“Organizata Gjermano-Shqiptare Geraldine”: 8 Marsi është ditë për reflektim

E enjte, 25 Prill, 2024

“Organizata Gjermano-Shqiptare Geraldine” në Hamburg në shenjë urimi për ditë ndërkombëtare të gruas ka shkruar një letër për të gjitha gratë shqiptare.

“Prej më shumë se 100 vjetësh ne festojmë ditën ndërkombëtare të gruas më 8 Mars. Përgjatë këtyre viteve edhe në vendet e përparuara ekonomikisht në jetën e grave dhe të mbarë shoqërisë janë arritur shumë progrese. Pavarësisht këtyre progreseve  ne ende nuk kemi barazi gjinore. Për këtë ka ende shumë për të bërë derisa të kemi një shoqëri me të drejta të barabarta për gratë dhe burrat.

Por sot në këtë ditë të shënuar të gruas mund të shtrohet pyetja: si e përjetojmë ne si gra, nëna, kolege, migrante këtë vit në krahasim me një vit më parë?

Me fillimin e pandemisë angazhimet e gruas si në punë dhe në familje u rritën ndjeshëm. Rreth 85% e nënave kanë reduktuar ose kanë hequr dorë nga puna për t’u kujdesur në shtëpi për fëmijët, vetëm disa prej tyre arrijnë të punojnë në “Home Office”.

Në shumë familje ndarja e detyrave dhe përgjegjësive kanë qenë të pabarabarta, për pasojë kjo sjell rëndim të pozicionit të gruas duke i vështirësuar edhe më shumë përditshmërinë e saj.

Përgjatë krizave si kjo që po kalojmë harrohen ose mënjanohen tema si barazia gjinore dhe të drejtat e grave, ky është një fakt shqetësues. Është për t’u theksuar fakti se dhuna dhe dominanca mashkullore në kohë pandemie ndaj gruas janë rritur ndjeshëm.

Raportet e fundit tregojnë së qëndrat për gratë e dhunuara në familje nuk kanë më kapacitete.

Trendi në rritje i disbalancës burrë-grua thekson nevojën e shoqërisë për reflektim të qëndrimeve tipike të dëmshme maskiliste kundrejt grave.

Ne gratë mund të arrijmë të bëjmë ndryshime cilësore duke u sensibilizuar dhe përkrahur njëra-tjetrën. Të mësojmë fëmijët të jenë të drejtë, të trajtojmë grupet shoqërore si të barabartë, të ndikojmë në vendimmarrje në Parlament dhe Bundestag.

Jemi të vetëdijshme gjithashtu se 8 Marsi është ditë për reflektim.

Ne nuk duam vetëm buqeta me lule një herë në vit, por të na respektoni çdo ditë të vitit si pjesë pandashme e shoqërisë me të drejta të barabarta!

Deri sa kjo të arrihet, ne do të protestojmë çdo 8 Mars!”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 