Banka e Shqipërisë: Pavarësisht pandemisë, Remitancat në trend rritës

E shtunë, 20 Prill, 2024

Banka e Shqipërisë ka prezantuar botimin e saj të fundit me studime për remitancat, të titulluar “Pandemia dhe Remitancat”.

Nëse në fund të vitit 2019 1.68 milionë përfaqësues të Diasporës dërguan në atdhe 1.32 miliardë euro, duke ndihmuar 23 përqind të familjeve në Shqipëri, me fillimin e krizës së COVID-19 në muajin mars 2020, me mbylljen ekonomike dhe recesionin e thellë ekonomik, vlerat e remitancave në Shqipëri, si kudo në botë, filluan të bien.

Rënia më e ndjeshme ishte në tremujorin e dytë të vitit 2020, me gati 35% humbje vjetore (rreth 65 milionë euro).  Në periudhën janar-shtator 2020, vlera e dërgesave të parave arriti në 471 milionë euro ose rreth 50 milionë euro (rreth 10%) më pak se në vitin 2019.

Po përse humbja si nëntëmujor rezulton më pak se tremujori i dytë prill-qershor 2020? Shkaku është se të dhënat e fundit sugjerojnë një trend rritës. Në fakt, sipas Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e tretë të vitit 2020, remitancat duket se janë rikthyer në shuma më të larta se një vit më parë për të njëjtën periudhë. Ato gjithashtu priten të ngushtojnë deficitin e llogarisë rrjedhëse në 7.3% të PBB-së në vitin 2022.

Rritja e remitancave përfaqëson një zhvillim shumë pozitiv për ekonominë shqiptare, pasi ato luajnë një rol kritik për anëtarët e familjeve të emigrantëve që kanë mbetur në vendet e origjinës. Së pari, këto transferime mund të ndihmojnë shumë familje të zbusin goditjet e pafavorshme makroekonomike, pasi disa prej tyre mund të jenë prekur shumë nga shpërthimi i COVID-19 (ose nga humbja e punës ose nga një rritje e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor). Së dyti, duke marrë parasysh faktin që dërgesat e parave përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të PBB-së nominale të ekonomisë, si dhe efektin e tyre shumëzues në një ekonomi në vështirësi ku konsumi është i ulët, do të ketë një ndikim shumë më të madh në ekonomi, duke ndihmuar gjithashtu kontekstin makroekonomik.

Remitancat ndihmojnë politikën fiskale, duke ndikuar ne shtimin e konsumit në nivelet e PBB-së dhe TVSH-së (Tatimit mbi Vlerën e Shtuar). Ato mbështesin po ashtu sektorin financiar, duke liruar aksesin në kushtet e kredisë, politikën monetare,  por edhe tregun e punës, duke dhënë mbështetje për të vetëpunësuarit dhe duke përbërë burim të rëndësishëm financimi për biznesin e vogël.

Banka e Shqiperise, në botimin e saj “Pandemia dhe Remitancat”, thekson se “Remitancat, në kontekstin e zhvillimeve aktuale ekonomike, mbeten një potencial i madh për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik shqiptar, prandaj ato duhet të karakterizohen dhe trajtohen si resurse dhe si një kategori thelbësore në ekonomi. 

Për rrjedhojë, në mënyrë që të lehtësohet transferimi i remitancave dhe të zbutet ndikimi i zvogëlimit dhe humbjes së tyre, përpjekjet duhet të përqendrohen në mekanizmat dhe masat e duhura për t’i mbështetur ato, si dhe në uljen e kostove të dërgesave përmes promovimit të përdorimit të kanaleve dixhitale. Në këtë përpjekje, me qëllim ruajtjen e flukseve të dërgesave të parave, organizatat ndërmjetëse, përkatësisht: institucionet publike, grupet dhe organizatat e Diasporës, IOM dhe Banka Botërore, duhet të rrisin bashkëpunimin e tyre dhe të përfshihen në hartimin e rekomandimeve për masa konkrete për adresimin e dërgesave të parave”.

Publikimin e plotë të Bankës së Shqipërisë mund ta lexoni këtu: Pandemia dhe Remitancat

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  