Greqi/ Qeveria merr masa për mbështetjen e bizneseve, punonjësve dhe të papunëve

E enjte, 25 Prill, 2024

Qeveria greke ka shpallur të hënën një paketë masash të reja për mbështjen e bizneseve dhe të punonjësve. Masat u komunikuan nga zëdhënësi i qeverisë Hristos Tarantilis: “Sa i përket mbështetjes së bizneseve, punonjësve dhe të papunëve, teksa kufizimet e veprimtarive ekonomike dhe shoqërore po vazhdojnë, qeveria po zgjeron masat e mbështetjes për bizneset punonjësit dhe të papunët. Aktualisht, kosotoja totale e masave që janë marrë për tremujorin e parë të vitit shkon në 5.9 miliardë euro. Konkretisht ndërmjet të tjerash: Shtyhet deri në 31 dhjetor 2021 periudha e pezullimit të shlyerjes për detyrimet tatimore që nuk janë në regjim, rregullim dhe për të cilat ishte dhënë pezullim deri në 30 prill 2021. Pas shtyrjes së re, këto detyrime mund të përfshihen në program rregullimi që parashikon një përzgjedhje midis 24 ose 48 kështesh, me kamatë 2.5 %.”

Zëdhënësi i qeverisë greke bën me dije se do të ketë lehtësi edhe në pagesat e kësteve mujore “Pezullohet pagesa e këstit të shkurtit për këstet e rregulluara tatimore për bizneset që janë prekur drejtëpërdrejtë, si dhe për punonjësit të cilëve kontratat e punës u janë pezulluar. Pagesa e këtij kësti do të shtohet në fund të rregullimit fillestar. Shtyhet deri në 31 dhjetor pagesa e kontributeve për siguracione për bizneset dhe profesionistët e lirë të cilëve u ishte dhënë shtesë afati për shlyerjen deri në 30 prill 2021. Pagesa e tyre do të bëhet ose me 24 këste, ose me 48 këste, me kamatë 2.5%. Është vënë në udhë cikli I gjashtë për kthimin e paradhënies për humbjet në xhiro për janarin.”

Gjithashtu lehtësi do të ketë për ata persona që kanë një biznes me qera: “Do të ketë rritje të shumës minimale për gastronominë dhe bizneset që do të qëndrojnë mbyllur. Shkarkohen plotësisht nga detyrimi i pagimit të qirasë për muajin janar, shkurt dhe mars, bizneset që funksionimi i tyre ëshë pezulluar me urdhër nga shteti, si dhe bizneset që aktivizohen në turizëm dhe në transportet. Qiradhënësit privatë do të dëmshpërblehen nga shteti me 80% dhe qiradhënësit persona juridikë, me 60% të vlerës së dakorduar në kontratë.”

Shtyhet për dy muaj kohëzgjatje e subvencionimit të rregullt të kompensimit për të papunët afatgjatë dhe të asistencës së papunësisë për të vetëpunësuarit, që u mbaroi apo do të mbarojë në janar dhe në shkurt. Ofrohet dëmshpërblim 400 euro, i shtuar me nga 50 euro për cdo fëmijë të mitur, për muajt janar dhe shkurt. / TV TRIBUNA

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 