Vota e Diasporës/ PD do të paraqesë propozimet për aktet brenda 48 orësh

E diel, 23 Mars, 2025

Për kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi dorëzimi i akteve nënligjore për regjistrimin e votuesve jashtë vendit mund të finalizohet brenda maksimumi 48 orëve.

Kjo deklaratë u bë gjatë takimit të radhës të Këshillit Koordinues të Diasporës me institucionin e KQZ-së, dhe përfaqësues të partive politike dhe institucioneve të tjera.

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko u shpreh gjatë mbledhjes se i përkrah aktet por ka shumë rëndësi që KQZ të mbajë komunikim me organizmat e Diasporës.

“Kam përkrahje të plotë për aktet. Nuk do të mbyllet sot kjo histori. Kjo do dhe palë të tjera, grupime të tjera. Ka shumë rëndësi që KQZ të mbajë këtë komunikim me organet prezent sot këtu. Ju lutem të ecim shpejt dhe jap përkrahjen totale për paketën e rregullave në komisionin përkatës në KQZ, Rregullatorit. Për ne nuk ka asnjë lloj problemi”, tha Majko.

Më herët, përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile Vangjush Stavro bëri të ditur se janë bërë 4162 deklarata për adresën jashtë vendit për shtetasit shqiptarë, prej të cilave 1428 janë përfunduar dhe janë në punë e sipër 2072 të tjera. Ai tha se atyre që u ka rezultuar i pavlefshëm deklarata duhet të aplikojnë sërish me dokumentacionin e saktë.

Nisur nga kjo përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se ndryshimi i vendbanimit është një ndryshim i një prej përbërësve të gjendjes civile, që ndryshon automatikisht qendrën e votimit, e për rrjedhojë nuk mund të ketë vendbanim të dyfishtë.

“Nëse procedurat janë të tilla krijon dy burime dhe çon në konfuzion qoftë për shërbime civile të zakonshme, qoftë dhe për zgjedhje. Shtetasit duhet të dinë që po deklarojnë një të dhënë të rëndësishme për Gjendjen Civile”, tha gjatë diskutimit z. Bylykbashi duke folur dhe për problematikën e votimit me postë.

Ndërsa për përfaqësuesin e PS-së, Eridian Salianji matrica e akteve duhet të miratohet pasi nuk pengon asgjë. Ai foli për nevojën e afateve kohore kur duhet të nisë Rregullatori punën për ti miratuar pa humbur kohë.

Përfaqësues të Diasporës u shprehën se e rëndësishme është transparenca, afatt kohore dhe përmbajtja.

Dhe pse në bazë të Kodit Zgjedhor është Komisioni Rregullator ai që vendos për procedurat e votës së diasporës, të gjitha palët shprehën dëshirën dhe vullnetin që realizimi për herë të parë i votës së Diasporës të realizohet këtë 25 prill. Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi tha se opozita po përpiqet ti dërgojë sa më parë te Komisioneri propozimet e saj dhe më pas detajet do të diskutohen.

Pas diskutimeve të shumta në fund të mbledhjes që zgjati përreth tre orë, kreu i KQZ-së Celibashi u shpreh se çdo akt do të diskutohet me përfaqësues të Diasporës dhe brenda 2-3 ditëve do të ketë një narrativë mbi aktet.

“Këtë kompetencë ja jep ligji rregullatorit dhe është kompetencë e kodit zgjedhor dhe ne nuk mund ta ndryshojmë. Unë mendoj se ne duhet të ecim në këtë mënyrë: Do të reflektojmë mbi propozimet e të gjithë palëve dhe shumë shpejt brenda 2-3 ditëve do të prezantojmë një narrativë mbi aktet që ne po formulojmë mbi votën e Diasporës”, u shpreh Celibashi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.