Greqi/ Zyrtarizohet Komuniteti Shqiptar i Selanikut

E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Gjykata e Selanikut ka miratuar krijimin e Unionit të Komunitetit Shqiptar të Selanikut. Lajmin e ka bërë të ditur  Luan Zyka i cili në njoftimin zyrtar shkruan: Me Vendimin Nr. 5S/15.1.2021, Gjykata e Selanikut miratoi krijimin e Unionit “Komuniteti Shqiptar i Selanikut”, si një organizatë jo shtetërore, jo fitimprurëse dhe jo partiake.

Krijimi i Komunitetit Shqiptar të Selanikut përbën një zhvillim të natyrshëm të organizimit të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Selanik, në procesin e integrimit të tyre në shoqërinë greke, me të drejta dhe detyrime të siguruara nga ligjet demokratike, njëkohësisht duke respektuar dhe zhvilluar vlerat e traditave të tyre kulturore dhe kombëtare.

Përpjekjet e kahershme të shqiptarëve të Selanikut shtruan si domosdoshmëri bashkimin e vullneteve dhe ideve për t’u organizuar në një nivel më të lartë si Komunitet, jo për t’u izoluar nga ambienti ku jetojnë, por për t’u integruar më organikisht, dhe duke përballuar të organizuar sfidat e ndryshme në shoqërinë e sotme komplekse, demokratike dhe multikulturore.

Organizimi i Komunitetit Shqiptar të Selanikut e ka zanafillën e tij në 30 nëntor 2019 ku shumë aktivistë shoqërorë, intelektualë, biznesmenë, punëtorë dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme iu përgjigjën thirrjes për të organizuar ndihmat ndaj të dëmtuarve nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri.

Aksioni i madh i mbledhjes së ndihmave ishte farkëtuesi kryesor i realizimit të idesë për bashkim, sipas bindjeve dhe synimeve të ndryshme në bazën e vullneteve të lira.

Paralelisht me aksionin për mbledhjen e ndihmave, midis shqiptarëve të Selanikut u krijua, si kurrë më parë, një klimë bashkëpunimi dhe solidariteti, me shkëmbime mendimesh dhe idesh, duke i promovuar ato në shumë intervista të anëtarëve të Grupit Nismëtar në mediat e ndryshme në Greqi dhe Shqipëri.

Rezultat i kësaj fryme bashkëpunimi, solidariteti dhe sakrifice ishte mbledhja dhe dërgimi i ndihmave në Shqipëri me parrullën e përqasjes emblematike të Nolit, “Nënë mos kij frikë, se ke djemtë në Selanik”, me dy flamurë, grek edhe shqiptar.

Më 9 shkurt 2020, në prani të mbi 100 aktivistëve të njohur të fushave të ndryshme, dhe përfaqësuesve të shumicës së shoqatave shqiptare të Selanikut, u vendos njëzëri themelimi i Komunitetit Shqiptar të Selanikut.

Pavarësisht kushteve të pafavorshme të krijuar nga pandemia, Komuniteti ka zhvilluar veprimtari të shënuara dhe efikase. Përshpirtje dhe Meshë Hyjnore u mbajtën për viktimat e tërmetit në Shqipëri në Kishat Ortodokse dhe në atë Katolike të Selanikut. U krijua nga Komuniteti dhe u miratua nga Ministria greke e Shëndetësisë Banka e Gjakut e Komunitetit me një numër të madh dhuruesish, ku shumë herë i është gjendur pacientëve shqiptarë në spitalet greke. U krijua dhe janë botuar tre numra të revistës elektronike kulturore dy gjuhëshe “Voice of Diaspora Selanik”. Janë ndërmarrë ndërhyrje pranë institucioneve të ndryshme greke dhe shqiptare për problemet e anëtarëve të Komunitetit etj.

Koncepti i Komunitetit është i gjerë, i përngjan një shtrati lumi që mbledh në rrjedhën e tij ide dhe problematika të ndryshme, në zhvillim të vazhdueshëm për të përpunuar dhe përfaqësuar vlerat dhe për të plotësuar nevojat e përbashkëta të anëtarëve të tij.

Në këtë kuptim, Komuniteti nuk mund të identifikohet me një person, as edhe me një grup personash, sepse vetëm kështu do të shmangë fenomenin shterues që ka ndodhur me mjaft shoqata, të cilat duke u mbyllur në vetvete fatkeqësisht identifikohen me persona të veçantë, kryesisht të kryetarëve të përhershëm, duke humbur kontaktin dhe besueshmërinë e anëtarëve të tyre dhe të masës së njerëzve.

Në statusin e Komunitetit shprehet qartë fryma e kolektivitetit në drejtimin e tj, dhe se askush nuk mund të zgjidhet më shumë se dy herë në organet e tij drejtuese.

Komuniteti është i vetëdijshëm se vetëorganizimi dhe disiplina është një dobësi e karakterit shqiptar, kështu që e ka përballuar me urtësi dhe shpirtmadhësi çdo shfaqje të egocentrizmit dhe ndjenjës së protagonizmit të personave të ndryshëm, duke i lënë këta në gjykimin moral të shqiptarëve, por edhe duke qenë i vendosur në respektimin e rregullave të dialogut të kulturuar dhe të ligjeve juridike në marrëdhëniet institucionale dhe njerëzore.

Komuniteti mbruhet nga fryma vëllazërore e dashurisë, e solidaritet dhe sakrificës për njëri tjetrin, pa dallim ideologjik, partiak, fetar dhe krahinor, por i bashkuar për të përballuar problemet e përbashkëta në institucionet administrative, shoqërore dhe politike, për të luftuar stereotipet dhe për të qenë të barabartë në shoqërinë demokratike.

Komuniteti Shqiptar i Selanikut është një fakt historik i mikpritjes së popullit vëlla grek, në gjirin e të cilit përparon dhe zhvillohet duke fuqizuar potencialin njerëzor dhe kulturor në gjitha fushat e shoqërisë greke, dhe duke shërbyer njëkohësisht si ind lidhës midis dy popujve fqinjë shekullorë, atij shqiptar edhe grek.

Komuniteti ka se çfarë të mësojë nga fryma dhe praktika shekullore e popullit grek, ku historikisht bërthama e organizimit të tij në çdo rast dhe vend të botës, ishte dhe është Komuniteti (Κοινότητα).

Me këtë frymë dhe këto ide, që do të pasurohen vazhdimisht, dhe me pjesëmarrjen sa më të gjerë të qytetarëve me prejardhje nga Shqipëria, Komuniteti është i bindur se do të realizojë misionin e tij historiko shoqëror.

KOMITETI DREJTUES I KSHS

  1. Dr. LUAN ZYKA, Drejtor i Përgjithshëm në kompani ndërkombëtare.
  2. FOTI KLLOGJERI, Piktor, Zv/President i Unionit të Arteve Pamore, Greqi e Veriut.
  3. ANESTI TSAPRAZI, Biznesmen kompani transporti.
  4. JORGJI PLLUMBI, Mësuses.
  5. FLORA COKU, Administratore.
  6. ARTUR SELIMLLARI, Menaxher aktivitetesh.
  7. ANILA TELI TËRSHANA, Soprano, Opera e Selanikut.
  8. DHMITËR NICA, Poet, Kryeredaktor revista “Voice of Diaspora Selanik”
  9. NIKO THOMAJ, Teknik, ish-Kryetar Shoqate.
  10. MARINELA KOZARI, Shkencat Sociale, Univ. Tiranës.
  11. Dr. RAFAIL LIPI, ish-Dekan Fakulteti, Univ. “Luigj Gurakuqi”.
  12. ARTEDA GJERGJI, MSc Shkencat Politike Univ. “Aristotel” Selanik.
  13. KUJTIM DUKA, Inxh. Mjedisi, Biznesmen.
  14. KOSTA KRISTIDI, Mekanik, ish-Sekretar Shoqate.
  15. ELJONA ELENI SINJARI, Muzikante diplomuar në Rumani.
  16. VALENTINA (SHABANI) MARRA, Parukiere, Poete.
  17. SAIMIR IBRAHIMI, Punëtor, Aktivist shoqëror.
  18. MERITA XHINDI-CACO, Supervisor.
  19. SHQIPONJA DODAJ PEPKOLAJ, Punonjëse kulture.
  20. MISHELA DERVISHI, Aktiviste shoqërore.
  21. DRITAN ÇELA, Sipërmarrës ndërtimi.
  22. BLEDJAN KLLOGJIRI, Pronar restoranti Selanik.
  23. LEDI BILALI, Student PhD Univ. “Aristotel” Selanik.
  24. MANUSHAQE BALLHYSA CAKA, Npl Expert.
  25. YLLI CANI, Supervisor ndërtimi.
  26. KASTRIOT SULOVARI, Sipërmarrës ndërtimi. Dipl. Juridik.
  27. AGRON HYSA, Manaxher marketingu.
  28. VASIL DHIMITRI, Pensionist, Medalje “Shqiponja e Artë” për Demokracinë në Shqipëri.
  29. BARDHOK ZUKU, Sipërmarrës ndërtimi.

A n ë t a r N d e r i

  1. EVANGELOS PAPADIMITRI, Violinist me famë ndërkombëtare, ish -profesor, Akademia e Arteve Tiranë.
  2. Dr. AURORA DOLLENBERG, Mjeke, Presidente e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë.