Puglia dhuron pajisje mjekësore për Shqipërinë

E premte, 29 Mars, 2024

Trupi konsullor i Puglia, Basilicata dhe Molisë në Itali, në bashkëpunim me kompaninë “Divella” kanë dhuruar pajisje mjekësore për Shqipërinë.

Bëhet fjalë për gjashtë ventilatorë të teknologjisë së fundit dhe 40 mijë maska.

Pajisjet janë dorëzuar në konsullatën shqiptare të Barit. Konsullja Gentiana Brahimi e konsideroj këtë një gjest solidariteti vëllazërie dhe bujarie që lidh Pulian me Tokën e Shqiponjave

Ajo falënderoi përzemërsisht kompaninë “Divella” dhe kolegët e saj, duke kujtuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve por edhe mbështetjen reciproke të dhënë në këto kohë të vështira.

Massimo Salomone, Sekretari i Përgjithshëm i Trupës Konsullore të Pulias, Bazilikatës dhe Molises, theksoi se në këtë vit shënohet 50-vjetori i themelimit te kësaj Trupe Konsullore, 50 vjet aktivitet diplomatik e marrëdhëniesh ndërkombëtare në këto tre Rajone strategjike të Mesdheut.
“Pajisjet mjekësore të përparuara teknologjikisht dhe jashtëzakonisht efektive, jane thelbësore për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga vështirësia në frymëmarrje. Ky është një akt dashurie ndaj vëllezërve tanë shqiptare Falënderojmë F. Divella Spa për solideritetin e jashtëzakonshme”, tha ai.
Dhurimi i pajisjeve mjekësore eshte nje gjest konkret ndihme, shtoi Francesco Divella, menaxher i marketingut i F. Divella SpA – për nje popullsi që ashtu si pjesa tjeter e botes po përballet me këtë situate shëndetesore. Ne besojmë se në këtë periudhë është e nevojshme të mbështesim njëri-tjetrin.

“Të bashkuar nga i njëjti det”, kjo është lidhja jone e fortë, shprehet Ugo Patroni Griffi, Presidenti i Autoritetit të Sistemit Portual të Detit te Adriatikut Jugor, midis Bel Paeses dhe Tokës së Shqiponjave.
“Tashme janë gati 30 vjet që kur Puglia filloi të kete një marrëdhënie të veçantë, miqësie dhe vëllazërie, me Shqipërinë. Sot, pra, jemi së bashku të luftojmë një armik të padukshëm, krah për krah. Kur filloi kjo betejë menjëherë miqtë shqiptarë vrapuan për të na ndihmuar, tani është koha që ne të ndihmojmë. Dhe ne si Trupë Konsullore, falë ndihmës së kolegut Divella, jemi edhe një herë këtu. Sigurisht që kjo miqësi na bën më të fortë. Së bashku do të jetë më e lehtë. Së bashku do t’ja dalim”, tha më tej Griffi.​

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 