Historike/ Diaspora zyrtarizon tekstet e unifikuara për mësimin e gjuhës shqipe

E enjte, 25 Prill, 2024

Firma e ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Kosovës Ramë Likaj ditën e sotme në paketën e dokumenteve për tekstet e unifikuara mësimore për Diasporën shënon nisjen e një ere të re historike në mësimdhënien e gjuhës shqipe në Diasporë. Pas gati tre dekadash kërkesat e mësuesve në rreth 300 klasa të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë për të pasur tekste të unifikuara për mësimin e gjuhës shqipe ka nisur procesin e realizimit të saj. Paketa e firmosur pak ditë më parë në Tiranë nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko me firmën e tretë nga ministri i Arsimit dhe Shkencës të Kosovës Ramë Likaj i ka dhënë dritën jeshile nisjes së procesit.

“…Ky bashkëpunim i Kosovës dhe Shqipërisë po tregon edhe një herë se Diaspora shqiptare është në agjendën e dy shteteve, në mënyrë që të ofrojmë mësim plotësues në gjuhën shqipe sa më cilësor për fëmijët tanë, kudo që ata jetojnë” u shpreh ministri Likaj pas firmosjes së paketës. Ndërsa drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën Mimoza Hysa tha se: “Sot u konfirmua vullneti i dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Kosovës, për një qasje të përbashkët ndaj mësimdhënies në Diasporë. Një politikë e përbashkët për gjuhën, për tekstet e unifikuara, është nisje e mbarë për përmbushjen e angazhimeve të marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve tona, për një politikë të përbashkët për Diasporën shqiptare.

Por çfarë pritet të ndodh tani?

Prej më shumë se një viti grupi i punës me përfaqësues nga dy ministritë respetikve të Shqipërisë dhe Kosovës të koordinuara nga Qendra e për Diasporën kanë punuar për krijimin e një korniza standade për tekstet e Diasporës. Kjo paketë përmban dokumentet rreth procedurave të zhvillimit të konkursit të teksteve mësimore për Diasporën, kriteret e recensuesve, si dhe shpalljen e konkursit për tekstet mësimore për Diasporën hartuar nga “Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve të Përbashkëta për Diasporën”.

Pas firmosjes së marrëveshjes strukturat përkatëse qeveritare të secilit shtet, përkatësisht Ministri i Shtetit për Diasporën në Shqipëri dhe Ministria e Arsimit në Republikën e Kosovës pritet të publikojnë thirrjen për aplikim në faqet zyrtare respektive.

Thirrja për aplikim do të përmbajë: titullin e tekstit mësimor për të cilin zhvillohet konkursi; datat konkrete të depozitimit të dokumentacionit dhe kryerjes së aplikimit nga ana e subjektit aplikues sidhe vendin e kryerjes dhe depozitimit të dokumentacionit nga ana e subjektit aplikues.

Afati i aplikimit do të jetë 3 ditë pune pas përfundimit të afatit të vendosur për konkurs (3 ditë pune në Prishtinë dhe 3 ditë pune në Tiranë). Komisioni përcakton afatin përkatës, sipas niveleve, se sa kohë nga shpallja konkursi do të jetë i hapur.

Standardet për tekstet mësimore për Diasporën janë të ndara në pesë  aspekte dhe të gjitha kanë peshën dhe rëndësinë e njëjtë.

1) Përputhshmëria me kurrikulën, formatimi, paraqitja.

2) Aspekte shkencore dhe didaktike.

3) Integrimi dhe heterogjeniteti.

4) Aspekte pedagogjike.

5) Aspekte të praktikës mësimore.

Për të mësuar më shumë lexoni paketën e plotë këtu:

Paketa e dokumenteve mbi procedurat e zhvillimit të konkursit të teksteve mësimore për Diasporën

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 