Diaspora – Gjenerator për ndryshime pozitive

E martë, 23 Prill, 2024

Diaspora ka qenë dhe është njëri ndër direkët kryesorë të trojeve shqiptare. Ishte Diaspora që shkroi historinë kur me mijëra shqiptarë blenë bileta avioni dhe udhëtuan drejt Maqedonisë së Veriut dhe votuan një shqiptar për kryetar të Kërçovës.

Ishte Diaspora shqiptare që me dhjetëra mijëra udhëtuan drejt Kosovës pak para datës 14 shkurt dhe votuan kundër korrupsionit dhe për ndryshim në vendlindjen e tyre. E po ashtu kishte edhe të tillë që paguan deri 150 dollarë për të dërguar me postë DHL një votë të vetme para zgjedhjeve në Kosovë.

E ta shohim se sa vullnet do të dëshmoj Diaspora shqiptare me shtetësi shqiptare tash në zgjedhjet e 25 prillit.

Arsyeja kryesore pse ne, Diaspora jemi të interesuar të votojmë në trojet shqiptare, nuk është sepse dëshirojmë të bëhemi pjesë e pazareve politike në mes të partive. Por, fakti se ajo çfarë po ndodh në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Veriore, Mal të Zi, e Luginë të Preshevës në jugun e Serbisë ku jetojnë shqiptarët, ka ndikim në jetët tona. Ne nuk jemi robotë të kalitur nga hekuri, por jemi njerëz, nga gjaku dhe nga mishi. Kemi familjarë, miq e farefis në trojet shqiptare dhe kuptohet se ndikohemi direkt dhe indirekt.

Fakt tjetër është që shtetet me popullsi shqiptare kanë mbetur të fundit në rajonin Ballkanik sa i përket Integrimeve Europiane. Shqipëria dhe Maqedonia Veriore e kanë fituar statutin e vendit kandidat, por jo edhe datën e fillimit të negociatave me Unionin Europian. Ndërsa Kosova në Komisionin Europian është e regjistruar si vend potencial, e tash e shumë vite nuk ka as edhe liberalizim të vizave me vendet që janë anëtare në zonën Schengen.

Një nga arsyet kryesore pse Shqipëria e Kosova kanë mbetur të fundit në listë është fakti se nuk po shfrytëzohet truri d.m.th ekspertiza e Diasporës shqiptare ashtu si duhet. Përderisa vendet si Estonia, Hungaria, Kroacia etj, gjatë rrugëtimit të tyre drejt Integrimeve në BE, gjithmonë e shfrytëzonin kapacitetin intelektual të Diasporave të tyre (më kujtohet shumë mirë si i inkorporonin ekspertët mërgimtarë të tyre, sepse shpesh herë kam qenë në Kroaci, Estoni etj ku kam ndihmuar me proceset e tyre integruese), as Shqipëria e as Kosova as nuk dëshirojnë ta përfshijnë Diasporën në vendimmarrje as rreth diplomacisë e as rreth integrimeve europiane. Ky gabim i tyre po na kushton të gjithëve, sepse po e dobëson kombin shqiptar, por edhe stabilitetin e Ballkanit. Mos angazhimi ynë në vendimmarrje në Tiranë e Prishtinë, po e vazhdon vuajtjen e shqiptarëve, e dëshira për ikje jashtë po rritet. Prandaj edhe vullneti i neve Diasporës për të votuar e ndryshuar gjërat po forcohet.

E mira kishte qenë që sikurse p.sh vepron Rumania apo Iraku, edhe Shqipëria ti hap dyert e ambasadave e konsullatave që shtetasit shqiptarë të kenë mundësi të votojnë po ashtu. Apo edhe të marrin ndihmën e IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migrim) për këtë qëllim. Është e drejtë demokratike që të votosh, pa dallim vendit ku jetojmë. P.sh merreni shembull Kosovën, diku 6 milionë Euro vetëm për shpenzimet e postës d.m.th për të dërguar një pako me votën përmes rekomandes në DHL i kanë paguar shqiptarët e Diasporës me prejardhje nga Kosova. Me ato 6 milionë do të mund të bliheshin shumë vaksina kundër virusit Korona, do të mund të hapej një fabrikë prodhimi e të krijoheshin vende pune e ta mbanin rininë në trojet e veta.

Shqipëria duhet të mësoj nga gabimet e Kosovës, vend ky që para 13 viteve e ka shpallur pavarësinë. Sido që të jetë, me rëndësi të dihet është që Shqipëria e Kosova të veprojnë së bashku rreth votimit të Diasporës, sepse edhe në Diasporë ka shumë çifte në familje shqiptare ku njëri e ka shtetësinë e Kosovës e tjetri të Shqipërisë, apo Maqedonisë Veriore.

Si ndahet familja? Politikanë shqiptarë në Tiranë – JU mund të merrni vendime shumë më të pavarura se sa kolegët e juaj në Prishtinë e Shkup, merrni guxim dhe propozoni me ligj që:

  1. Ekspertët nga Diaspora në 27 vendet anëtare të përfshihen në vendimmarrje në gjithçka që ndërlidhet me Integrime Europiane, diplomaci dhe shëndetësi
  2. Bashkëveproni me Prishtinën e Shkupin dhe hapni dyert e ambasadave e konsullatave për votuesit shqiptarë që dëshirojnë të votojnë.
  3. Bashkoni buxhetin dhe përkrahni qendrat kulturore të përbashkëta në shtetet ku ka shumë diasporë që frymon edhe shqip.

MJAFT ME PREMTIME JU LUTEM. TASH ËSHTË KOHA PËR VEPRIM.

Avni Dervishi – Ekspert i Integrimeve Europiane.

Aktivist për forcimin e Diasporës e ndërtimin e Urave të Bashkëpunimit Diasporë-vendlidnje që nga 1994.