Kujtimet e humbura…  

E martë, 23 Prill, 2024
E martë, 23 Prill, 2024

Kujtimet e humbura…  

Në klasë, ne (shqiptarët) jemi shumicë, të tjerët janë: somalezë, etiopianë, irakianë, kamboxhianë, boshnjakë. Sot, në mësimet pas orës 12.30, bëjmë bisedë (conversation), në temën: Familja, breznitë (paraardhësit), vendlindja…   Të gjithë (me përjashtim të shqiptarëve) kanë sjellë me vete albume fotografish të familjeve, videokaseta me incizime familjare, kujtime të shkruara, dëshmi  etj.  Profesoresha, me flokët kaçurrela, të mbledhura prapa, me sytë ngjyrë deti, (Kerri Ann) më dukej sikur na thoshte: “Po ju kosovarët, çka është kjo pakujdesi, çka është ky rebelim?!”  Një heshtje, një ngulfatej, një përhumbje në fytyrat e studentëve të “rebeluar”. Heu…profesoreshë: “Albumet me fotografi,  librat, fletoret, lojërat e fëmijëve, kujtimet e shkruara, gjësendet e ruajtura me shekuj në shenjë kujtimi për paraardhësit tanë, monumentet kulturore, simbolet kombëtare, peizazhet me diell… – na sekuestroi, dogji e mori  –  ushtria e luftërave të h-u-m-b-u-r-a”.