INTERVISTA/ Blerina Kadiu: Lufta ndaj infodemisë së COVID-19 në Kanada

E enjte, 25 Prill, 2024

Blerina Kadiu prej katër vitesh tashmë jeton në Kanada, një zgjedhje e saj dhe bashkëshortit pasi familja e Blerinës jetonte atje. Dhe pse prej vitesh në Tiranë ushtronte profesionin e stomatologut me vete përtej oqeanit Blerina mori profesionin dhe pasionin për kërkimin shkencor.

Sot falë këmbënguljes së saj dhe të mësuarit të diçkaje ndruyshe nga puna e saj e përditshme si dentiste Blerina ka vijuar studimet në Seneca dhe në McMaster në Kanada. Së fundmi ajo është bërë pjesë e vullnetarëve të nismës së qeverisë kanadeze kundër infodemisë dhe lajmit të rremë për COVID-19. Në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare” ajo tregon planet e saj për të ardhmen ku kthimin në Shqipëri e sheh gjithmonë si një mundësi.

Blerina prej disa vitesh tashmë jetoni në Kanada. Këtu në Shqipëri ushtronit profesionin e stomatologes. Përse vendosët të lini Shqipërinë dhe zgjodhët pikërisht Kanadanë?
Familja ime jetonte prej vitesh në Kanada dhe pas vizitës sime të parë këtu, në 2010, e vlerësova si të vetmin vend që mund të zgjidhja për të jetuar, përveç Shqipërisë. Jo vetëm prej faktit që familja ime jetonte këtu, por për pozitivitetin, mirësinë dhe respektin që të rrethon në çdo moment.
Në 2017, sëbashku me bashkëshortin, vendosëm që ishte koha e duhur për të lënë gjithcka kishim arritur në karrierat tona dhe t’i jepnim vetes mundësinë dhe sfidën për t’ia nisur nga e para në një vend që premtonte më shumë qetësi dhe lumturi.

Çfarë mund të themi për situatën aktuale në Kanada për shkak të pandemisë? Si ka vijuar procesi i vaksinimit?
Pandemia e Covid-19 ka qenë e rëndë dhe e vështirë për t’u menaxhuar nga çdo shtet. Për Kanadanë mund të them që masat e mara nga qeveria kanë qenë efikase pasi, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve dhe mbingarkesës së sistemit shëndetësor, ka arritur të mbajë situatën nën kotroll dhe ka patur një numër të ulët të fataliteteve. Mendoj që merita është edhe e populatës që zbaton me rigorozitet rregullat e vendosura nga qeveria.
Vaksinimi i popullatës po bëhet me ritme të shpejta ndërkohë që vazhdon të jetë e detyruar mbajtja e maskës dhe distancimi social në ambiente të mbyllura edhe për personat që janë të vaksinuar.

Studimet tuaja i keni vijuar në Seneca dhe më pas në universitetin e McMaster. Mund të themi që jeni nga ata njerëz që punojnë shumë dhe me kokëfortës për t’ia dalë?
Unë kam patur gjithonë dëshirën e madhe për të studiuar dhe kam dashur të mësoja diçka ndryshe nga puna që bëja çdo ditë (dentiste). Programi në kolegjin Seneca më ofroi një rifreskim të njohurive në mjekësi dhe më bëri të kuptoja që mundësitë që të ofron sistemi arsimor kanadez kombinuar me dëshirën për të studiuar, të japin mundësinë të bësh çfarëdolloj profesioni që ëndërron.
Masteri në universitetin e McMaster ishte një mundësi fantastike për të mësuar më shumë mbi mikrobiologjinë dhe për të qenë e përditësuar me informacion në shkencat bio-mjekësore. Eksperimentet në laborator gjatë pandemisë dhe shkrimi i temës ishin një sfidë më vete, gjithsesi jam shumë e lumtur që e finalizova me sukses.
Cilat janë planet tuaja?
Planet e mia lidhur me karrierën janë studimet për licensimin si dentiste në Kanada paralelisht me punen për kërkim shkencor në universitetin e McMaster. Procesi i licensimit është i gjatë, merr relativisht kohë dhe energji, por është i arritshëm dhe jam e sigurt që do të jetë një eksperiencë fantastike.

Së fundmi jeni bërë pjesë e nismës vullnetare për informimin mbi COVID. Na tregoni pak më shumë këtë projekt?
Ky projekt eshte nisme e qeverisë kanadeze për të luftuar disinformimin në lidhje me COVID-19. Një grup shkencëtarësh nga universiteti i Calgarit, së bashku me gazetarë dhe punonjës të shërbimit shëndetësor kanadez formulojnë informacione në rrjetet sociale. Detyra e vullnetarëve (imja) është ta shpërndajmë këtë informacion në profilet sociale personale për të rritur numrin e audiencës që përfiton informacion të vërtetë dhe të bazuar në shkencë. Mendova që t’i shpërndaja disa nga këto postime edhe në shqip për ta bërë më të kuptueshme për audiencën shqiptare sepse besoj që është shumë e rëndësishme për secilin nga ne, të ketë informacion të kontrolluar dhe të vërtetë mbi Covid-19.

A keni kontakte me komunitetin shqiptar në Kanada, megjithëse tani në kohë pandemi është disi i vështirë organizimi.
Komuniteti shqiptar në Kanada është relativisht i madh, dhe ne kemi lidhje me shumë prej tyre, gjithsesi komunikimi gjatë pandemisë mbetet virtual dhe është e vështirë të zgjerosh rrethin e njohjeve me bashkëatdhetarë të tjerë.

Si janë lidhjet tuaja me Shqipërinë dhe a e mendoni rikthimin?
Oh, kjo është pyetje emocionuese. Shqipëria mbetet vendlindja! Vetëm ideja që mund të shkoj në Shqipëri më bën të ndiej një vrull emocionesh përzier mall, gëzim dhe trishtim që vetëm kur je larg e kupton. Familja jonë e madhe është në Shqipëri dhe kjo të bën të ndihesh pjesë e pandarë e vendit. Kthimin në Shqipëri e mendoj gjithmonë si mundësi, nuk më pëlqen t’i kufizoj zgjedhjet vetes dhe familjes. Mendoj që është e rëndësishme të bësh më të mirën kudo që shkon dhe të tregosh që je një shtim pozitiv në shoqërinë ku jeton.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.