INTERVISTA/ Xheimina Dervishi: Jeta në Itali mes politikës dhe filozofisë

E premte, 29 Mars, 2024

Për Xheimina Dervishin, të cilën të gjithë e kujtojmë mes kandidatëve që kanë garuar për këshill bashkiak në Itali, filozofia dhe politika nuk mund të ndahen pasi e para i jep një kuptim mënyrës se si ajo e sheh të dytën. Ka studiuar për filozofi por pasioni i saj është politika.

Në këtë rrëfim për “Diaspora Shqiptare” Xheimina tregon se dhe pse nuk është lindur në vendin tonë lidhja shpirtërore me Shqipërinë është e veçantë dhe pse jo në të ardhmen të kontribuoj në politikën shqiptare duke sjellë ide, energji dhe frymë të re.

INTERVISTA

Xheimina jetoni në Lombardi, në zonën më të prekur të Italisë nga pandemia e COVID-19 ku vetëm një vit më parë pamje tragjike na vinin nga përtej detit. Si është situata tani?

Në krahasim me muajn mars, situata është përmisuar, sot rastet janë në rënie çdo ditë dhe pothuajse e gjithë Italia është më e lirë në lëvizje dhe gati për të rinisur. Por është akoma shqetësues fakti për numrat e të vdekurve dhe të prekurit nga pandemia por besoj se jemi në drejtimin e duhur. Pamjet e vitit që kaloi kanë tronditur gjithë botën dhe do të jenë faqet më të errëta të historisë sonë.

Jeni me origjinë nga Kavaja dhe studente e filozofisë në Universitetin e Milanos ndërkohë që një vit më parë keni qenë kandidate për këshillin bashkiak në zonën e Lombardisë. I qëndroni shprehjes se filozofia është politika e mundur dhe e qëlluar, në mënyrë që të çojë shoqërinë në drejtimin e duhur?

E saktë, ky është motivi që unë vendosa të studioj filozofi në universitet. Besoj se ajo që mëson kjo disiplinë shkon përtej gjërave materiale, të mëson të mendosh në mënyrë kritike e të mos ndalosh te paragjykimet. Politika ka me të vërtetë nevojë për këtë, të një syri kritik e të hapur, që drejton njerëzimin jashtë errësirës së injorancës.

Të ardhmen tuaj e shihni në politikë apo filozofi?

Është një pyetje e vështirë që ia bëj gjithmonë vetes. Filozofia për fatin e keq vetëm nuk ka të ardhme dhe ëndrra ime është të bëj politikë konkretisht.
Jam e sigurt që në të ardhmen time këto dy gjëra nuk do të ndahen sepse filozofia i jep një kuptim mënyrës si e shoh unë politikën e mbi të gjitha më ka mundësuar të studioj dhe analizoj sfidat e mëdha që duhet të përballojmë në të ardhmen.

Shqiptarët në Itali kanë mjaft histori suksesi dhe janë pjesë e jetës shoqërore, politike dhe ekonomike atje. Si i sheh shqiptarët në politikën italiane? Çfarë ndryshimi mund të sjellin?

Në zgjedhjet e kaluara administrative ka pasur shumë kandidate shqiptarë dhe kjo më gëzoi shumë, gjë që tregon se është akoma e mundur integrimi në shoqërinë tonë. Shqiptarët në politikë, sidomos në vendet që i kanë mirëpritur, mund të sjellin një këndvështrim e pasurim të kulturës së vendit, duke treguar vlerat pozitive që ka tradita shqiptare, mbi të gjitha mikpritjen dhe bujarinë.

Ju keni një pasion për politikën, dhe kjo ishte një ndër arsyet tuaja të kandidimit. A keni në plan përfshirjen në jetën politike në Shqipëri, edhe pse keni lindur në Itali? Si mund të kontribuojnë shqiptarët jashtë vendit në jetën shoqërore e politike në vendin e tyre?

Për mua do të ishte nder nëse do të mund të merrja pjesë në jetën politike në Shqipëri, edhe pse nuk kam lindur atje, do të jetë gjithmonë shtëpia ime e do të më pëlqente vërtetë që në të ardhmen të mund të bëja diçka konkrete atje dhe të ndihmoja në përmirësimin e politikës. Mendoj se shqiptarët jashtë mund të jenë vërtetë një kontribut për Shqipërinë, sepse të jetosh, punosh ose studiosh në një shtet tjetër të jep mundësinë të vëzhgosh e kapësh aspektet pozitive që mund të jenë të dobishme për vendin tënd dhe të japësh një frymë ndërkombëtare. Unë tani po mbaroj studimet në Bruksel dhe jam e sigurt që ato që do të mësoj këtu do të më vlejnë për të dy vendet e mia.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.