Si sot, 7 Mars, njëzet vjet më parë

E premte, 29 Mars, 2024
E premte, 29 Mars, 2024

Si sot, 7 Mars, njëzet vjet më parë

Ata ishin shkëndijë e parë e gjuhës shqipe në një vend ku ajo kishte kaluar nëpërmjet tehut të thikës dhe gotës së helmit, në Selanik të Greqisë…

E sfiduan…

E para, nismëtarja, mësuese me shpirt të madh atdhetar, e palodhura, e patrembura, ishte Mimoza Bejkollari Dako…

I pari që shkroi mbi dërrasën e bardhë germën e parë të gjuhës shqipe ishte mësuesi nga Përmeti ishte Dashamir Zaçe…

I sfidoi…

Pas tyre si rrjedhë e ujit që b ie nga malet erdhën të tjerë e të tjera…Valbona, Irisi, Aurela, Julia, Anila… Denada, Desantila, Ermira, Flutura, Artemisi, Marinela, Kristina, Vera, Merita, Eqeremi, Luljeta, Entela, Ilira, Bona, Alma, Lefteria, Luiza, Enriketa, Lindita… Shkolla e Athinës, Patrës, Korinthit, Portës, Tinosit, Sirosit, Volosit, Kallabakës, Sarantit, Salaminës…

Sa janë?

Shumë.

Çdo ditë mbijnë e lulëzojnë, lëshojnë rrënjë të reja e japin fruta… Sot mund të themi me plot gojën se në sajë të mësuesve vullnetarë në Greqi, mësues që për punën që bëjnë Dritëro Agolli i ka cilësuar “RILINDËS TË KOHËS SONË”, shkollimi shqip  i fëmijëve në Greqi ka bërë rrugë, ka hedhë rrënjë…

Gjithçka e kanë bërë vetë, pa mbrojtje ligjore e pa marrëveshje zyrtare midis dy shteteve, pa libra e fletore pune, pa emër në amzën e shtetit shqiptar si mësues, pa sponsorizim….

Do të dëshiroja që sot, 7 janar 2021, në Tiranë, në Presidencë e Këshillin e Ministrave të bëhej një ceremoni zyrtare për vlerësimin të mësuesve vullnetarë të gjuhës shqipe në Greqi, të atyre që ndezën shkëndijën dhe i dhanë dritën e shpirtit të tyre shkollimit shqip të fëmijëve në Greqi, dhanë shembullin e pastër të të qenit ATDHETARË…

E quajta si detyrim shpirtëror që nga katër librat e mi për mësuesit e gjuhës shqipe në Greqi, librat: “Rilindësit e kohës sonë”, “Shkolla shqiptare e Athinës”, “Shkolla shqipe e Selanikut” dhe “Dashmir Zaçe-një rilindës i kohës sonë”, libra me mbi 2000 faqe e mbi 600 fotografi,  filmit dokumentar “Vera-mësuese në dy ishuj”…. të shkëpus dy fragmente:

Një dëshmi të hapave të parë për mësimin e gjuhës shqipe nga nismëtarja e saj e palodhur MIMOZA BEJKOLLARI DAKO.

Fjalën e mësuesit të parë, në ditën e parë të hapjes së shkollës shqipe në Selanik të Greqisë më 7 mars 2001 DASHMIR ZAÇE

*                      *                      *

NISMËTARJA E PARË E MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË EMIGRACION: MIMOZA (BEJKOLLARI) DAKO

Marrë nga libri  “Shkolla shqipe e Selanikut” faqe 23-33

Kanë kaluar plot 12 vjet! E them dhe më duket çudi, sa shumë kohë paska kaluar që prej 7 Marsit 2001!

Është e vështirë të kujtosh çdo detaj me saktësi, por ato momente  që mbetën në kujtesën time dhe jo vetëm, për vetë vlerën e tyre madhore, do të mbeten të paharrueshme për të gjithë ne.

Kur them ne, nënkuptoj së pari veten time, bashkëshortin tim, anëtarët e shoqatës “Shqiptarët e Selanikut” si dhe mësuesit e gjuhës shqipe në emigracion, së bashku me të cilët ndezëm shkëndijën e mësimit të gjuhës shqipe në qytetin Helen, në Selanik.

Prej kohësh më mundonte pamundësia për t’u mësuar fëmijëve tanë gjuhën amtare. Shikoja prindër në ambiente të ndryshme që u flisnin fëmijëve greqisht, por kur ata lëndoheshin apo grindeshin, sharjet dhe përkëdheljet u dilnin në shqip! Kishte madje nga ata prindër të cilët nuk donin t’ua mësonin fëmijëve shqipen (paçka se vetë greqishten e flisnin si mos më keq) me pretekstin se kjo gjuhë nuk do t’u hynte më në punë pasi për ta Shqipëria ishte një vend jo i dëshiruar për të jetuar!

Duke qenë se ndoqa një kurs trajnimi për emigrantët më 1999, më pas punova si këshilltare në zyrën e mbështetjes së emigrantëve në MAK.IN.E (Instituti Maqedon i Punës), në kuadër të këtij programi, Qendra Punëtore e Selanikut mundësoi hapjen e “Vatrës së emigrantit” në zemër të Selanikut, në zonën e Vardarit. U bënë takime të njëpasnjëshme mes përfaqësuesve të shoqatave të emigrantëve nga vende të ndryshme. Mes tyre isha dhe unë si përfaqësuese e shoqatës “Shqiptarët e Selanikut”, si dhe Aleks Janaqi nga Shoqata e Punëtorëve Greko-Shqiptarë “Progresi”.

Në dhjetor të 2000 u përurua hapja e kësaj vatre. Më në fund do të kishim një ambient falas, ku çdo shoqatë emigrantësh mund të vinte të organizonte aktivitetet e saj, të pinin një kafe apo dhe thjesht të gjendeshin bashkë. Ambienti komod dhe pozicioni në të cilin ndodhej bënte të favorshëm frekuentimin në këtë vatër. Duke qenë në këto rrethana më lindi ideja përse mos ta shfrytëzonim këtë vend për të bërë kurse falas për fëmijët tanë? Por si, me kë, me çfarë mjetesh…?

Fillimisht bisedova me mësuesen Merita Papadhimitri (kisha pak kohë që e kisha njohur) duke i thënë për idenë që kisha dhe se a do të pranonte të fillonim bashkë këtë mision, sigurisht pa pagesë. Ajo pranoi menjëherë. Por më parë më duhej të sigurohesha a do të më lejohej një gjë e tillë nga financuesit e kësaj vatre. Në shumicën e rasteve kur flitej për mësimin e gjuhës shqipe shumë grekë thoshin se “atë ta mësoni në vendin tuaj”!

Atëherë vendosa të bisedoj me drejtorin e Institutit Maqedon të Punës (MAK.IN.E), z. Kosta Pargaliota. Ai pa hezitim më tha se ishte ide shumë e mirë dhe se mund të organizonim kurse të tilla në “Vatrën e emigrantit”. U gëzova pa masë! Më kishte pushtuar një zell dhe optimizëm dhe ndihesha e sigurt se gjithçka do të shkonte më së miri…

Duke marrë shkak nga Festivali i 2-të Antiracist në Selanik (në vitin 2000), që atëherë u bë në ambientet e limanit (portit), në stendën e shoqatës vura lajmërimin për fillimin e kurseve të gjuhës shqipe falas për fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Po kështu dhe në gazetën e ATHINËS. Me ndihmën e z. Fatmir Toçi, siguruam abetaret e para dhuratë prej tij. Këtë aktivitet e transmetoi edhe kanali lokal i televizionit publik ERT-3 nëpërmjet z. Dhori Qirjazi, i cili në atë kohë jepte emisionin në gjuhën shqipe çdo të shtunë. Mbetej të caktohej vetëm data. Dhe nuk kishte datë më të bukur dhe më simbolike se 7 Marsi, festa e Mësuesit! Kështu ëndrra mori rrugën drejt realizimit.

Në lajmërimin e gazetës kërkoja dhe ndihmën e mësuesve të cilët ishin të shumtë në atë qytet. Mbas takimeve të shumta, shumë prej tyre u larguan kur mësuan se nuk do të paguheshin (me të drejtë!), por kishte dhe nga ata të cilët e përqafuan menjëherë këtë ide. U bëmë katër: unë,  Merita Papadhimitri, Dhimitra Malo, Dashmir Zaçe. Nëpërmjet një telefoni fiks, telefon i shtëpisë së anëtares së kryesisë së shoqatës sonë, znj. Valbona Rudi, filluan regjistrimet e fëmijëve të parë.

Po afronte 7 Marsi…

Së bashku me bashkëshortin e me ndihmën e A. Janaqit transportuam bankat e dërrasën e bardhe, (jo të zezë), për klasën e fëmijëve….

Kur çdo gjë ishte gati, pak ditë para datës së caktuar, më thirri në zyrë drejtori. Ishte serioz dhe i shqetësuar. Një parandjenjë e keqe më përshkoi shpirtin… Me një ton që asnjëherë s’më kishte folur më parë, më pyeti se ç’është ajo shkollë shqipe që po hapim. Siç më tha kishte marrë sinjalizime nga sigurimi grek (asfalia). Me zë të dridhur dhe me një lëmsh që më ishte mbledhur në grykë iu përgjigja se ishte pikërisht ajo për të cilën kishim folur dhe rënë dakord që në fillim, për kurse falas të gjuhës shqipe, ashtu si dhe mësuesit grekë jepnin mësime falas në atë institucion për emigrantët. Më tha që të ndaloja menjëherë çdo lëvizje derisa të më thoshte ai. Brenda meje u shemb diçka, mu prenë gjunjët, u zhgënjeva, por mbi të gjitha përfytyroja se si do t’u dilja përpara gjithë atyre njerëzve të cilët e dinin se më 7 Mars do të festohej festa e Mësuesit dhe se do të fillonin kurset e shqipes.

U përlota, s’e mbajta dot veten… Ai më pa dhe duke e zbutur tonin më tha të bëja pak durim.

Durim! Fjala e parë që mësova në greqisht…

U largova duke sharë dhe mallkuar veten se si arrita të ngatërrohesha kaq keq, ç’pasoja do të kisha unë dhe familja ime, çdo të bëhej me gjithë atë mobilizim që ishte bërë në media, mes njerëzish të thjeshtë, prindër, mësues… Ishte një goditje e rëndë që i bëhej besimit se diçka do të bëhej për këtë çështje, mësimin e gjuhës amtare!

Për këtë gjë fola vetëm me Edin, bashkëshortin. Dhe pritëm…

Nuk e mbaj mend sa ditë prita, sa nuk plasa nga ankthi derisa më thirri përsëri drejtori në zyrë. Për çudinë dhe fatin tim të mirë ai më tha se mund të vazhdonim rrugën e nisur, madje më tha se nëse do të keni ndonjë problem mund të kontaktoja me të pa hezitim!!

Nuk mund ta besoni sa u gëzova! Prisja me padurim 7 Marsin. Një natë më parë, së bashku me Dh. Malon e I. Floqin pastruam dhe rregulluam çdo cep të Vatrës. Madje djali i Dh. Malos kishte printuar germat shumëngjyrëshe (si ylber) të urimit “GEZUAR 7 MARSIN!”, të cilat duken dhe në foton e mësuesve që bëmë atë pasdite…

Dhe dita e shumëpritur erdhi. Nuk e mohoj që frika dhe gëzimi ishin bërë njësh në shpirtin tim… Porositëm 40 karafila (aq mundëm me fondet e shoqatës) për mësuesit që menduam se do të vinin. Salla po mbushej. Vinin njerëz që i njihja e që nuk i njihja. Në tryezën ku do të flisja mbaja abetaren dhe fletë ku kisha shkruar diçka për të thënë. Thirra pranë meje mësuesen Dhimitra Malo si dhe mësuesin përmetar Dashmir Zaçe. Duke qenë se dhe origjina ime është nga Përmeti, një arsye më shumë më bëri që për këtë njeri të krijoja respekt të veçantë…

Fëmijët, midis tyre dhe vajza ime, Katerina, vinin rrotull të shkujdesur… Ata nuk e njihnin këtë festë, nuk kishin sesi ta dinin, por mësuesit dhe prindërit e pranishëm ishin po aq të emocionuar sa dhe ne organizatorët e kësaj ngjarjeje.

Në një moment, një anëtar i shoqatës sonë kërkoi që mësuesit që ndodheshin në atë sallë të ngriheshin në këmbë dhe të pranonin një karafil në shenjë mirënjohjeje nga fëmijët për festën e tyre, 7 Marsin. Surpriza ishte se në sallë kishte më shumë se 40 mësues… Nuk na dolën karafilat për të gjithë.

Më pas folën prindër e mësues duke na përgëzuar për këtë nismë kaq të bukur por dhe po aq të guximshme për kohën dhe vendin ku jetonim. Disa prej tyre shkruan dhe përshtypjet e tyre ne ‘Librin e përshtypjeve të shoqatës”.

Në një moment qetësie, me abetaren në dorë ftova mësuesin Dashmir Zaçe të jepte orën e parë të mësimit fëmijëve që ishin të pranishëm.

U ndjeva e lehtësuar. Kaq ishte! Filloi…

Ndërkohë mu afruan dy mësuese nga Korça, J. Gogo dhe M. Demollari. Ato shprehën dëshirën të vinin falas për t’u dhënë mësim fëmijëve.

Mësuesit po shtoheshin… Na mbetej të shtohej edhe numri i fëmijëve. Vendosëm mësimet të bëheshin çdo fundjavë, paradite.

Kështu filloi rrugëtimin ”Dallëndyshja e parë e mësimit të gjuhës shqipe”…

Fëmijët vinin me dëshirë dhe ne mësuesit ndiheshim të dobishëm dhe krenarë. Më vjen mirë që mundëm përsëri të bëheshim mësues, të përjetonim atë eksperiencë që secili prej nesh e kishte provuar në atdhe, kush më shumë e kush më pak, por në kushte të tilla asnjeri prej nesh nuk e kishte përfytyruar se do të ndodhte. Asgjë nuk është e pamundur dhe asgjë nuk është e rastësishme…

Sot numërohen dhjetëra kurse në të gjithë Greqinë. Mësues vullnetarë, në kuadrin e shoqatave u japin mësim fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, u mësojnë ABC-në.

Kanë kaluar vite e përsëri kjo plagë vazhdon të jetë e hapur. Jam e bindur se po të mos ekzistonte dëshira e madhe e sakrificës së këtyre mësuesve, asgjë nuk do të bëhej.

Nga shteti shqiptar përveçse disa libra e abetare (për ambiente as që bëhet fjalë) nuk ka pasur asnjë mbështetje tjetër. Vetëm premtime boshe! Nuk ka pasur asnjëherë mbështetje morale, përkundrazi vetëm stepje të cilën e kanë mbjellë në forma të ndryshme…

Do të doja ta mbyllja rrëfimin tim, por s’mundem…

M’u kujtua diçka tjetër në lidhje me këtë të fundit. Më kujtohet se përpara se të fillonim kurset e gjuhës shqipe, kërkuam një takim dhe në Konsullatën shqiptare të hapur para pak kohe në qytetin e Selanikut, për të vënë në dijeni edhe përfaqësinë e shtetit tonë, si dhe për të kërkuar mbështetjen  e tij. Pasi Konsulli i Përgjithshëm i atëhershëm z. N. Dhamo pranoi të na priste në hollin e konsullatës (paraprakisht i kishim dërguar një kërkesë zyrtare për takim me shkrim, me anë të së cilës na kërkohej të sqaronim dhe arsyen se përse e kërkonim këtë takim, si dhe personat që do të ishin prezent), dhe u njoh nga afër për ato çka ne po përgatiteshim, tregoi mosbesimin e tij për pjesëmarrjen e prindërve dhe të fëmijëve në këto kurse. Asgjë më tepër, asgjë më pak. Perveç kësaj dhe pas 7 Marsit, në prill të po atij viti një grup i kryesisë së shoqatës sonë, duke shfrytëzuar pushimet e Pashkëve, arritëm të realizonim takime me përfaqësues të lartë të qeverisë shqiptare. Dhe a e dini se cila ishte surpriza më e bukur? Z. Paskal Milo, Ministër i Jashtëm atëherë, pasi na dëgjoi me vëmendje na tha: “A e keni në statusin e shoqatës suaj mësimdhënien e gjuhës shqipe?!”

Falënderoj z. Abdurahim Ashiku, gazetarin, mësuesin, mikun dhe mbështetësin e vetëm besnik që nuk na ndahet hap pas hapi ne mësuesve të emigracionit.

Unë thashë se shpëtova, se tani jam kthyer në Atdhe, por me sa duket këmbëngulja e tij më bëri që të shkruaj këto faqe kujtimesh…

Tani që më zgjoi kujtimet do të vazhdoj t’i përgjigjem dhe nuk do ta lë më të më presë…

Tiranë, 3 qershor 2013.

MËSUESI MËRGIMTAR DASHMIR ZAÇE MË 7 MARS 2001…

*  Kur shkrova librin “Dashmir Zaçe një rilindës i kohës sonë”, nuk e gjeta gjëkundi fjalën e plotë të mësuesit të parë të shkollës shqipe në Selanik të Greqisë, ndaj nuk e kisha pjesë të librit…

* E gjeta para një muaji në një publikim televiziv të nismëtares dhe organizatores së hapjes së shkollës së parë shqipe në Selanik, kryetares së shoqatës “Shqiptarët e Selanikut” Mimoza Dako…

Po përcjell fjalën e Dashmir Zaçes siç u regjistrua me zë e me figurë nga një kameraman amator atë ditë të madhe të hapjes së shkollës së parë shqipe në Greqi, në Selanik nga shoqata “Shqiptarët e Selaniku”…

*            *              *

Jam nga Përmeti. Quhem Dashmir Zaçe. Kam punuar 28 vjet mësues.

Kur erdhi një qytetar përmetar nga Selaniku në Përmet më tha:

“Tani e kuptova Naim Frashërin, tani që isha vetë në kurbet.”

Qesha…

Por tani që jam vetë, tani kuptoj jo vetëm Naimin, por kuptoj të gjithë ata që janë këtu. (I rrjedhin lot)

Eh ! Të gjithë kështu qanin…

Mbase dikush ka dy vjet, siç kam unë pa shkuar në Shqipëri, dikush ka nëntë vjet, dikush ka pesë vjet, por të gjithë e ndjejmë me dhimbje atë tokë…

Më fal (loton)

Prandaj shpreha dëshirën nga të parët, jo i pari, por nga të parët që të vij dhe t’i mësoj fëmijët shqip pa shpërblim sepse e ndjej detyrë në shpirtin tim, e ndjejë detyrë patriotike që duhet ta realizojmë.

Këtyre anëtarëve të shoqatës u tregova një rast.

Isha në autobus, shkoja në Korkora. Ishte një fëmijë të them katër vjeç e të ëmën ruse. Nëna ia tregonte objektet rusisht.

Më erdhi edhe shumë mirë që e bënte këtë, por më erdhi edhe shumë inat me veten time.

Kur them “me veten time”, e them për të gjithë ne. Ne kur shkojmë rrugës, nuk kemi njeri pranë fare dhe i flasim fëmijës greqisht.

Pse t’i flasim Greqisht?

Ai do ta mësojë greqishten. Do ta mësojë në ambient, do ta mësojë në shkollë. Në qoftë se i flasim në ambiente shumë të ngushta dhe që je i “detyruar” kur je vetëm me fëmijën dhe i flet greqisht, për mua bëjmë padrejtësinë më të madhe ndaj vetes sonë.

Duke parë këto situata unë po jua them: Jam totalisht me fëmijët dhe do tua mësoj gjuhën shqipe…

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 