SHBA/ Yllka Gashi: Në filmin “Zgjoi” unë duhet ta nderoja figurën e Fahrijes

E enjte, 28 Mars, 2024

Yllka Gashi e cila prej vitesh jeton në SHBA u bë e njohur për publikun ndërkombëtar me interpretimin e saj në filmin “Zgjoi” fitues i tri çmimeve më të rëndësishme të festivalit më të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Sundance”.

“Ideja e filmit nisi në vitin 2011, kur Blerta Basholli më tregoi idenë e saj për këtë skenar. Një ide që vet Blerta e ka pas më herët. Ne bashkë shkuam dhe e takuam zonjën Fahrije dhe nga viti 2016 ka nisur puna intensive për skenarin, më pas në vitin 2018 e kemi xhiruar, më pas u desh një vit për montazh, muzikë, ngjyra dhe në vitin 2021 erdhi ky sukses”, tregon Yllka Gashi në një intervistë për televizionin “Alb Uk” në Britani.

Ajo tregon se zonjën Fahrije e ka takuar disa herë, por me historinë e saj është njohur shumë më herët: “Zonjën Fahrije e kam takuar dhe njohur, edhe para se ta takoja e kam ditur historinë e tyre. Kam fol edhe pas filmit, kam respect të madh për të. Ne kemi pas fat të rritemi nga gra të forta, puntore, gra që kanë bërë shumë sakrifica për të krijuar një jetë më të mirë për famijen dhe Fahrija është vetë sinonim I forcës. Për ne ishte shumë e rëndësishme që ta tregojmë historinë e saj dhe ta nderojmë figurën e saj. Ajo ka qenë shumë bashkëpunuese dhe shumë e afërt me ne.”

Yllka Gashi tregon se filmi synon edhe festivale të tjerë: “Ende nuk ka një datë konkrete se kur do të shfaqet filmi. Planet janë që filmi të ketë premierë edhe në festival të tjera. Më pas mendojmë që filmi do shfaqet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni. Mbase në fund të shtatorit.”

Nëse e pyet për profesionin, ajo e thotë me bindje se pasioni saj më i madh është aktrimi dhe është e lumtur që e ushtron këtë profesion: “Për mua gjithmonë ka qenë ëndërr të jem aktore. Kur isha e vogël shruaja poezi, tregime dhe gjithmonë e kam pas një afrimitet me artin. Pas luftës në audicionin e parë që kam shkuar, aty e kam kuptuar pasionin e vërtetë në jetë për aktrimin dhe mendoj se është gjëja që di të bëj më mirë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 