Nisma “Dhuro Libra”, nis procesi i shpërndarjes në Greqi dhe Itali

E premte, 29 Mars, 2024

Është nisur sot drejt Greqisë kontigjenti i parë i librave të dhuruara kuadër të nismës “Dhuro Libra” për shtetasit shqiptarëve që vuajnë dënimin në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Greqi. Ditën e nesërme do të nisen kontingjenti i përcaktuar për institucionet Itali. Janë rreth 10 mijë libra të cilët janë dhuruar nga shtëpi të ndryshme botuese në vend, individë dhe institucione të ndryshme të cilat pritet të shpërndahen në burgje më datë 21 shkurt, ditën e Ndërkombëtare të Gjuhës amtare.

Të pranishëm gjatë momentit të nisjes së librave ishin ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko dhe ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj. Në fjalën e tij ministri Majko tha: “Sot është një ditë e veçantë për një arsye shumë të thjeshtë dhe njerëzore. Është pikërisht kjo iniciativë që së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe në mbikëqyrje të dy agjencive të Diasporës, Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Qendrës së Botimeve të Diasporës ku ndodhemi sot do të bëjmë nisjen e pjesës së parë të librave në drejtim të burgjeve të Greqisë sot dhe nesër në drejtim të Italisë. Janë mbi 10 mijë libra të cilat janë një dhuratë për të cilët i jemi mirënjohës të gjithë donatorëve, në veçanti shtëpisë  botuese “Toena” që është donatorja kryesore. Të gjitha këto libra do shkojnë në duart e njerëzve që pa diskutim janë në një pozitë të vështirë dhe ndodhen në kushtet e mungesës së lirisë. Diaspora  nuk përbëhet vetëm nga njerëz të cilëve u ka trokitur suksesi, përbëhet dhe nga njerëz që për arsye të ndryshme kanë gabuar dhe janë në kushtet e mungesës së lirisë, po ata mbeten pjesë e familjes së madhe të shqiptarëve pavarësisht se në cilin vend të botës ndodhen. Kjo është arsyeja që kjo iniciativë humanitare i jep kësaj dite një veçanti të vlerësuar. Besoj dhe prania e ministres së Drejtësisë të cilën dëshiroj ta falenderoj për bashkëpunimin dhe koordinimin është një gjest me vlerë në vazhdim, nuk besoj se ka për të qenë iniciativa e parë pasi kujdesi karshi njerëzve që janë në kushtet e humbjes së lirisë jashtë vendit është një numër goxha i madh. Sipas informacioneve paraprake është më i madh se sa i burgosurve brenda vendit. Ju faleminderit për prezencën sot, po në mënyrë të veçantë përfaqësues së shtëpisë botuese “Toena”

Ndërsa ministrja e Drejtësisë Gjonaj u shpreh: “Absolutisht nisma “Dhuro libra” për krijimin e bibliotekës së gjuhës shqipe në burgjet e Italisë dhe Greqisë është një nismë vërtetë për tu përgëzuar. Pa dyshim, me bashkëpunimin edhe të gjithë aktorëve dhe donatorëve që e kanë mundësuar dhe duke  i falenderuar në mënyrë të veçantë, po duke falenderuar dhe ministrin Majko i cili ka qenë peristent për ta realizuar këtë nismë që në fakt na jep ne jo vetëm mundësinë për një përkujdesje të të gjithë shqiptarëve që ndodhe në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në shtetet e tjera, po njëkohësisht na jep mundësinë dhe për të pasur atë që ne e kemi si qëllim në institucionet tona peneteciare, rehabilitimin dhe riedukimin e të gjithë personave që ndodhen të izoluar për shumë arsye në institucionet e burgjeve në vendet e tjera. Pavarësisht asaj që ne kemi arritur deri tani në bashkëpunim me një sërë shtetesh në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare po njëkohësisht dhe në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe që kemi me shtetet e tjera si autoriteti qendror që aktualisht janë ministrit e Drejtësisë, ku bashkëpunimi ka qenë kryesisht në fushën e hetimit, ekzekutimit të vendimeve penale dhe ashtu sipas atyre detyrimeve dhe përgjegjësive ligjore që ka si ministri e Drejtësisë, në këtë pjesë ne kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë. Por kjo nismë i jep një tjetër dimension dhe fushës e përgjegjësisë së ministrisë së Drejtësisë, po njëkohësisht dhe detyrimeve tona si qeveri kundrejt shtetasve shqiptarë kudo që ndodhen ata. Është më e vështirë dhe për shkak të juridiksionit dhe kompetencës që kanë shtetet e tjera në këto institucione me qëllim që ne të kemi një përkujdesje më të veçantë për këtë kategori shtetasish shqiptarë, por po bëjmë maksimumin që jo vetëm për faktin e të qenurit jashtë vendit po dhe për të u kujdesur për shtetasit tanë në të gjitha këndvështrimet. Dhe unë jam shumë e kënaqur që ne sot po e hapim siparin e kësaj nisme që siç e tha ministri Majko nuk do të jetë e vetmja. Përkundrazi, do të vijojë me të gjithë donatorët e librave për këtë kategori me qëllim që kjo të shtrihet dhe në institucione të tjera peniteciare në vende të tjera të Europës apo dhe më gjerë. Falenderoj dhe njëherë të gjithë donatorët, përfaqësuesen e shtëpisë botuese “Toena” dhe njëkohësisht shpresoj që kjo të inkurajojë të gjithë ata të cilët janë përfaqësues të shtëpive botuese që të kontribuojnë më shumë me dhurimin e librave për këtë kategori. Faleminderit dhe njëherë.

Ngarkesa e librave në bashkëpunim me ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme e cila së bashku me Postën Shqiptarë nëpërmjet cargos diplomatike do të bëjnë të mundur mbërritjen e librave brenda datës 21 shkurt. Librat do të shkojnë në 6 pika, ambasadën dhe dy konsullata në Itali dhe ambasadën e dy konsullata në Greqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  