“Takimi i Mjekësisë në Diasporë” / Mjekët protagonistët e kohës

E premte, 29 Mars, 2024

Sot u zhvillua takimi me profesionistët shqiptarë të Diasporës në fushën e mjekësisë. Agjencia Kombëtare e Diasporës me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale zhvilloi aktivitetin online “Takimi i Mjekësisë në Diasporë”, për të dytin vit radhazi.

Diskutimi zhvillohet në tre panele: “Politikat shtetërore, mjekët shqiptarë në Diasporë dhe roli i rrjetit të profesionistëve”, “COVID-19 – Sfidat, vështirësitë dhe menaxhimi i situatës nga mjekët në vend dhe në Diasporë” dhe “Vaksina, një lehtësim për sistemin shëndetësor dhe jetën e qytetarëve”.

Në pjesën e parë të këtij takimi mbajtën fjalën e tyre përshëndetëse Ministri i Shtetit për Diasporës, Pandeli Majko, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Enver Roshi, Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë dhe Punëve Sociale dhe personalitete të njohur në fushën e shëndetësisë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shprehu falenderimet e saj për mjekët e Diasporës. “Jam shumë e lumtur që organizojmë një takim virtual, edhe pse do doja të ishim të gjithë bashkë si vitin e shkuar, një takim nga ku lindën shumë ide. Falenderoj kolegun Majko dhe të gjithë ekipin e tij për organizimin shembullor të këtij takimi, dua të përmend faktin se e gjithë struktura është ngritur me idenë për të identifikuar sa më shumë mjekëve në Diasporë dhe krijimi i një rrjeti të mjekëve jashtë vendit. Dua të falenderoj të gjithë mjekët për të gjithë rolin që kanë pasur përgjatë këtij viti, i cili konsiderohet si viti më i vështirë në këtë luftë me COVID-19.  Dua gjithashtu të bëj një homazh për të gjithë ata profesionistë të shëndetësisë të cilët nuk janë më mes nesh për shkak të këtij virusi. Kjo periudhë na ka bërë të reflektojmë edhe të përmirësojmë më shumë sistemin tonë shëndetësor. Dua të falenderoj të gjithë mjekët e Diasporës për kontributin e tyre për të menaxhuar bashkë këtë pandemi, duke ndarë me ne eksperiencën e tyre, praktikat e punës dhe protokollet shëndetësore. Besoj se ajo që qeveria shqiptare ka bërë për transformimin e sistemin shëndetësorë në këto tetë vite është një punë e cila ka sjell përmirësimin e kushteve të punës, infrastrukturës, teknologjisë dhe vëmendja maksimale tek profesionistët tanë të shëndetit. Pavarësisht se ku jetoni ju mbeteni mjekë që jepni një kontribut të madh për vendin dhe shqiptarët kudo që janë. Unë e mbështes shumë këtë rrjet profesionistësh, një rrjet i cili veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë tregoi një gatishmëri për bashkëpunim”.

Në fjalën e tij përshëndetësi Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko shprehu mirënjohje për kontributin e mjekëve të Diasporës gjatë periudhës së vështirë që po kalojmë: “Më lejoni të shpreh kënaqësinë e organizimit të këtij takimi. Pandemia është një emergjencë që ka prekur gjithë botën dhe ne menduam se ky takim ishte i nevojshëm, sepse kjo pandemi ka prekur të gjithë botën. Kjo që po kalojmë i ka bërë mjekët protagonistës e kohës. Mendoj se mjekët e Diasporës e kanë fituar statusin për të qenë prezent me opinionin publik në Shqipëri. Opinioni u njoh me një rrjet të zgjeruar mjekësh në Diasporë gjatë kohës së pandemisë. Ekspertë që nuk kanë nevojë për fjalë, sepse e kanë dëshmuar me statusin që kanë fituar në vendin ku jetojnë. Ky aktivitet do të shndërrohet në një projekt të përvitshëm. Një projekt i radhës është edhe botimi i një reviste që do të sjell përvojën më të mirë të mjekëve. Disa vite më parë nuk mendoja se do të kishim një faktorizim të ekpertëve të Diasporës, por ky takim tregon të kundërtën. Ky është një aktivitet, i cili më shumë se sa një premtim është një angazhim i shtetit. Të gjithë së bashku Brenda dhe jashtë vendit kemi vetëm një qëllim, zhvillimin e vendlindjes.”

Enver Roshi, Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë dhe Punëve Sociale u shpreh se mjekët shqiptarë janë përfaqësues të imazhit tonë në botë: “Mjekët e Diasporës përfaqësojnë atë pjesë fizike dhe shpirtërore të shqiptarëve që jetojnë jashtë. Kanë çuar në një shtet tjetër imazhin e Shqipërisë. Kjo pandemi nxori edhe më shumë në pah vlerat e tyre përballë nesh. Prodhimi i vaksinës është një arritje e madhe shkencore, masat e marra gjithashtu kanë ndihmuar në mënyrë që sistemi shëndetësorë të mos kalojë në kolaps, edhe Shqipëria ka arritur ta mbaj këtë kurbë të shtypur. Të bëhesh mjek nuk është e lehtë, investimi në profesion është shumë i kushtueshëm. Mesazhet që mjekët e Diasporës kanë qenë vërtet të rëndësishëm, kanë dhënë shumë këshilla të vlefshme, duke qenë kështu një kontribut i madh në luftën kundër pandemisë.”

Rektori i Fakultetit të Mjekësisë, Arben Gjata vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit mes universiteteve mbarëshqiptare në mjekësisë: “Edhe Shqipëria u gjend e papërgatitur në luftën me COVID dhe do doja të kujtoja se para një viti kemi bërë një thirrje për punonjësit e shëndetësisë për t’u bashkuar me luftën kundër virusit, ende ndihem i emocionuar kur e kujtoi se si Brenda 24 orëve u regjistruan mbi 3 mijë persona. Mjekët e Diasporës na kanë ndihmuar me literaturë, me sugjerime, ide. Një libër shumë i rëndësishëm na ka ardhur shumë shpejt falë mjekëve tanë në Diasporës një libër që për stafin mjekësorë ishte shumë i dobishëm. Kjo pandemi i riktheu mjekut vlerën e vet mjekëve në Shqipëri, një imazh i prishur për shkak të disa rasteve sporadike. Ne jemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi, sepse mjekët në Diasporë janë një pasuri intelektuale për ne. Është shumë i domosdoshëm bashkëpunimi me kolegët jashtë dhe një bashkëpunim shumë i fortë midis Universiteteve shqiptare të mjekësisë, mes Universitetit të Tiranës, Prishtinës, Tetovës dhe të kemi një bashkëpunim mbarëshqiptarë.”

Presidenti i Urdhrit të mjekut Fatmir Brahimja vlerësoi arritjet e mjekëve shqiptarë në Diasporë: “Falenderoj mjekët në Diasporë për kontributin e tyre. Urdhri mjekut e ka dashur dhe mirëpritur këtë bashkëpunim. Pas konferencës së parë u kultivua edhe më shumë ky bashkëpunim i frytshëm. Gjëja e parë gjatë punës për të evidentuar këtë bashkëpunim ishte konstatimi i një profesionalitetit tuaj, që neve na bën krenar. Kemi konstatuar se ju jeni kontribuues të shquar në sistemin shëndetësorë, jeni pjesë aktive e sistemeve shëndetësorë të njësive shëndetësore ku punoni. Sot në revista prestigjioze shkencore mund të shohim emra të shumtë të shqiptarëve. Në gjendjen civile dhe tek urdhri i mjekut ju jeni ende të regjistruar, ndaj do ju lutesha të na ndihmoni me arritjet, kualifikimet që kemi bërë në mënyrë që të rinovojmë të dhënat tuaj dhe të nxisim bashkëpunimet në fusha të ndryshme.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 