“Luani i Arbërisë”, 125 vite më parë u nda nga jeta arbëreshi Gennaro Placco

E enjte, 18 Prill, 2024

Sot shënohet 125-vjetori i ndarjes nga jeta të patriotit dhe poetit arbëresh Xhenaro Plako (Gennaro Placco), i quajtur edhe si “luani i Arbërisë”, për shkak të kontributit të tij në Risorgimento-n italiane.

Gennaro Placco vijoi studimet juridike e noteriale dhe iu bashkua lëvizjes për lirinë dhe bashkimin e Italisë, të ashtuquajturës Risorgimento. Për shkak të angazhimit politik, ai kaloi një sërë peripecish e sfidash, mes të cilave dhe vuajtjet në burg. Ai njihet si simboli i idealistit trim dhe patriot, që për sakrificat e tij nuk kërkoi asgjë në këmbim. Për këtë arsye, është quajtur edhe “Luani i Arbërisë”, madje sot ekziston edhe një shoqatë kulturore me emrin e tij.
Gennaro Placco ka shkruar disa vepra poetike, kryesisht në zhanrin e poemës dhe të kujtimeve. Një nga poezitë më të njohura dhe më të bukura të tij është poezia “Vajtim”, ku paraqet frymën atdhetare dhe lidhjen e tij të fortë me vendlindjen.

Ai lindi në 1826-n në Çifti të Kalabrisë në një familje të varfër dhe falë xhaxhait të tij prift, u regjistrua për të kryer studimet në kolegjin italo-shqiptar të Shën Adrianit. Mjedisi kulturor dhe biblioteka e pasur e këtij kolegji, ndikuan në formësimin e personalitetit të tij dhe ndryshe nga pritshmëritë familjare për t’u bërë prift, ai ndoqi një tjetër rrugë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 