Kanada/ Shoqata e Avokatëve Shqiptarë nis këshillimet online mbi emigracionin

E premte, 29 Mars, 2024

Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Kanadezë zhvilloi një seminar virtual informativ për ligjin e emigriacinit në Kanada. Seminari i quajtur “Rruga drejt shtetësisë: Webinar për Ligjin e Emigracionit” (Road to Citizenship: Immigration Law Webinar), u realizua nëpërmjet platformës “Zoom” në ora 18:00 me orën e Torontos, e cila u ndoq nga shumë të interesuar për emigrimin në Kanada.
Objekti i seminarit (webinarit) ishte të informojë publikun dhe personat e interesuar për procesin ligjor të emigrimit në Kanada. “Gjatë kohës të ekzistencës së shoqatës kemi marrë shpeshherë pytje nga publiku nëpërmjet postës sonë elektronike ose mesazhe në faqen e internetit për mënyrën e emigrimit në Kanada. Për këtë arsye vendosëm të organizojmë një seminar me avokatë specialistë në këtë fushë ligjore”- thotë për gazetën “Diaspora Shqiptare” Anisa Arra, presidente e shoqatës. Ajo thekson se “Shoqata e Avokatëve Shqiptaro- Kanadezë se do të vazhdojë të organizojë seminare të tilla si pjesë e një serie që do mbulojnë çdo herë çështje të ndryshme ligjore, si për shembull ligji i familjes ose i biznesit, dhe që janë me interes për komunitetin shqiptar në Kanada. Çdo seminar do ketë të ftuar panelistë të ndryshëm, të cilët janë anëtarë aktiv të Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro- Kanadezë, të specializuar në fushat përkatëse”.

Webinari u organizua dhe moderua nga z. Glen Bushi, avokat dhe drejtor i bordit të shoqatës. Panelistët e ftuar ishin znj. Aida Kalaj, avokate e specializur në ligjin për refugjatë në zyrën juridike “Brunga Law Office” në Toronto, z. Gjergji Hasa, avokat emigracioni, i cili praktikon në provincën e Kebekut te zyra “Hasa Attorneys/Avocats”, dhe z. Gerjon Kalaci, avokat dhe kryeshef ekzekutiv i kompanisë “Alexa Translations”.
Ky seminar online është i pari në këtë seri të re ngjarjesh të kësaj shoqate, ndërsa kjo nisi me ligin e emigrimit nën udhëheqjen e z. Bushi. Gjatë seminarit, znj. Kalaj, z. Kalaci dhe z. Hasa folën për tema të ndryshme për shembull kërkimin e azilit, sponsorizim bashkëshortor apo familjar, papranueshmërinë dhe vizat studentore.
Në fund, presidentja e shoqatës bën thirrje komunitetit shqiptar në Kanada, por edhe të gjithë të interesuarve nga atdheu që pyetjet e tyre t’i adresojnë tek kontaktet e shoqatës veçanërisht në faqen elektronike të shoqatës: www.acla-sask.com/ontariodirectory ose me email: [email protected].
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro- Kanadezë është e përbërë nga avokatë që janë të kualifikuar të marrin përsipër shumicën e çështjeve ligjore që mund të kërkohen nga komuniteti shqiptar këtu. Shoqata që nga themelimi i saj më 2019 ka pasur si qëllim të bashkojë dhe promovojë avokatët shqiptarë me njëri-tjetrin dhe t’i përfaqësojë këta avokatë me një zë të përbashkët,  të cilët vijnë nga fusha të ndryshme.
Në të ardhmen, premton presidentja Arra, “duke ditur faktin se shoqata përbëhet nga juristë që merren me ligjin e martesës, familjes, emigracionit, korporatave, biznesit, pronave dhe hipotekës, sigurimit dhe dëmtimit personal, konkurrencës dhe antirustit, komerciales, sigurisë kibernetike, ndërtimit, komunës, ndërtesës në bashkëpronësi, punësimit, etj, do të trajtohen tema nga këto fusha”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 