Është mëkat i madh të mos i mësosh djalit gjuhën shqipe

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Njollën që mendojnë disa se do ta ketë fëmija, njolla e fillimeve të emigracionit, është “vepër e të rriturve” e jo e fëmijëve, por edhe kjo njollë është zbehur shumë dhe s’ka si të jetë ndryshe. Shqiptari nuk mund të zhvleftësohet nga disa, që me pas mediat, këtë pakicë e bëjnë të tërë.

Në festa familjare, bisedat vijnë e shkojnë, sa në një fushë në tjetrën dhe jo rrallë nxitin si padashur debate që flasin për sjellje dhe qëndrime të ndryshme, edhe pse problemet janë pjesë e pandarë e jetës së tyre. Kështu ndodhi edhe në familjen Bregu, ku kishin ardhur dy djemtë nga emigracioni e festonin ditëlindjen e vajzës së djalit të madh, që familjarisht janë në Itali. Djali tjetër është emigrant në Greqi, së bashku me gruan dhe djalin 6 vjeçar.

Bora, vajza që kishte mbushur 7 vjeç e i festonin ditëlindjen, recitoi bukur dy vjersha, një në shqip dhe tjetrën në italisht. Të gjithë të kënaqur e duartrokitën, ndërsa gjyshja e përqafoi dhe e puthi, dikush shkrepte celularin, trokisnin gotat dhe uronin ditëlindjen e vajzës. Çaste të bukura gëzimi. Ndërkohë e ftuan djalin gjashtë vjeçar, që dhe ai të përshëndeste me ndonjë vjershë. Kaluan disa çaste e djali nuk po fillonte. Ai ishte pak i ndrojtur dhe futej rrallë në biseda. Po nuk ishte kjo arsyeja, ai dinte vetëm pak fjalë shqip. Ndërhyri babi i tij, të shfajësonte djalin, po në fakt djali nuk kishte faj, fajin e kishte babi dhe mami që nuk i mësonin gjuhën shqipe, as vetë dhe as në kurset e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe. Djali i tyre dinte më shumë fjalë greqisht se shqip. Po i vëmë më shumë rëndësi të mësojë greqisht dhe të dalë shumë mirë në të gjitha lëndët, se shqipja nuk do t’i hyjë në punë, nuk do të kthehet në Shqipëri, mjaft i ka të mësojë greqisht dhe anglisht.

Nëna e vet i preu fjalën: “Jo bir, është mëkat, mëkat i madh të lesh djalin të mos dijë gjuhën shqipe, të mos dijë djali të bisedojë me nënën në telefon dhe me shokët kur të vijë këtu”.

E vërtetë është që, në emigracion, janë pak ata që ngurojnë apo e vënë në diskutim të mësojë apo jo fëmija gjuhën shqipe, po veç ka dhe të bën përshtypje këmbëngulja për të mbrojtur këtë qëndrim. Veç mendësisë se gjuha shqipe nuk do t’i hyjë në punë, se ai do të qëndrojë në vendin ku është, bie fjala në Greqi, Itali apo gjetkë, duan të fshehin identitetin e vet dhe të fëmijës, se sipas tyre do të ketë më shumë vështirësi për të ecur, nuk do të vlerësohet ai që është, por do të injorohet, nënvleftësohet.

Sa e sa shembuj ka dhe vetë këta janë njohur, që fëmijë shqiptarë, nëpër shkolla janë bërë edhe krenaria e shkollës, për aftësitë e tyre e rezultatet e shkëlqyera.

Qëndrime indiferente gjen edhe në raste që nuk të shkon mendja se mund të ndodhin. Dikush nga të pranishmit solli dhe një shembull të dy familjeve që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, veç që gratë janë amerikane e burrat shqiptarë, të katër me arsim të lartë e puna i lidh të jenë në Amerikë dhe në Shqipëri, kanë qëndrim të ndryshëm për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët. Fëmijët e njërës familje e dinë gjuhën shqipe si gjithë shqiptarët dhe e zotërojnë shumë mirë edhe anglishten, ndërsa fëmijët e familjes tjetër dinë vetëm anglisht dhe mendojnë se e ardhmja e shpejtë është Amerika, e nuk ka pse të ngarkohet fëmija me mësimin e gjuhës shqipe.

Emigracioni gjithnjë ka pasur rol dhe ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e vendit në përgjithësi, por edhe të shkollës e gjuhës shqipe. Kush vinte nga emigracioni, jo vetëm ndryshonte ekonominë, por edhe veten, çlirohej nga mjaft paragjykime e pengesa, dhe i pasuruar me kulturë dhe mendim përparimtar, ndaj befasohesh, kur njihesh me sjellje e qëndrime që tregojnë boshllëk të disa emigrantëve ndaj mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijët e tyre.

Problemi kërkon reflektim e përgjegjshmëri nga vetë emigrantët, kontribut nga shoqatat e tyre, përmirësim të ndjeshëm të punës së strukturave shtetërore për të ndihmuar me libra, bazë materiale e zgjidhjen e mjediseve për zhvillimin e mësimeve të gjuhës shqipe e jo vetëm të saj. Është për t’u përshëndetur gatishmëria vullnetare e shumë e shumë mësuesve për të punuar me nxënësit. Mundësitë janë shumë më të mëdha nga sa bëhet realisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.