Itali / Teuta Kosta, një profesioniste e shumëllojshme

E martë, 23 Prill, 2024

Në vitin 2001 Teuta Kosta mbyll studimet e shkollës së mesme me nota të shkëlqyera në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” të Korçës. Aty ka qenë edhe presidente e qeverisë së nxënësve, një instrument përfshirjeje i gjimnazistëve që sapo kishte nisur të zhvillohej në Shqipëri. Po atë vit transferohet në Romë për të studiuar Shkenca Politike në Universitetin “La Sapienza” të Romës, duke hyrë në vazhdën e një qasjeje që do ta shohë protagoniste aktive si studente, kërkuese shkencore, autore e mësimdhënies e administratore ekonomiko-ligjore.

Në fillimin e viteve 2000 numri i studentëve shqiptarë që nisin studimet në universitetet italiane është i lartë. Një rrugë e synuar karriere për më të mirët është mbyllja e studimeve në kohë të shpejta dhe punësimi në ente universitare, publike ose private. Kjo është rruga që ndjek Teuta: pasi mbyll ciklin e studimeve 5-vjeçare në Shkencat Politike me një tezë mbi zhvillimin e marrëdhënieve të integrimit BE – Shqipëri, regjistrohet fillimisht në një master profesional juridik mbi të drejtën private evropiane (gjithnjë në La Sapienza, kësaj here në Fakultetin e Juridikut) e më pas në një kurs doktorature përsëri në Juridik në Universitetin Tor Vergata. Drejtuar nga profesor Guido Alpa, masteri i La Sapienza-s mbyllet shkëlqyeshëm më votim maksimal me një tezë mbi mbrojtjen e biodiversitetit natyror në BE. Periudha në Tor Vergata është shumë aktive: titulli i kursit të doktoraturës është “Historia e teoria e së drejtës evropiane” dhe Kosta paraqet projektin “Gratë shqiptare mes traditës e multikulturalizmit”, një udhëtim historiko-social në mitologjinë e historinë e thellë të rolit të gruas në shoqërinë tonë. Preken temat e ndjeshme të kanunit të Lekë Dukagjinit, burrneshave, lufta për barazi gjinore e ndikimi i grave në politikë. Ftuar nga profesoresha Agata Cecilia Amato Mangiameli, shpalos akademikisht këto tema në kurset e lëndës Filozofia e së Drejtës. Specializohet gjithashtu në temat e barazisë gjinore në një optikë politiko-ligjore dhe përgjatë zhvillimit të kursit mbi këtë fokus arrin të shtjellojë përsëri realitetet shqiptare. Pranë kampusit universitar roman të Universitetit amerikan “Temple” ndjek një seminar juridik mbi sistemin ligjor të SHBA-ve.

Prej 2011-s formimi akademik ecën paralel me atë profesional publik përmes një periudhe pune në formë internshipi pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ku Kosta bashkëpunon deri në maj 2012 pranë Departamentit për Ndërmarrjen e Ndërkombëtarizimin. Fokusi kryesor i punës është propozimi e përpunimi i normave të së drejtës mbi ruajtjen e konsumatorit. Në qershor 2012 boton tek revista e Ministrisë “Tregu dhe konsumatori” artikullin trefaqësh “Difekt përputhshmërie: një sistem garancish për konsumatorin”, me fokus dispozitat evropiane në lidhje me garancitë ligjore të përputhshmërisë të të mirave të konsumit dhe zbatimin e tyre korrekt në tregun e brendshëm italian.

Prej 2014 Kosta kalon në detyra administrative të njëpasnjëshme pranë dy shoqërive në fushën e dyqaneve ushqimore për publikun, Kosta & Co. e Gelibe srl.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 