Projekti “Greenback 2” i Bankës Botërore dhe organizata Germin organizuan takimi e radhë online, këtë herë me përfaqësues të Diasporës Shqiptare në Greqi, ku u diskutua mbi rëndësinë e remitancave të Diasporës dhe rrugët për t’i përdorur ato më me efektivitet në ekonominë e Shqipërisë.
Përfaqësuesit e Projektit të Bankës Botërore dhe Germin theksuan dobinë e bisedave të kësaj natyre, për të mundësuar ide dhe projekte për përdorimin e remitancave në ndihmë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Eksperti i Çështjeve Ekonomike pranë Ministrit të Shtetit për Diasporën, Fatos Çoçoli prezantoi qasjen e strukturave të Diasporës të ngritura nga Qeveria shqiptare, sidomos të Fondit të Zhvillimit të Diasporës dhe Dhomës së Biznesit të Diasporës, në lidhje me dërgesat e parave dhe shërbimet financiare, të përqëndruar në identifikimin e praktikave më të mira për të kanalizuar remitancat përmes rrugëve formale, zgjerimin e mundësive për të dërguar dhe marrë remitanca me kosto më të ulët, si dhe integrimin më mirë të dërgesave në mundësi për investime për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.
Pjesëmarrësit e shumtë të Diasporës sonë në Greqi, në diskutimet e tyre vlerësuan ngritjen e strukturave shtetërore në vitet e fundit nga qeveria shqiptare, në ndihmë të Diasporës. Nga ana tjetër, ata sollën shumë shembuj të problematikave të hasura nga përfaqësues të Diasporës në Greqi, në përpjekjet e tyre për të investuar në Shqipëri. Kërkuan që shteti në Shqipëri të ofrojë garanci konkrete, që ata të sjellin kursimet dhe kapitalin e tyre për investim në atdhe. Kanë shumë dëshirë ta bëjnë këtë, por frenohen nga dështimet e viteve të kaluara dhe kërkojnë garanci reale.
Sollen shume ide per te konkretizuar investimet ne Shqiperi, nder te cilat edhe qasjen e themelimit te nje banke shqiptare ne Greqi. Perfaqesuesit e shume organizatave dhe anetare te dhomave te tregtise ne Athine, Selanik, etj, i ftuan perfaqesuesit e strukturave shteterore te Diaspores ne Greqi, per vizita pune ne eksplorimin e mundesive konkrete te bashkepunimit, per kanalizimin e kursimeve te Diaspores ne investime strategjike ne Shqiperi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.