Shënohet shekulli i revistës “Djalëria” në Vjenë

E enjte, 28 Mars, 2024

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri, shënon shekullin e gazetës “Djalëria” me botim të numrit festiv të saj. Përgatitur për botim nga Hazir Mehmeti, redaktim e lekturë nga Violeta Allmuça.

Para një shekulli Shoqëria Studentore e Shqiptarëve “Albania” në Vjenë, nxori në dritë revistën e saj “Djalëria” e cila tani mbushi një shekull. Ajo ishe vepër e figurave madhore kombëtare të kohës Jani Basho, Xhevat Korça, Fuad Asllani, Nush Bushati, Kolë Mirëdia (Helenau), Raku Buda, Gjovalin Gjadri e shumë tjerë. Në rrugën e progresit kombëtar “Djalëria” e Vjenës, ka peshën e saj historike e cila u bë strehë e mendimit shqiptar në përpjekjen për të ndihmuar nxjerrjen e kombit nga gjendja e rëndë e pushtimit pesëshekullor turk me moton e saj, S.K.S.K ( Sa Kam Shpirt, Kam Shpresë). Ajo frymoi krahas simotrave të saja siç ishin revistat “Shqiptari” e Nikolla Naços e vitit 1888 e pasuar nga revista e Faik Konicës “Albania” e vitit 1897; revista “Drita” e më vonë “Dituria” e Stambollit; revista “Dielli” në Boston, revista “Drita” e Sofjes etj.

Vjena si qendër e kulturës dhe politikës evropiane, u bë vendstrehim për shqiptarët të cilët kishin nevojë të madhe për shkollim në universitetet austriake të njohura në Evropë e botë. Ndjenja e miqësisë e shprehur nga vendorët ndaj kulturës e historisë shqiptare bëri që Austria të jetë një qendër e preferuar shekuj më parë për shqiptarët. Qe në vitin 1914 themeluesi i studimeve albanologjike Norber Jokl bëri incizimin në pllakë gramafoni tingëllimet e fjalëve në shqip, e para gjuhë e incizuar e cila ruhet në fonotekën e Vjenës. Pak vite më vonë Shoqëria Studentore “Albania” e Vjenës mori rol me rëndësi në ecje drejtë aspiratave kombëtare. Studentët shqiptarë në Austri jetonin me hallet e Atdheut të tyre të copëtuar nga pushtuesit fqinj dhe nisur nga këto rrethana ata nga Vjena i shkruan letër në shqip dhe anglisht presidentit amerikan Z. Woodrow WILSON, të nënshkruar nga Remzi Baçe, Jani Basho, H. Hifzi, Nush Bushati, Xhevat Korça, Luigj Kakarriqi, Gjovalin Gjadri, Raku Buda dhe Fuad Asllani ku i luteshin atij që ta marrë në mbrojtje Shqipërinë nga zhdukja në Konferencën e Paqes në Paris. Kjo letër është e botuar në versionin shqip në “Djalërinë” festive. Pak rreshta nga letra: “Vërtet Konferenca e Londrës më 22 Janar 1913 njohu si shtet më vete Shqipërinë, por po thuaj se dy të tretat e vendeve që sipas drejtësisë duhej të njiheshin si Shqipëri, u lanë të vuajnë nën zgjedhën e huaj. Serbët morën gjithë Kosovën shqiptare dhe u munduan me çdo mënyrë të shuajnë në ato vende të gjithë njerëzit jo-serbë. Mali i Zi u rrit edhe dy herë më shumë se ç’qe, vetëm me shqiptarë e me toka shqiptare, ku malazezët nuk numëronin 1/1000 të vendësve”, thuhet mes të tjerash në letrën e studentëve shqiptarë nga Vjena.

Nga njohësit e rrethanave të asaj kohe kjo letër u quajte “Letra e cila shpëtoi Shqipërinë”.
Pa dyshim revista “Djalëria” u bë tribunë e shkrimeve të botuara nga studiues shqiptarë, por edhe e të tjerëve. Pas një shekulli po shkëpusim disa thënie nga numri i parë i revistës me titull: “Me rastin e lindjes së “Djalërisë”: “Dëshira më e madhe e çdo shqiptari të vërtetë duhet të jetë lumturia e Shqipërisë. Gjithë ajo lumturi është edhe e studentëve shqiptarë. Djalëria shqiptare e sotshme nuk është në gjendjen e këndshme të asaj te kombeve të tjerë dhe nuk e ka trashëguar prej të parëve të saj bashkimin e plotë të kombit të vet, as lirinë e tërë tokave shqiptare… Zgjedha e rëndë dhe robëria e gjatë na bënë të mbetemi aq prapa, sa në ditë kritike kur ndahesh fati i kombit tonë nuk u dëftuam të zotët e kohës. Popujt e tjerë fqinjë në kondita të ngjashme, po edhe më të dobët se ne, por të ndihmuar prej fatit, na shkelën e këputën prej trupit të gjallë të kombit tonë pjesë, të cilat edhe sot i mbajnë ndër thonjtë e rëndë”. Veçojmë shkrimet tjera: nga Kolë Mirëdita (Helenau) novela ”Burbuqet e trëndafilit”; Xhevat Korça me shkrimin “Skënder Beu” dhe shkrimi nga redaktori i revistës, Nush Bushati, “Populli ner teorina e trajta shtetnor”.

Numri i parë i “Djalërisë” mbyllet me fjalimin nga Jani Basho: “Pse është karakteristike për ne, si shqiptarë, dita e themelimit të shoqërisë, se në atë duket një pjesë e psikologjisë së shqiptarit, i cili është gati kurdoherë për punë që kanë për qëllim të mirën e përgjithshme…”
Padyshim “Djalëria” mbetet një shkëndijë në historinë e kulturës sonë. Shumë nga bashkëpunëtorët e saj aty e provuan artin e të shkruarit dhe parashtrimin e problemeve të shumta që e rëndonin shoqërinë shqiptare e cila i vuante pasojat e një robërie të gjatë. Ky grup i studentëve shqiptarë që studionin në gjendje të vështirë ekonomike pjesërisht u përkrah nga qeveria shqiptare e drejtuar nga Ahmet Zogu dhe nga veprimtarë tjerë siç ishin Hasan Prishtina e Bajram Curri. Në vitin 1919, kur “Albania” bënte aktivitete me rëndësi, Hasan Prishtina “kishte gjetur në studime një grup shqiptarësh të rinj, të cilët kishin mbetur në gjendje të keqe nga pamundësia për t`i mbuluar shpenzimet e shkollimit. Atyre ua heq shpenzimet dhe ishte i interesuar për t`ua zgjidhur problemin e shkollimit në tërësi”. Shekulli i “Djalërisë” së Shoqërisë “Albania” erdhi me lajmin e mirë të riformimit të Shoqatës Studentore “Societas Albania” në Austri e drejtuar na kryesia e saj me kryetar studentin e dalluar Franc Jakova.

Nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Mosiu” në Austrikjo ngjarje me rëndësi u shënua duke botuar numrin shënjues të revistës “Djalëria” në rrethana të renduara pandemie. Në përmbajtjen e saj gjejmë tema nga botimet e numrit të parë dhe shkrime tjera. Prej tyre shkrimi nga Dr. Kurt Gostentschnigg, albanolog dhe studiues i njohur me temën: “Shoqëria Studentore “Albania” në Vjenë dhe revista e saj “Djalëria”. Shkrime nga: Pjetër Logoreci, Violeta Allmuça, Reshat Sahitaj,Anton Marku, Shpresa Musaj, Franc Jakova, Hazir Mehmti, Shkrimi nga miku i madh i shqiptarëve të asaj kohe LeoFreundlich: “ Si përfunduan përkrenarja dhe shpata e Gjergj Kastriotit –Skënderbeu në Vjenë”. Pas një shekulli zbulohet letra e studentëve shqiptarë në Austri dërguar Presidentit Amerika Wilson, në versionin shqip. Materiale tjera interesante janë fotografi të figurave madhore kombëtare që studiuan në Austri. biografia e shkurtër e themeluesve të “Djalërisë” JaniBasho, Nush Bushati, Fuad Asllani, Xhevat Korça. Në faqet e fundit botohen poezi nga disa numra të “Djalërisë” të shkruara nga Gjergj Fishta, Hilë Mosi, Helenau (Kolë Mirëdita) dhe Lasgush Poradeci. Krejt në faqen e fundit poezi aktuale nga disa autore/ë që krijojnë aktualisht në Austri. Sot kemi arsye të ligjshme që të vlerësojmë me krenari veprën e tyre të madhe e brumosur në themelet e kombit dhe shtetit shqiptar.

Nga Hazir Mehmeti

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  