkeqësisht sot nuk jeton më, sepse edhe pse nuk isha i integruar akoma në kulturën Franceze dhe nuk i kisha kuptuar të gjitha kodet e sjelljes, duke mos folur mirë frengjisht, më besoi nxënësit e shkollës së tij, vetëm mbasi më dëgjoi në provim. Njerëz të tillë, mikpritës dhe të drejtë, formojnë sipas mendimit tim madhështinë e Francës. Më vonë pata mundësi të studioi në një konservator të Parisit, me Ami Flammer, një profesor i njohur dhe që i ka dhënë mësim shume violinistave Shqiptarë ndër vite. Mund të themi që tashmë është njohës dhe mik i mirë i Shqipëtarëve pasi së bashku, po inicjojmë një bashkëpunim ambicioz ndërmjet “Konservatorit Kombëtar Superior të Muzikes dhe të Baletit te Parisit” dhe “Universitetit të arteve” në Tiranë. Në Paris, ndryshe nga Lyoni, pata mundësine të njoh jo vetëm studentë të tjerë shqiptarë, por dhe një pjesë të Diasporës me të cilët mbajmë kontakte të mira.

Tashmë ju ushtroni profesionin tuaj si instrumentist dhe sigurisht rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë, por çdo sakrificë ja ka vlejtur dhe sot luani në skena prestigjioze të Parisit. Si e përshkruani këtë ndjesi?

Një nga bindjet e mia personale është që asnjëherë nuk duhet të harrojmë se nga vijmë. Por dhe te kemi të qartë se ku duam te shkojmë. Me këto dy elemente rruga bëhet më e lehtë. Pastaj, është këmbëngulja dhe puna. Fjalën “sakrificë” do e zëvëndësoja më mirë me shprehjen “ambjentim me punën”. Përvec kënaqësisë që kam patur gjatë viteve që kam dhënë mësim violine këtu në Francë, kam patur fatin të fitoja një audicion me një ansambël “Ensemble Matheus” me të cilin kemi dhënë koncerte ndër të tjera në Neë York, në Moske, Barcelonë e Las Palmas, në sallën mitike te Vienës, dhe të marr pjese ne festivale si ai i Salzbourg-ut.. Kurse një herë në vit, bënim një koncert pak më ndryshe se të tjerët. Në formën e një maratone, koncerti fillonte në orën 7 të mbrëmjes dhe mbaronte në orën 4 e 30 të mengjezit. Nga muzika e Vivaldit dhe e Haydn-it kalonim në sinfonitë e Beethoven-it dhe të Mozart-it. Më pas muzika e filmave apo ajo Jazz, dhe në fund në atë të Jimi Hendrix. 2000 karriket e sallës së “Olympia-s” në Paris, qëndronin deri në fund plot, me një publik që “notonte” në stilet e ndryshme muzikore. Më vonë kam filluar të punoj si i ftuar në “Orkestren Nacionale te Frances” në Radio Francë, atë të Monte-Carlos, “Orkestrën e Operës Mbreterore të Versailles” dhe së fundi, me “Orkestren Filarmonike te Luxembourg-ut” ku gjej nje ambjent të mrekullueshëm pune. Te gjitha këto eksperienca më kanë dhënë mundësinë të punoj dhe shoqeroj solistë dhe muzikantë të medhenj si Natalie Dessay, Cecilia Bartoli, Frank Peter Zimmermann, Paavo dhe Neeme Järvi, Marek Janoëski etj.. Kur kthej kokën mbrapa dhe kujtoj orët e studimit në Elbasan, shumë herë me një qiri apo llampë elektrike, në mungesë të energjisë elektrike, por dhe sakrificat e familjes për të më mbështetur, mendoj se ja ka vlejtur dhe jam optimist për të ardhmen.

Kledis Rexho dhe Rebecca Bogdanoff në selinë qëndrore të UNESCO në Paris

Edhe pse sot mund ta ndjeni veten të realizuar, ju sërish nuk harroni vështirësitë e fillimit. E them këtë nisur në ndjeshmërinë që ju shprehni sa herë flitet për emigrantët dhe vështirësitë që ata hasin. Mendoni se emigrantët e ardhur rishtas ose në mënyrë të paligjshme kanë nevojë për më shumë përkrahje?

Sigurisht që çdo shtetas Shqiptar në emigrim, student, emigrant në mënyrë të ligjshme, por dhe të paligjshme, duhen mbështetur, informuar dhe drejtuar. Mbaj mend disa vite më parë, në stacionin e trenit të Mulhouse. Isha ulur ne pritje të trenit për t’u kthyer në Paris. Një moment, më behet sikur dëgjoj shqip. Heq kufjet dhe në fakt nuk isha gabuar. Pyes një djalë: “Po qenkeni Shqiptar”? Mbas pak fjalëve prezantimi, kuptoj shpejt që e gjithë salla e pritjes së stacionit ishte e mbushur me Shqiptarë. Rreth 200 Shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës, që rrinin prej dy muajsh në stacion pa asnjë ndihmë dhe në të ftohtin e acartë të veriut të Francës. Në pritje të diçkaje… Të gënjyer ndoshta, se çdo gjë do të ishte më e lehtë në Francë. Mbeta pa fjalë, dhe përveçse disa fjalëve inkurajuese, dhe një telefonate në ambasadën e Shqipërisë në Paris për t’i njoftuar për gjendjen e tyre, nuk mundja të bëja më shumë.

Si mendoni se mund të marrin zgjidhje problematika të tilla?

Konkretisht, mendoj që përkrahja që duhet ti jepet shqipëtarëve në emigrim, duhet t’i vijë në të njëjtën kohë, nga komuniteti shqiptar në Diasporë, nga qeveria shqiptare, por dhe nga shoqëria civile në Shqipëri. Duke u bazuar në radhë të parë, në eksperiencat që kanë vende te tjera të cilat kanë një Disaporë të madhe. Shqiptarët, në mënyre personale gjithmonë i kanë « dhënë dorën » bashkëqytetarëve të tyre, por ajo që duhet zhvilluar për mendimin tim, është ndërtimi i një mekanizmi të mirëfillte ndihmese. Në shumë raste mund të bëhet me financimin dhe krijimin shoqatave në Diasporë që të punësojnë avokatë, punonjës social për të orientuar falas studentet dhe emigrantët në vështirësi. Sigurisht që çdo aktivitet dhe ndihmë, në respekt të plotë me ligjet e vendit përkatës.

Sa e vështirë ka qenë për këta shtetas përballimi i pandemisë COVID-19?

Besoj shumë i veshtirë, imagjinoni një emigrant pa letra, që nuk mund të punojë dhe që nuk mund të ketë asnjë ndihmë. Imagjinoni një student Shqiptar i cili nuk mund të punojë për të financuar studimet, ose te paguaj qeranë e shtëpisë. Për studentët që duhet të rinovojnë letrat, vështirësitë janë të mëdhaja, sepse jo çdo zyrë punon në këtë kohë pandemie. Një vit i tërë me pandemi ka c’rregulluar çdo hallkë të shoqërise në çdo vend të botës. Personalisht, si muzikant në Francë, ndjehem me fat sepse shteti Francez e ka mbështetur kulturën, ndryshe nga shumë vende fqinje me artistët e tyre. Por, megjithë ndihmën e shtetit Francez, kjo gjendje mbylljeje e sallave të spektaklit, të teatrove dhe kinemave, nuk mund te vazhdoje shumë gjatë. Është momenti që ide inovante te dalin në pah, dhe te bëhet e mundur, sa më shpejt kthimi në një normalitet.. Të gjithë po presim me padurim ta lejmë mbrapa krizën sanitare si një ëndërr të keqe, por dhe te nxjerrim mësimet e duhura për të ardhmen.

Kledis Rexho me dirigjentin Paavo JÄRVI në sallën e Filarmonisë të Luxembourg-ut

Së fundmi jeni angazhuar në disa projekte bashkëpunimi mes Universitetit të arteve në Paris dhe atij në Tiranë apo jo? Na tregoni disa detaje rreth këtij projekti?

Po. Kjo është në kuadrin e një projekti që kam ndërtuar “Life and Music Concept” ku një nga pikat kryesore është vendosja dhe nxitja e urave të bashkpunimit ndërmjet institucioneve universitare dhe para-universitare të artit, të Francës, Shqipërisë dhe vendeve te tjera në një kohë të dytë. Mbas një mbledhjeje që bëra me Ami Flammer dhe me drejtuesit e Konservatorit Kombetar Superior te Muzikës dhe Baletit te Parisit, të cilët u treguan shumë pozitiv, hodhëm bazat e një memorandumi shumë ambicioz ndërmjet të dy insitucioneve. Për ta bërë të mundur finalizimin e këtij memorandumi mora mbështetjen e pakursyer të Zotit Kastriot Çaushi rektor i Universitetit të Arteve, të profesorëve Bujar Sykja dhe Ami Flammer të cilët do e fillojne këtë bashkëpunim me një projekt pilot ndërmjet dy klasave të tyre respektive në Paris dhe në Tiranë. Gjithashtu mora një mbështetje të vyer nga ana e Zotit Pjetër Guralumi dhe Zotit Isak Shehu profesorë dhe drejtues në fakultetin e Muzikes në Tiranë. Por, që këto projekte të zhvillohen në tërësinë e tyre, duhet të marrin një mbështje llogjistike dhe financiare nga instancat publike dhe private të të dy shteteve. Unë thjesht vendosa “nje gur në një ndërtesë të cilën duhet ta ndertojmë se bashku”.

Keni ndonjë projekt muzikor në Shqipëri, pavarisht penalizimeve për shkak të pandemisë?

Për momentin jam duke punuar shumë për “Life and Music Concept” si violinist dhe drejtues artistik. Nëse projektet marrin mbështetje nga institucionet Shqiptare, synojmë në krijimin e një festivali ndërmjet Francës dhe Shqipërisë. Zhvillimin e aksioneve sensibilizuese dhe të solidaritetit.. Krijimin e një sistemi ndihme me kurse falas dhe materiale muzikore për nxënësit më të mirë instrumentistë në Shqipëri… Muzikantë te njohur shqiptarë, që bëjnë krenar çdo shqiptar me arritjet e tyre nëpër botë, si violinisti Klaidi Sahatci dhe tenori Saimir Pirgu, por dhe miq artdashës Francez më mbështesin në këto projekte.. Sa më shumë të jemi aq me i bukur do jetë rezultati. Dyert janë të hapura për ndihmën e gjithsecilit.

Jeni bërë pjesë e programit “Rrjeti i profesionistëve në Diasporë”, mendoni se është një urë e mirë bashkëpunimi dhe njohjeje mes shqiptarëve në Diasporë?

Është një hap i parë dhe ju përgëzoj sinqerisht. Keni përpara shumë sfida. Besoj se nisma të tilla duhet të marrin një dimension që duhet të na bashkojë në një dëshirë dhe një qëllim jo vetëm Diasporën shqiptare kudo që ndodhet ajo, por dhe të gjitha krahët e politikës në Shqipëri kur bëhet fjalë për këto inisiativa kombëtare. E di që nuk është punë e lehtë kjo e fundit.. “Përkthimi” i dëshirës që ka çdo shqipëtar i Diasporës për të bërë diçka për vendin e tij, në vepra konkrete, duhet të marri të gjithë mbështetjen e duhur nga e gjithë klasa politike Shqiptare. Gjë që nuk e pengon atë, si çdo klasë politike e çdo shteti demokratik të botës, të vazhdojë një « luftë » të civilizuar dhe të shëndetshme politike në të njejten kohe.. Ndërsa Diaspora për mendimin tim, duhet të jetë mbi politikën dhe të reflektojë më të mirën e kulturës dhe traditave shqiptare, aty ku Diaspora ndodhet, por dhe të sjell në Shqipëri standartet më të mira Euro-Atllantike. Ndonjëherë, ështe qesharake dhe për të ardhur keq, nëse mbas 20 viteve në Diasporë në vendet Europiane, si kriter të parë bashkëpunimi me njëri-tjetrin të kemi prejardhjen tonë politike. Për “rrjetin e profesionistave” do të propozoja ngritjen e grupeve të punës për çdo sektor ku Diaspora mund të japi kontributin e saj në Shqipëri. Nga ana ime jam i gatshëm të ndihmoj me aq sa kam mundësi për sa i përket sektorit të kulturës. Çdo inisiativë e këtij lloji në lidhje me Diasporën do të jetë e suksesshme vetëm nëse procesi nga A-ja te ZH-ja, do jetë i shoqëruar gjithmonë me një transparencë të plotë dhe një fryme sinqeriteti nga ku në final, Shqipëria do të jetë fituesja më e madhe.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Në sallën e Operës në kështjellën e Versailles (Versajës)