Itali/ U largua nga Shqipëria me gomone, sot mjeshtër i spektakleve me drita

E shtunë, 20 Prill, 2024

David Ndoj, 44 vjeç i lindur në Gomsqie të Shqipërisë sot është një menaxher i vendosur dhe historia e tij meriton të rrëfehet shkruajnë mediat italiane.

Ai mund të kishte përfunduar ushqim për peshqit natën që u arratis nga Shqipëria në diktaturë komuniste, nëse skafisti do të kishte shkrepur pushkën e tij AK-47, pasi kishte dëgjuar një batutë të hidhur të tij. Rrëfimi i Davide Ndoj vjen në pritje të librit të tij të ardhshëm “Dielli lind nga Perëndimi- Kujtimet e jetës së një shqiponje në fluturim”.

“Ajo që unë bëra është një dicka që jo kushdo do e kishte guximin ta bënte. Atë natë duhet të ndryshoja jetën time dhe jeta ime ne fakt po ndryshonte; ishta 17 vjeç dhe në mënyrë klandestine bashkë me të tjerë u arratisa nga diktatura e Enver Hoxhës. Greqia ishte qëllimi drejt lirisë”, rrëfen Davidi.

Mes dëshirave të të riut ishte dhe pritshmëria për një jetë më të mirë dhe të integrohej si editorialist dhe fotograf:

“Ëndrra ime që fëmijë ishte të bëhesha gazetar dhe drejtues i një gazete. Në atë kohë, në Shqipëri, përdorej ende stilografi, dhe e drejta për të shfaqur lirshëm mendimin tënd me fjalë, me shkrim dhe çdo mjet tjetër ishte i ndaluar nga regjimi. Pas shumë peripecish më në fund arrita Greqinë, eca në këmbë për 20 ditë. Pas një periudhe të shkurtër në Greqi u nisa për në Itali. Arrita në Leçe, por doja shumë të arrija në Romë”, vijon rrëfimi i Davidit për “Canale190.it”.

Davidi arriti në Romë pasi eci gjatë në këmbë. Atje ai takoi pianisten Eleonora Arnesano, me të cilën u dashurua dhe u transferuan në Puglia, në San Giorgio Jonico, vend që, siç do e zbulojë më vonë, ruante lidhje të forta me tokën e shqiponjave falë heroit shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Kur arrita në San Giorgio Jonico, pasi bëra punë të rëndomta, me ndihëmn e gruas sime Eleonora dhe disa miqve arrita të realizojë ëndrrën që kisha që i vogël. Në 2004 themeloj një gazeta mujore me një tirazh prej 5 mijë kopjesh. Më në fund isha i lumtur”, thotë ai.

Talenti i Davidit do të japë frutet shpejt. Pasioni i tij për shkrimit do ta çojë atë në krijimin e një formati reality show që vjen nga përvoja e tij e ecjes në këmbë në Greqi e në Itali për shumë ditë: Artistët në këmbë, një histori emigracioni që bëhet një projekt i një shfaqjeje reale. Më vonë, ai do të krijonte një agjenci shfaqjes me konsulencë artistike në Itali dhe në Shqipëri. Por kur gjithçka po shkonte mirë, në vitin 2008 kriza ekonomike do të gjunjëzonte sektorët e botimeve dhe spektaklit.

“Gjithçka u shemb, botimet kaluan në internet, por pa marrë rezultatet e kënaqshme. Atëherë pata një ndjesi që i dha jetë projektit artistik “LedShow” ku bëj veshje skenike, mjete me shkëlqim dhe pajisje shtesë që shfrytëzojnë teknologjinë LED, pra e bërë me dioda që lëshojnë dritë. Pasioni im për hapësirën dhe fantashkencën më lejoi të bëra robotin e parë me ndriçim, Robot Led Star Wars, të gjatë tre metra, e bërë me mijëra drita LED RGB. Por pandemia e COVID-19 ndali menjëherë kërkesat e shumta për shfaqje të cilat shpresoj të vazhdojnë sa më shpejtë të jetë e mundur”, rrëfen Davidi.

Historia e menaxherit David Ndoj është një rast i praktikës më të mirë përsa i përket itnegrimit; ajo shëmbëlltyrë e integrimit pozitiv që përcjellin shqiptarët dhe që nisi në vitet ’90, një epokë e zbarkimeve masive në të cilën ata konsideroheshin si “një grup i keq etnik”, deri më sot si një bashkëjetesë paqësore dhe produktive.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 