Ana Naqe, një soprano shqiptare në operan belge

E enjte, 28 Mars, 2024

Sopranoja shqiptare Ana Naqe, e ka ndërtuar jetën dhe karrierën e saj artistike prej shumë vitesh në Belgjikë. Aftësia vokale dhe interpretuese i kanë siguruar asaj role të shumta në skenat belge dhe në shtete të tjera, si Spanja, Franca, etj.

“Kur erdha me studime në Belgjikë, vendosa të studioja paralelisht violinë dhe kanto, nuk e mendoja kurrë që do bëhesha këngëtare dhe se violina do të kalonte në vend të dytë. Për momentin, jam duke xhiruar një film me titull Madame Bovary, ku unë interpretoj arie nga Lucia di Lammermoor”, – tregon sopranoja shqiptare në një intervistë.

Ana thotë se edhe pse ka pasur fat, suksesi i saj është më tepër punë dhe këmbëngulje. Ajo është nënë e një djali 13-vjeçar që nuk dëshiron të largohet nga Belgjika dhe kjo është arsyeja që nuk është kthyer në Shqipëri.

“Unë kam pasur shumë fat. Por dua të them se është tepër punë, punë natë e ditë dhe këmbëngulje. Sigurisht që në Shqipëri mendoj se do ta kisha shumë më të lehtë, njerëzit njihen më tepër dhe kush nis rrugën e tij ecën para shumë më shpejt. Pas kohësh që isha unë u desh shumë kohë që talente të rinj të dalin. Arsyeja pse nuk kthehem në Shqipëri është se kam një djalë 13 vjeç që është shumë belg, do Belgjikën”, vijoi Ana.

Rolet që do të dëshironte të interpretonte janë Norma, Ana Bolena dhe Jenufa dhe që shpreson ti realizojë shumë shpejt. Përsa i përket koncerteve në Shqipëri ajo zbulon një projekt të sajin.

“Shfaqjet e mia me Madam Bovari fillojne, pas xhirimeve të filmit në mars në Spanjë, në prill janë 20 shfaqje të Madame Bovarisë në Europë. Në maj jam duke bërë një repeticion me një projekt tjetër të ri të një producente serbe, që do mund të sillet në Shqipëri ndoshta vitin që vjen po dhe ajo do bëj tur në Europë”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 