Çesk Jakaj, shqiptarët në Australi dhe marrëdhënia me vendlindjen

E enjte, 25 Prill, 2024

Çesk Jakaj jeton në Australi prej 30 vitesh. Ai mori guximin të arratisej drejt Jugosllavisë në një kohë që Shqipëria ishte ende në diktaturë dhe u vendos më pas në kontinentin e largët. Në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare” ai rrëfen vështirësitë e kaluara teksa sot është një sipërmarrës i suksesshëm në Adelaide.

Z. Jakaj është dhe kryetar i shoqatës Shqiptare Australiane të South Australia, ku flet dhe për aktivitetet e organizuara dhe përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Z. Jakaj për publikun shqiptar na tregoni se kush është Çesk Jakaj?

Jam i lindur në Bushat të Shkodrës. Arratisur nga Shqipëria drejt Jugosllavisë në vitet e diktaturës. Pas një viti qëndrim atje ne jemi nisur drejt Australisë ku jetojmë prej 30 vitesh. Kam një familje prej 2 djem dhe 2 vajza.

Cilat ishin vështirësitë që hasët pasi arritët në Australi?

Normale që ishte impakt i madh, sepse ishte një bote e pa njohur për ne. Falë ndihmës së madhe integruese të shtetit australian, dhe dëshirës tonë të madhe për të arritur gjërat në jetë që këtu e kishim mundësinë që nuk na u dha kurrë në vendin tonë.
Tani pas shumë vitesh të gjithë jemi integruar me jetën dhe shoqërinë australiane. Kemi bizneset tona, si për shembull unë prej 23 vitesh kam një kompani ndërtimi. Gjithashtu djali i madh ka kompaninë e vetë të ndërtimit. Ne si familje jemi të angazhuar në biznese dhe aktivitete të ndryshme. Një prej aktiviteteve është si unë dhe djali i madh jemi pjesë të grupit muzikor Tradita.

Aktualisht Z. Jakaj ju jeni kryetar i shoqatës Shqiptare Australiane të South Australia. Sa të integruar janë shqiptarët në Australi, dhe a kanë një status juridik si pakicat e tjera etnike.

Sikur e cilësova edhe më sipër ne jemi të integruar në shoqërinë australiane, dhe kemi shoqatën tonë “Albanian Australian Society in South Australia” të regjistuar juridikisht. Si pjesë integrale e shoqërisë, ne kemi rëndësinë tonë dhe jemi të vlerësuar, kështu në raste të veçanta në festivalet tona marrin pjesë dhe personalitete shtetërore, si dhe miq të ndryshëm, kemi të vlerësuar dhe të respektuar. Kemi pasur fatin e mirë kohët e fundit që në komunitetin tonë ka ardhur për vizitë Amasadori Shqiptar në Australi Z. Edmond Trako. Gjatë qëndrimit të tij një javor, ai ka vizituar qendra pune dhe biznese të shqiptarëve, ku pati takime dhe biseda me shumë anëtar të komunitetit tone. Disa prej takimeve ishin me gjykatës, avokatë, doktorë, pedagogë dhe ndërtues shqiptar të komunitetit tonë.

Përsa i përket mësimit të gjuhës shqipe, dimë që në Victoria ka disa shkolla dhe dime se shteti australian financon mësimin plotësues të gjuhës shqipe një herë në javë prej klasës së parë fillore deri në klasën e 12-të. A ka një shkollë të tillë në Adelaide? Sa rrezikohet brezi i ri në mësimin e gjuhës amtare?
Edhe ne si komunitet kemi shkollen shqipe me dy klasa të dryshme. Mësimet e gjuhës dhe ruajtjes së traditave tona të bukura kombëtare është një ndër objektivat tona. Në festa, takime flasim vetëm shqip. Kemi dhe nënshoqata të tjera ku organizohen aktivitete të ndryshme siç është grupi i valles kombëtare “Albanian Dance School Of Mother Teresa”, Skuadra e futbollit “The Eagles”. Gjithashtu kemi edhe shoqatën e gruas “Gratë Artiste”. Të gjithë së bashku kontribuojmë për ruajtjen e kulturës dhe traditat tona shqiptare.

Si janë marrëdhëniet tuaja me Shqipërinë dhe sa përfshihet ajo në planet tuaja të ardhshme?

Jo vetëm unë si familje por të gjithë bashkëatdhtarët tanë kemi një lidhje të veçantë me vendlindjen tonë. Unë personalisht e vizitoj Shqipërinë për çdo vit dhe qëndroj atje nga 2-3 muaj, Ku kam pas fatin të vizitoj të gjitha krahinat e Shqipërisë nga jugu deri në veri. Kemi shumë anëtare të komunitetit tonë që kan investuar në biznese të ndryshme në Shqipëri. Në vitet e fundit jemi kontaktuar nga ministria e Diasporës, ku kemi marr pjesë në Kongresin e Diasporës në Tirane dhe këtë vit jemi regjistuar të marrim pjesë në Kongresin e Diasporës që do mbahet në Prishtinë. Jemi shumë të kënaqur me marrëdhëniet që kemi me vendlindjen tonë.