KQZ: Jemi ende në kohë për Votën e Diasporës, janë regjistruar 3400 shqiptarë

E premte, 19 Prill, 2024

Kreu i Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi bëri të ditur se javën e ardhshme në mënyrë institucionale Komisioni Rregullator do të ketë draftin e përgatitur për procedurat e regjistrimit të votuesve jashtë vendit.

Duke folur për mediat, ai tha se jemi ende në kohë për të realizuar votën e Diasporës dhe pse afati kohor është shumë i ngushtë.

“Vazhdon të jetë akoma pa një rezultat konkret dhe me interes qoftë për Diasporën po qoftë edhe për ne qe jetojmë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Kemi përgatitur sipas kërkesës së disa partive një kalendar dhe një listë të akteve të cilat do të duhet të kalojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi ka qene një kërkesë e tyre për të parë se ku fillon dhe ku mbaron procesi. Pasi sipas tyre kjo do të jepte një qartësi mbi gjithë procedurat që KQZ do të ndjekë për realizimin e gjithë këtij procesi. Gjithsesi unë mendoj që nuk ka vend që KQZ ta ndalojë këtë proces. Dhe me shumë mundësi në fillim të javës tjetër në mënyrë institucionale do t’i prezantojë Komisionit Rregullator draftin që është përgatitur për procedurat e regjistrimit të votuesve nga jashtë. Dhe ndoshta duhet ecur hap pas hapi e kemi mundësinë, pasi unë mendoj që teorikisht akoma ka mundësi që të realizohet. Konsideruar edhe numrin e atyre qe janë të regjistruar deri tani, nëse nuk gaboj janë rreth 3400 qytetare shqiptarë të cilët banojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe e kanë deklaruar vendbanimin e tyre nga 800 e ca që kanë qenë përpara një muaji”, tha Celibashi.

Ai shprehu vullnetin e tij për realizmin e këtij projekti, por tha se bazuar në shkaqet reale dhe kohën e patur në dispozicion nga KQZ për tu përgatitur ka qenë ajo që nuk duhej të ishte.

“E vërteta është që nuk kam qenë asnjëherë optimist për këtë projekt, po kam qenë dëshirplotë që ky projekt të realizohet. Nuk kam qenë optimist në mënyrë reale, bazuar në shkaqe reale, sepse koha që ka patur në dispozicion KQZ për të përgatitur të gjithë aktet dhe infrastrukturën përkatëse për të mundësuar votimin e diasporës ka qenë jo ajo që do të duhej të ishte, por kemi menduar që duke e konsideruar që kishim të gjithë vullnetin dhe të gjithë faktorët e kishin të gjithë vullnetin sikurse publikisht janë deklaruar për të shtyrë përpara këtë proces, kemi menduar që ky proces me realizëm mund të thuhet se mund të bëhej. Unë vazhdoj të shpresoj akoma, jo vetëm për këtë fakt në fakt që numri i atyre qytetarëve që janë të regjistruar në regjistrin e gjendjes civile me vendbanim të deklaruar është një numër relativisht i vogël. Dhe për një numër kaq të vogël ekziston mundësia që ne qoftë dhe si test se ndoshta nuk gjeta fjalën e duhur ndoshta, mund ta provojmë, qoftë dhe për këto zgjedhje. Ngelet për tu parë se si do të jetë fati i projektaktit të parë që do kalojmë për shqyrtim. Pa dyshim që ka shumë punë për tu bërë po teorikisht vazhdoj të mendoj se ka shanse se dhe për këto zgjedhje të mundësohet votimi i Diasporës”, u shpreh ai më tej.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 