Portugali/ Mjeku Ndrio: Sado masa të vendosen, nëse nuk zbatohen, nuk kanë efekt

E enjte, 25 Prill, 2024

Mjeku i patologjisë klinike, Altin Ndrio prej vitit 2001 jeton në Portugali.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Dita jonë” në A2, ku foli rreth edicionit të dytë të “Takimit të mjekëve të Diasporës”, i cili ka temë kryesore pandeminë e koronavirusit. “Lidhja ime me systemin shëndetësor nisi në takimin e parë të takimit të mjekëve në Diasporës dhe i jam shumë falenderues organizatorëve për këtë takim, që shpresoj të jetë i përvitshëm. Bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë, shkëmbimi i përvojave sipas kushteve të secilit vend ndihmon në hartimin e planeve dhe lehtëson përballimin e situatës”.

Ndërsa bëri një krahasim të masave shtrënguese të vendosura nga autoritetetet në Shqipëri dhe Portugali, ku ai jeton, mjeku shqiptar deklaroi se sado masa që të vendosen nëse nuk ka një ndërgjegjësim nga njerëzit dhe nëse nuk zbatohen, nuk do të kenë efekt.

“Me atë që kam ndjekur nga Shqipëria, autoritetet i kanë marrë masat e tyre. Unë mendoj se njerëzit duhet të kenë ndërgjegje të lartë. Nëse ne nuk i respektojmë masat sado që qeveria, ministria e Shëndetësisë i kanë vendosur atëherë nuk do të kenë rezultatet që priten. Duhet ndërgjegje nga ana e njerëzve. Ne jemi ata që e përhapim virusin. Duhet të përdorim maskat dhe të mbajmë distancë”, tha Ndrio.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 