Ersi Bozheku, një “leksion” mbi shqiptarët jashtë dhe kontributi në Shqipëri

E shtunë, 20 Prill, 2024

Abraham Lincoln do të thoshte se rregulli kryesor për avokatin, ashtu si për këdo në çdo fushë është vullneti. Falë këtij vullneti në vitet studentore pedagogu shqiptar i “La Sapienza” Ersi Bozheku arriti që të përfundonte studimet me dhjeta me yll brenda afatit e për të nisur kështu një karrierë të gjatë si avokat dhe si pedagog.

Jeton në Romë që në moshën 16-vjeçare dhe studimet për drejtësi penale ishin dëshirë e babait të tij, mjekut të ndjerë Nasi Bozheku, por që gjithçka vijoi me vullnetin e hekurt të vetë Ersit.

Në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare” prof. Ersi Bozheku krahas rrëfimit të vështirësive dhe sukseseve të tij na jep një leksion që nuk duhet humbur mbi sfidat e shqiptarëve jashtë vendit, si mund të lehtësohet dhe mundësohet kontributi i tyre për vendin dhe si ndikon pandemia në jetën e profesionale dhe akademike.

Prej vitesh jeni dhe pedagog në universitetin ku keni studiuar “La Sapienza”. Po ndërkohë vijoni dhe kontributin tuaj në botën akademike në Shqipëri. Besoj keni pasur dhe studentë shqiptarë në katedrën tuaj. A mendoni se qëndron shprehja se jashtë vendit mund të jetë më e vështirë por ëndrra arrihet më lehtë?
Shprehja është shumë me vend, jashtë është më e vështirë por ëndrra mund të arrihet më lehtë. Ka një gjë që duhet të them për popullin shqiptar, që është diçka që nga një anë na krenon por nga një anë na lë të trishtuar. Për anglezët thuhet se një anglez është një pijanec, dy anglezë bëjnë një bar e tre anglez bëjnë së bashku një perandori. Për gjermanët thuhet një gjerman është një njeri i mirë, dy gjermanë bëjnë politikë dhe tre gjermanë bëjnë një luftë, sepse janë tiparet e popullit gjerman. Për shqiptarët ajo që mund të themi është që një shqiptar është një gjeni, dy shqiptarë është një konflikt, tre shqiptarë është kaos. Kjo është për fat të keq ajo që ne vuajmë si popull.
Ne kemi nga ana individuale njerëz me talent të rrallë dhe me aftësi të rralla. Shqiptarët po ti marrësh individualisht dhe ti vësh në kontekste presioni e pune shkëlqejnë; dhe kjo ndodh jashtë, sepse është e qartë që në kontekste jashtë Shqipërisë, veçanërisht kur je i huaj, ajo që privilegjohet dhe është aspekti që përbën shtyllën e jetës së individit është puna, shqiptarët shkëlqejnë, shkëlqejnë në fushën e drejtësisë, shkëlqejnë në fushën e ekonomisë, inxhinierisë, arkitekturës, mjekësisë. Pra, ne kemi talente të rralla sepse populli ynë ka një inteligjencë, një forcë karakteriale, mendore dhe dashuri për jetën tepër të rrallë.
Problemi është që kur dy shqiptarë bëhen bashkë nisin ato konfliktet, smirat e vogla dhe këto natyrisht ndikojnë dhe te cilësia e punës, sepse përqendrimi nuk është me tek puna, po te çfarë po bën ai tjetri, pse u bë ky. Ndërkohë që në kontekste më të gjera kemi kaos,sepse institucionet, konfliktualiteti rritet aq shumë saqë kthehet në kaos.
Ky është ndoshta një nga problematikat që ne vuajmë historikisht, që nuk dimë të bashkohemi me njëri-tjetrin dhe nuk dimë të bëjmë shtet, pra të lidhemi prej disa parimeve. Po ta shikojmë administrata jonë që është një administratë e cila ka probleme të theksuara në qëndrueshmërinë e saj, sepse individët shkojnë e vijnë, sepse individët në momentin që shkojnë e humbin instinktin dhe ndjenjën e te qenurit pjesë e administratës, kështu që ato vite që i kalojë në administratë janë të lidhura me politikën; pra me një ndjenjë individuale ku spikat një përjetim individual i institucionit. Institucioni nuk është më mjeti për të drejtuar shtetin, por për të plotësuar individin dhe kjo natyrisht ndihet tek cilësia e sistemit institucional.
Për tu kthyer tek pyetja a ka studentë brilant? Unë jam pedagog prej vitesh në shkollën e doktoraturës në “La Sapienza”, përveçse jam i brendshëm në një shkollë tjetër, që është universiteti Ecampus që ka dhe një seli në Shqipëri,
Ne Sapienza kam nxjerrë mbi 27 doktora shkencash në drejtësi dhe procedurë penale dhe të gjithë kanë qenë tepër të suksesshëm në karrierën që kanë bërë. Shumë janë kthyer në Shqipëri dhe kanë bërë karrierë, anëtarë vettingu që kanë bërë doktoratën me mua në Romë, kemi avokatë, gjyqtarë shqiptarë që kanë kaluar me sukses vetingun se kanë qenë të ndershëm. Pra, ka pasur shumë djem dhe vajza cilësore që ne kemi nxjerrë dhe unë jam krenar që i kam nxjerrë,sepse i kam seleksionuar vetë dhe i kam ndjekur hap pas hapi në gjithë karrierën e tyre. Ëndrrat arrihen por duhet shumë punë. Jap një shembull Dekani aktual i Fakultetit Juridik te Universitetit te Prishtinës ka qene nder studentet e mi. Po kështu mund te themi me motrën time qe fitoj doktoratën pa dijeninë time dhe kur e gjeta ne mbledhjen e pare te kolegjit ngela i habitur. Edhe ajo sot është profesoreshë ne Shqipëri, një avokate e suksesshme dhe, veçanërisht, një vajze e ndershme qe e koncepton idenë e shtetit si diçka objektive dhe meritokratike dhe jo si diçka klienteliste. Por mbi te nuk është e arsyeshme te zgjatem me pasi publiku shqiptar e njeh dhe e vlerëson vete. Megjithatë jam krenar për te pasi po rrugëton ne gjurmët e lëna nga babai ynë.
Për te përfunduar përgjigjen lidhur me pyetjen.
Ne jemi pasqyre, nga një ane e prindërve, nga një ane e ambientit qe na rrethon. Jetojmë jetën tone ne baze te botëkuptimit qe krijojmë ne radhë te pare mbi veten tone. E pikërisht mbi këtë dua te tregoj mbi një shprehje qe me ka lënë shume mbresa dhe qe e kam kuptuar kuptimin e saj vetëm pak kohe ma pare. Prof. Spangher, dekani i fakultetit te Universitetit Sapienza, diku nga viti 2011, gjatë një udhëtimi ne kuadrin e një sërë aktivitetesh universitare ne Tirane – Prishtine – Prizren, me thotë: “shpesh ve re se e sheh si peshë faktin qe je shqiptar. Mund te te them këtë: gjerat nuk i ndryshon dot. Je ai qe je. Por ama varet nga ty ta jetosh prejardhjen tende si një barre apo si një mundësi shtese, pra si diçka pozitive”. Pas disa vitesh e kam kuptuar kuptimin e kësaj fraze. Na takon ne ti japim identitet karakteristikave tona per mire apo për keq. Unë jam shqiptar dhe këtë nuk e ndryshoj dot. Por ndihem shume krenar për këtë fakt. Dhe ky qëndrim i imi pozitiv mbi te qenurit tim, pra mbi prejardhjen time, është nder tiparet qe me karakterizon dhe, mund te them me bindje, me favorizon edhe ne planin sociale dhe profesionale. Kur një klienti i thuhet shko tek, Ersi Bozheku, ai shqiptar, përcillet mesazhi, shko tek ai se është i zoti. Madje shko tek ai shqiptari se është me i zoti se te tjerët. Kjo është ajo qe unë ndjej dhe qe me krenon. Te qenurit shqiptar për mua është një stimul për te qene sa me rigoroz dhe sa me i afte ne punën time. Për klientin tim, është një certifikatë cilësie, pasi duke u vene ne duart e mia ai e ndjen veten me te sigurt dhe me te ndrojtur se nga një avokat vendas. Pra për te dy vlen shprehja: rroftë Shqipëria…!!! Ne nje menyre apo nje tjeter per ty dyja palet eshte nje certificate identiteti dhe cilesie.
Krahas karrierës akademike ju jeni dhe një avokat i suksesshëm në Romë, ku merreni ekskluzivisht çështje penale ne fushen e ekonomise dhe te shoqerive tregtare. Po ndërkohë merreni edhe në Shqipëri me aktivitete universitare dhe me çështje jashtëgjyqësore që lidhen me shoqëritë tregtare, këshillim të kompanive ndërkombëtare që synojnë të kryejnë veprimtari të biznesit në Ballkan, atje ku flitet shqip. A e shihni këtë një formë të kontributit për vendin tuaj?
-Nuk e kam ndjerë asnjëherë veten të shkëputur nga Shqipëria të paktën në këto dymbëdhjetë vitet e fundit. Përveç periudhës deri në mbarimin e universitetit ku efektivisht nuk kam pasur asnjë kontakt me ambientin shqiptar, me pas kam mbajtur kontakte të vazhdueshme me Universitetin e Tiranës, me pedagogët, kemi bërë aktivitete dhe organizime me vlera unikale, sepse janë ndërtuar qendra kërkimore ndëruniversitare të cilat duhet dhe është e arsyeshme që ti mbijetojnë kohës, sepse institucionet ecin para dhe nuk duhet të lidhen me njerëz. Kështu që unë nuk e kam ndjerë asnjëherë veten i përjashtuar nga jeta shqiptare.
Natyrisht nuk jetoj në Shqipëri për një arsye zgjedhje sepse karriera ime veçanërisht si avokat është lidhur shumë me avokatinë në Itali. E ndjej veten pjesë e Shqipërisë dhe e ndjej veten qytetar i Europës. Jam krenar që jam shqiptar, nuk e ndjej veten italian, e ndjej veten evropian.
Megjithatë ne planin e kontributit tim ne Shqipëri, ate e kam pare gjithmonë te lidhur me fushën akademike dhe jo atë te avokatisë. Është një zgjidhje personale, pasi nuk dua te zhgënjehem nga sistemi gjyqësor shqiptar edhe ne planin konkret. Me kënaq me shume kontributi ne fushën universitare.
Besoj se ne planin universitar kam dhënë një kontribut konkret ne Shqipëri. Kam shkruar libra qe përdoren ne universitet e veçanërisht ne praktiken gjyqësore. Kam themeluar e drejtoj qendra kërkimore ndërkombëtare si ajo Italo-shqiptare, me seli ne Universitetin Sapienza, ne Universitetin e Tirane dhe ne Universitetin e Prishtinës e lindur nga një marrëveshje te firmosur mes këtyre universiteteve, ku kam qene promotori dhe e kam dashur realizimin e saj me tepër ngulm. Kam themeluar dhe drejtor disa revista, seri botimesh monografike, qe kane një jehone te paktën nderballkanike ne ambientet universitare. Për mos folur për dhjetëra e dhjetëra kërkues shkencore e profesor shqiptar, kosovar e maqedonas qe kam ndihmuar konkretisht duke u angazhuar ne botimin e punimeve te tyre shkencore ne revistat me prestigjioze te Italisë.
Besoj se ne boten akademike te Ballkanit shqipfolës kam lëne gjurme pozitive dhe gëzoj një mirënjohje transversale për punën dhe për kontributin qe kam dhënë dhe qe vazhdoj jap ne mënyrë te qëndrueshme.
Nder momentet me te bukura te jetës time profesionale janë ato kur takoj avokat, prokuror, gjykatës, pedagog por edhe thjeshte student neper Prishtine, Tirane, apo kur vij me pushime ne jud te Shqiperise, te cilet me njohin per faktin se kane lexuar artikujt apo librat e mi e i përdorin ne punën e tyre te përditshme.
Kjo është nder arritjet qe konsideroj me te mëdha te karrierës time. Lenia pas e dijes dhe pasja e një respekti nga ana e komunitetit tim te lidhur me vlerësimin e transmetimit te dijes është nder emocionet me te madha qe jetoj. E besoj se çdo njeri do ti jetonte me emocion këto momente.
Me sa kuptoj kontributi juaj kryesor në Shqipëri është ne planin universitar. Por gjithashtu keni qenë i përfshirë dhe si ekspert në realizimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Sipas mendimit tuaj si mund të kontribuojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë? Ju personalisht e keni menduar ndonjëherë rikthimin?
-Kontributi që mund të japin shqiptarët është banale ta thuash. Ne jemi shqiptare; një kontribut që duhet dhe mund të jepet nuk është e nevojshme as te flitet. Kjo është normale por kjo vlen për të gjitha komunitetet. Megjithatë, kur për diçka krejt normale flitet, do te thotë qe ka diçka qe nuk shkon dhe qe bene qe mbi argumentin te jete e nevojshme të kesh një qasje me te forte. Nëse ne flasim sot për kontribut e diaspores, kjo do te thotë se ky argument është problematik.

Këtu duhet të kuptohemi në një pikë që është ajo e premisave: kontributi mund të jepet, dhe ka një vlerë, nëse ka një dëshirë dhe nga ana e shtetit shqiptar dhe nga ana e institucioneve shqiptare të kenë një dialog me shqiptarët e Diasporës. Dialogu nuk duhet të jetë diçka formale siç mund të jetë realizimi i një konference, takimi vjetor apo dhënie çmimesh që natyrisht kanë vlerën e tyre dhe duhen promovuar, por nuk është vetëm kjo, dhe nuk mund të jetë kjo. Kontributi aktual i diasporës ne Shqipëri, përtej aspekteve folkloristike, nuk mund te konsiderohet efektiv.
Megjithatë, shqiptarët e Diasporës kanë një gjë, dhe besoj këtu jemi dakord të gjithë, që nuk kanë interesa në Shqipëri, përveçse të lënë një shenjë, një kontribut pra.
Kjo do të thotë që shqiptarët e Diasporës në momentin që u jepet mundësia, japin kontribut pa asnjë lloj shkëmbim e kërkese për të pasur diçka, po për kënaqësinë e tyre për të realizuar ndjesinë e të qenit pranë shtëpisë. Shqiptarët e Diasporës janë si ata fëmijët e vegjël që janë shumë të lidhur me shtëpinë e tyre dhe kur shohin se bëhet një rregullim brenda shtëpisë duan dhe ata që të ndihmojnë prindërit duke i dhënë një gozhdë për të ngulur një pikturë. Këtu është roli i shtetit, një shtet solid e kupton këtë dhe e favorizon; u jep mundësinë dhe i lehtëson në dhënien e kontributit.
Sa shqiptarë nga diaspora në të vërtetë kanë dhënë kontribut dhe u jepet kjo mundësi? Një gjë është të flasësh në teori dhe një gjë në aspektin konkret. Kjo është një tematikë që nuk mundet ti adresohet shqiptarëve të Diasporës, pra sa mundet dhe si mundet të japin kontribut. Kjo është një tematikë që duhet ti adresohet institucioneve të Tiranës se cilat janë politikat konkrete, dhe jo abstrakte, që konkretisht kanë lehtësuar apo po lehtësojnë afrimin e shqiptarëve të diasporës.
Për sa i përket rikthimit tim: unë vij ne Tiranë dhe Prishtine me dhjetëra here ne vit, duke frekuentuar ne mënyrë te qëndrueshme Fakultetet e drejtësisë se dy universiteteve publike. Ne këtë kuadër bashkëpunoj ne mënyre konstante me dekanët dhe rektoret e tyre ne kuadrin e qendrës për te cilën fola me larte dhe te revistës Illyrius qe drejtoj. Jam shume i kënaqur për këtë pasi kam koleg te mrekullueshëm. Rektori i Tiranes, Prof. Artan Hoxha, Dekanët e FDUT dhe FDUP, Sokol Mëngjesi, Avni Puka, por edhe koleg te tjerë si Prof. Klodian Skenderaj jane jo vetëm koleg por edhe miq te mire. Janë njerëz tepër serioz me te cilët ndajmë idenë e rëndësisë se zhvillimit te mendimit universitar shqiptar mbi baza moderne dhe objektive.
Pra, vetëm vendbanimin kryesor dhe aktivitetin si avokat penalist zhvilloj ne Rome. Ndoshta pyetja me korrekte do te ishte nese do te involvohesha me thelle ne jeten kulturore, sociale apo politike shqiptare. E lidhur me këto, besoj se ne planin e dy te parave mund te jap edhe me shume. Lidhur me politiken: unë jam jurist dhe ndoshta është mire qe te merrem vetëm ne zanatin tim. Edhe nga ana karakteriale, edhe pse jam dhe mundohem te jem tepër i ekuilibruar, nuk besoj se jam i afte për politike, kjo te paktën për sa kohe politika aktuale nuk përputhet me konceptimin tim te politikes. Te kuptohemi, për mua politika është një mision për te ndihmuar njerëzit dhe jo një mundësi për pasurim personal. Për këtë me mjafton zanati si avokat.
Lidhur me reformën ne drejtësi mund te them shume gjera; dhe shume nga këto mund te ngrenë shume polemika. Megjithatë, për sot besoj se edhe një fraze e vetme mund te mjaftoj: ndryshe nga drejtësia hyjnore, drejtësia e njerëzve behet nga njerëzit. Ajo është e mire kur behet nga njerëz te mire.
Gjithsesi, tematika është tepër delikate e do te na çonte shume larte. E leme për here tjetër.
Do te me pelqente te jepja nje sugjerim pushtetareve te Tiranes.
Shqiptaret e Diasporës janë ambasadorët e vërtet e më të mire të Shqipërisë. Këta kanë nje cilësi të veçantë. Jo vetëm njohin konkretisht ambientin ku jetojnë por nuk kanë asnje kosto për shtetin tonë, ndërkohë që mund të japin kontribute me vlera tepër të larta. Prandaj do të ishte mirë, që në çdo takim dypalësh, të çdolloj niveli, jashtë Shqipërie me pushtetarë të shteteve të huaj, të jetë gjithmonë prezent një apo disa shqiptar të shquar të Diasporës. Për shembull jurist, ekonomist, inxhinier, por veçanërisht të parët pasi çështjet diplomatike janë gjithmonë të lidhura ngushtë me njohjen e ligjit. Personalisht mund te them se, per arsye pune kam pasur shume here kontakte dhe takime me pushtetar të shquar italian, por asnjëherë nuk kam patur kënaqësine të përfshihem nga shteti im për çeshtje dypaleshë. Kjo është pak paradoksale edhe pse per mua është relative. Megjithate ndoshta mund ti shërbeja Shqipërisë edhe më mirë po të kishte një dëshire të këtille. Mund të sjell shumë shembuj qytetaresh italian që jetojnë në Shqipëri dhe që jane pika referimi për shtetin Italian në kuadrin e mbajtejve të marëdhënieve me istitucionet shqiptare përpos ambasadës së tyre në Tiranë si dhe ne involvimin e tyre ne takimet dypaleshe me perfaquesit e institucioneve tona. Ne krahun tjeter nje gje e ketille nuk ndodh edhe pse diaspora ka talente te shkelqyer ne shume vende te botes dhe nje involvim i tyre mund te sjelle vetem fryte positive per Shteti shqiptar. Shpresoj qe heret a vone kjo tematike te marret ne konsiderat dhe me seriozitetin e duhur te hartohet nje strategji konrekte ne kete pike. Ne jemi veret nje vend I vogel por kemi nje diaspore shume inteligjente qe mund te influencoj shume mire dhe te loboje ne menyre te frytshme per Shqiperine prane vendeva te medha.

Prof. Bozheku në Itali keni shkuar kur nisët studimet në “La Sapienza” ku u diplomuat në drejtësi në vitin 2007. Pse vendosët të qëndroni në Itali?
– Momenti më delikat por dhe më interesant i gjithë karrierës sime është universiteti. Gjithçka fillon aty dhe gjithçka që buron sot vjen nga që aty; karriera ime sot është një vazhdimësi e atij momenti.
Ta nisim me radhë.
Vij në Itali tepër i ri, në moshën 16 vjeç pasi kam gjyshen (qe e doja me shpirt dhe, sot, pa ka dite qe nuk është me) dhe dajat në Itali dhe bëj shkollën e mesme. Nuk jam brilant në shkollën e mesme; është një shkollë e mesme normale me një pasion për filozofinë, historinë dhe letërsinë po jo për lëndët e tjera, matematikën, fizikën. Natyrisht është dhe momenti i adoleshencës, i formimit të njeriut. Mbaroj te mesmen dhe im atë insiston që të futem në fakultetin juridik ne Universitetin Sapienza te Romes. Çështë e vërteta unë doja të merrja fushën e letërsisë dhe të historisë, pasi kisha një memorie superlative në shkollë të mesme dhe arrija ti mbaja mend të gjitha datat saqë mësuesja e historisë mbetej e impresionuar.
Kam një polemikë të ashpër me tim atë, një kolos i mendjes së mjekësisë shqiptare qe mungon prej tre vitesh e qe çdo dite e me shume i ndjej mungesën jo vetëm unë por dhe mijëra e mijëra pacient qe ka patur e u ka shpëtuar jetën. Gjithsesi i premtoj se do ndjek juridikun, do ta bëjë në mënyrë perfekte, pra do ulem do studioj po natyrisht ishte një zgjedhje që unë nuk e pëlqej në fillim. Por në momentin që nis universitetin kam dhe një jetë personale pak të komplikuar në atë moment përsa i përket raporteve afektive me një vajzë, me të cilën shkoj dhe bashkëjetoj.
Filloj studioj me një ritëm të paparë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, pasi arrij ti jap vetes një metodologji pune ku arrij të studioj minimalisht 18 orë në ditë me disa ritme që kur e mendoj sot ndoshta kanë qenë dhe të tepruara, pasi mund ta kisha bërë universitetin dhe më ngadalë; nuk kishte nevojë për një ritëm kaq të shpejtë.
Por ishte kënaqësi; pasioni im me i madh u be menjëherë drejtësia dhe kënaqësia ime më e madhe ishte studimi. Ç’është e vërteta nuk bëja pushime as në gusht, as në shtator. Në dhjetor kisha madje dhe një ritualitetin tim ku nga ora 11.00 e natës deri në 02.00 të mëngjesit kur të gjithë festonin ndërrimin e viteve unë studioja. E njëjta gjë dhe për pashkë dhe për Krishtlindje, por unë e kisha një ritualitet atë të studimit edhe ne datat festave, që, çështë e vërteta, e kam mbajtur deri vonë, deri para 3-4 vitesh, kur lindi vajza e dyte, ku gjithësesi doja që kalimi i viteve të më gjente me një libër në dorë.
Patjetër kjo metodologji studimi sjell një karrierë jo vetëm brilante universitare, pasi gjithë provimet i kam marr me dhjetë me yll (apo trenta e lode për të përdorur leksikun italian), por arrij që në vitin e tretë të mbaroj të gjithë provimet e universitetit. Kjo natyrisht më bën goxha të famshëm brenda fakultetit dhe universitetit tim, pasi flitet goxha për këtë fenomen kurioz; afrohem nga katedra e të drejtës penale pasi bëj dy provime bashkë në të njëjtën ditë, të drejtë penale një dhe dy; dy mijë faqe provim; marr notën maksimale; dy trenta e lode në të njëjtën ditë. Pas mbarimit të provimit afrohem nga katedra. Profesori i të drejtës penale, prof. Fabrizio Ramacci, profesori im i parë dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të Italisë se asaj kohe, pasi ishte drejtor i departamentit të se drejtës penale, drejtor i shkollës së karabinierëve, shkollës së policisë, shkollës së sigurimit sekret, më afron në katedër gjate zhvillimit te seksionit te provimeve dhe më thotë: “nëse do fillo të studiosh që tani që të jesh i aftë kur të mbarosh universitetin të diplomohesh dhe të kesh një karrierë pranë katedrës sime”. Bëj këtë çdo muaj; studioj nga një libër diku në 1200-1500 faqe qe ai me jepte; i relacioja profesorit muaj për muaj. Ai kënaqej natyrisht; tani është 87 vjeç, po në vitet 2004-2005 ishte më i ri dhe kenaqej me përkushtimin tim drejt lendes; këto janë dy vitet e fundit të universitetit (2005-2007). Edhe pse njeri tepër i ftohtë dhe formal – por me një kulturë juridike, një elegancë personale, një elokuencë gjuhësore, dhe një metodologji pune të pa krahasueshme – herë pas here shprehte, me mënyrën e tij, entuziazmin mbi formimin tim akademik.
Në momentin që hapet seksioni i parë për të dhënë tezën, mbroj diplomën në drejtësi penale me Prof. Ramaccin me date 17.07.2007 me notë 110 me lode (vite me vone, ne 2012, teza do te botohet ne forme libri nga universiteti Sapienza i Romes).
Jam i pari student që mbaroj juridikun, ciklin akademik 2002-2003 / 2007-2008; pra në momentin që mu dha mundësia të jepja tezën para kohe; jam i pari pasi provimet i kisha mbaruar para dy vitesh; isha vetëm në pritje të tezës. Ka dhe një anekdotë mbi ditën e diplomimit. Një nga shokët e mi te universiteti le – ai thotë pa dashje – telefonin me te cilin po regjistronte mbrojtjen e temës time. Si rrjedhim arrijmë të dëgjojmë mbledhjen e profesorëve të komisionit mbi gjykimin e punës time. Më bën përshtypje fakti qe Prof. Ramacci kërkon që të më bëhet një thirrje formale për të vazhduar rrugën universitare, pasi për notën finale nuk mund të kishte dyshime dhe s’kishte as hapësirë për diskutim; vetëm me mesataren e provimet kisha arritur maksimumin e parashikuar nga ligjvënësi. Në të njëjtën kohë bashkërelatori i tezës, profesor Alfonso Stile i kërkon profesor Ramacci-t – edhe pse marrëdhëniet mes tyre ishin tepër të ftohta për çështje të administrimit të departamentit – që të më marrë si avokat në zyrën e tij dhe të nis aktivitetin pranë zyrës së tij, pasi – sipas Stile-s – gjatë debatit me të mbi argumentin e tezës kishte parë tek unë një inteligjencë të rafinuar. E vërteta nuk ishte çështje inteligjence, por pune; thjesht kisha studiuar shumë dhe të drejtën penale e njihja më mirë se shumë të tjerë, qofshin këta edhe profesor me titull, pasi kisha dy vite që i dedikohesha me seriozitet dhe me një metodologji pune tepër rigoroze. Për këtë arsye në debatin më të gjatë të mbrojtjes së tezës kisha mbrojtur me argumente bindëse një pozicion të ndryshëm nga i tij. Duhet te them se në dy vitet e fundit të universitetit (2005-2007), kisha gjetur një mentor që ishte ndër penalistët më në zë të Italisë. Të jemi të sinqertë: ishte një merite e profesor Ramaccit që diti të më drejtonte në atë dyvjeçar (2005-2007) si nga ana e formimit ashtu edhe në atë psikologjik, të ndjelljes së kureshtjes dhe interesit kërkimor mbi lëndën, që sot kam formimin që kam. Asgjë më shumë.
Gjatë shpalljes së diplomimit, me 110 me lode, Dekani i Fakultetit të asaj kohe, Carlo Angelici, që kryesonte edhe komisionin e diplomimit më fton të vazhdoj studimet universitare duke më thënë, me buzëqeshje, që nga nesër do të mund të ishim koleg. Kështu ndodh: me 18.07.2007 marr emërimin si asistent në katedrën e së drejtës penale. Pas pushimeve të verës filloj si asistent avokat në studion e Av. Prof. Alfonso Stile-s.
Ndërkohë ky është momenti më interesant i karrierës: disa muaj pasi kisha mbaruar universitetin, hapej një konkurs ndër fakultete dhe zgjidhej një student per çdo fakultet (gjithsej Sapienza në atë kohe kishte 13) për ti dhënë një medalje. Konkursi ishte objektiv dhe kriteret që merreshin parasysh ishin mesatarja e notave dhe shpejtësia e provimeve. Unë kisha mesataren më të lartë dhe kisha bërë provimin në kohën më të shpejtë, kështu që dal i pari në fakultetin juridik të Romës, “La Sapienza”, dhe marr një çmim që quhet “Premo: Sapienza Curriculum studiorum”, një çmim për kurrikulumin nga Rektori i ri me të cilin krijojmë dhe një miqësi, Luigi Frati. Lidhur me këtë episod dua te theksoj një fakt që më ka mbetur në mendje dhe që ende sot e vuaj jo si Ersi Bozheku, por si qytetar shqiptar. Edhe pse kisha informuar me shumë mail si Ministrin e Jashtme ashtu edhe Ambasadorin tone ne Rome, nuk pati asnjë prezence formale në atë eveniment madhështor. Megjithatë ishte një shqiptar dhe ishte një rast unik, të paktën në atë kohë, që një djalë shqiptar të dilte më i miri i një fakulteti si juridiku i la Sapienza-s dhe të merrte një medalje. Ndoshta duhej që të kishte një prezencë, por askush nuk erdhi. Vite më vonë më është thënë se askush nuk mund të vinte pasi ashtu ishin “punët”. Nuk e di kuptimin e kësaj shprehje por di vetëm që shteti ynë humbi një mundësi krenimi ne atë rast. Ndoshta ne atë kohe kujdesi për diasporën nuk ishte shume i theksuar.
Megjithatë, kjo tregon për cilësinë e institucioneve shqiptare që, në atë periudhë të paktën, linin për të dëshiruar. Përpara pyetjes së Rektorit a ka përfaqësues nga ambasada shqiptare që të jete me ty këtë moment, apo dikush nga shteti shqiptar, natyrisht përgjigja ime ishte një ‘jo’; ishte një “jo” shumë fyese për mua sepse në momentin që shteti jot nuk del bukur në një situatë të tillë dhe ti nuk del bukur në një situatë të tillë. Po natyrisht, evenimenti nga ana personale ishte i rëndësishëm dhe me plot kënaqësi.
Një muaj pas marrjes se diplomës se juridikut, hapet konkursi për doktoratën, sigurisht që e fitoi dhe dal i pari pasi kisha një përgatitje tepër të konsoliduar. Vijnë bursat e para ne Itali dhe fitoi një bursë dhe në Shqipëri e këtë falë motrës sime që gjen shpalljen e një burse për studentët ekselent. Aplikoj dhe aty rendimet i pari tek fondi i ekselencës shqiptare; pra jam i pari shqiptar që marr fondin e ekselencës duke u renditur i pari falë kurrikulumit dhe aftësive. Nuk njihja asnjë në Shqipëri dhe në atë periudhë nuk kishte asnjë lloj kontakti mes meje dhe Shqipëri, por duhet thënë që tepër objektivisht u zgjodha i pari. Duhet te theksoj se edhe pse familje historikisht e njohur si e majte, pritja si nga Ministri i Arsimit te kohës, Genc Pollo, ashtu edhe nga Kryeministri Berisha ishte me te vërtet shume e ngrohte. Ne fund te fundit isha një i ri qe jetoja jashtë dhe vlerësoj shume faktin qe u vlerësova objektivisht dhe qe u komplimentova nga drejtuesit me te larte te institucioneve shqiptare. E ndjeva veten tepër krenar jo vetëm për veten dhe familjen por edhe për faktin qe, pavarësisht qasjeve politike te ndryshme te familjes sime, vlerësimi mbi mua ishte bere ne forme objektive nga Ministria e Arsimit. Jo pak për një shtet si Shqipëria.
Përpara këtyre rezultateve nuk kisha zgjedhje tjetër se sa ajo të rrija në Itali; është absurde që para ofertës për të qëndruar asistent pranë katedrës, me doktoratë me disa bursa, me studion më prestigjioze në atë moment italiane të të drejtës penale për të bërë avokatinë te mund te merrja parasysh idene e një rikthimi në Shqipëri. Megjithatë, nga ai moment filloi një bashkëpunim të thellë me Shqipërinë që e thelloj dhe më shumë në vitet që vijnë pasi kisha bërë një impenjim me shtetin shqiptar (edhe sepse shteti shqiptar këtë impenjim nuk e zbatoi) që në momentin që do mbaroja doktoratën do jepja kontributin tim në Shqipëri.
Kështu ndodhi: unë erdha në Shqipëri; konkurrova dhe fitova titullin profesor i asociuar, po nuk mu ofrua një katedër apo diçka që të qëndroja në një mënyrë më të forte. Titullin profesor i asociuar e fitova pasi kisha punuar vitet e doktoratës, botova libra, diku te 30 artikuj, aktualisht katër monografi të botuar në Shqipëri dhe në Itali dhe kam diku te 70 artikuj dhe konferenca ku kam qenë relator (ne shume shtete te botes, deri ne Brazil), një karrierë juridike e pasur gjithmonë flas në fushën e të drejtës penale. TE njejtin titull kam fituar me konkurs edhe ne Itali.
Sa e vështirë është për një shqiptar të ecë para në karrierën e tij në një shtet të huaj?
Nuk është e vështirë; në shtetet të mëdha si Italia të cilët kanë dhe ato problemet e tyre me nepotizmin, klientelizmin, po gjithsesi janë shtete të mëdha dhe kanë institucione të strukturuara gjithsesi ka një qasje rreth objektivizimit; vlerësimi i meritave nuk është diçka problematike. Po të shohim të gjithë administrata italiane është e përbërë nga njerëz që vijnë nga jugu i Italisë, pra nga zonat e varfra të Italisë. Ndërkohë që të rinjtë e Italisë se veriut kanë një jetë profesionale brilante në fushën e sipërmarrjes. Jugorët kanë një karrierë brilante në fushën e institucioneve. Natyrisht studiojnë dhe objektivisht vlerësohen. Dhe Italia ka problemet e saj të nepotizmit, por nuk është një fenomen i theksuar ai i nepotizmit dhe besoj se rasti im është emblematik ku vlerësohet merita dhe jo lidhjet klanore. Unë nuk kisha qasje miqësore me elitat italiane. Im atë ishte vërtetë një personazh tepër i respektuar por njohjet e tij ishin në Shqipëri dhe çështë e vërteta një nga arsyet pse unë u largova nga Shqipëria dhe im atë vendosi të më largonte nga Shqipëria ishte jo vetëm sepse kisha familjarë në Romë por dhe fakti se nëse unë do të rrija në Shqipëri, natyrisht do të përfitoja nga aftësitë e tij shoqërore sepse ishte një njeri me tepër peshë në shoqëri. Sot nuk jeton më, por është një figurë emblematike e njeriut të mirë dhe të aftë në krye të institucioneve dhe frika e tij ishte pikërisht nepotizmi.
Një nga arsyet që u nisa në Itali ishte pikërisht kjo: të bëja një karrierë sa më objektive me forcat e mia, jo sepse kisha babanë nga pas. Ai insistonte që unë të rrija në Itali. Me thoshte gjithmonë: sepse është shumë e thjeshtë sot të jesh në Shqipëri dhe të fus në një ministri apo diku po problemi nuk është e arsyeshme të favorizohesh nga emri im. Duhet të çash me forcat e tua. Këtë mësim te tim ati e kam ne koke dhe e mendoj ne çdo moment. Për fëmijët e mi mendoj te njëjtën gjë: nëse do te arrijnë te bëhen dikush, kjo do te ndodh pa ndihmën time. Nuk gënjej për këtë dhe mund te sjell një shembull konkret qe pasqyron boten time personale dhe profesionale: pasi mora emërimin ne Universitetin “Sapienza”, pas një viti mu ndodh përpara ne privimin me goje motra time, qe ishte me e vogël e studionte edhe ajo juridik. E kam marre ne pyetje dhe i kam ngrënë hakun ne provim vetëm për te lënë te kuptoj se: a. ne jete nuk duhet te pres favorizime; b. në jetë mund të të hanë meritën edhe njerëzit me te afërt qe ke. Për vlerësimin qe i dhashë (28 por meritonte 30 me lode) o qortova nga titullari i katedrës, Prof. Ramacci, qe e mori ne pyetje bashke me mua e me la mua me pas barrën e vendosjes se notes (edhe pse nuk e ndryshoj ate).
Te kthehemi tek karriera jashte Shqiperie.
Funksionon kështu karriera për një të huaj, te paken ne Itali për sa është eksperienca ime. Një i huaj për tu afirmuar jashtë duhet të vrapojë tre herë më shumë se sa vendasit, por ama dhe këtë ma thoshte një nga profesorët e mi, me pas miku im i ngushte, dekan i fakultetit juridik, Prof. Giorgio Spangher, i cili më ka ndihmuar në momente delikate të karrierës sime akademike. Më thoshte gjithmonë: për një të huaj, për ty që je shqiptar në rastin konkret duhet të vraposh tre herë më shumë. Por ama ki parasysh që duke vrapuar tre herë më shumë se të tjerët do të vijë një moment që do i kalosh të gjitha dhe do i lësh të gjithë prapa. Kjo është e vërtetë që duke studiuar tre herë më shumë se të tjerët dhe duke pasur një seriozitet të lartë dhe një qasje tepër të fortë nga ana metodologjike, duke bërë gara jo me të tjerët po me veten tënde, është e qartë që arrihen rezultate. Por kjo nuk është e lidhur me faktin se je i huaj apo shqiptar, po thjesht aftësia e punës, forca e mbijetesës. Këto janë tiparet që në momentin që dalin bëjnë që karriera të jetë e suksesshme. Vështirësia është e lidhur me një fakt tjetër, që nuk kemi miqësia të konsoliduara në Itali, nuk mund të shkojmë ti biem dyerve kështu që e vetmja forcë që kemi është ajo objektive, e rezultateve, po është një vështirësi që mund të kalohet vetëm me punë, lodhje dhe forcën e dijes. Për mua ka qenë diçka tepër interesante. Dhe sot e kësaj dite e them që konkursi që kam fituar e kam fituar me meritë, ashtu si dhe konkurset që kam humbur jo se ka pasur lëvizje klanore apo klienteliste nga ata qe kane fituar. Këto ekzistojnë natyrisht, por nuk i kam marre kurrë parasysh këto faktorë për te justifikuar arritjen si i dyti dhe jo i pari. Jam i mendimit se ne ato raste objektivisht nuk kam qenë aq i aftë sa ti mposht këto faktorë dhe objektivisht te imponohem si më i miri. Kur kam humbur një beteje gjithmonë kam thënë s’kam bërë unë maksimumin. Nuk e kam parë asnjëherë te komplotet apo forca subjektive.
Prandaj përsa i përket vështirësisë, ajo është diçka subjektive që mund të kalohet nga ana objektive me punë, punë, punë e me dije e dëshirë; dhe një qasje pozitive rreth jetës e rreth gjërave, njerëzve. Duke pasur një qasje të tillë arrihen rezultatet.

Pyetja e fundit për situatën nga pandemia. Italia ka qenë një ndër vendet më të prekura nga COVID-19, ku fiks një vit më parë ne këtej përtej detit tronditeshim nga pamjet që na vinin nga Lombardia. Krahas një emergjence shëndetësore, kjo situatë preku çdo fushë të jetës. Sa ka ndikuar në punën tuaj kjo situatë dhe cilat mendoni se do të jenë sfidat e botës akademike post-pandemi?
Pandemia është një risi dhe një sfidë botërore. Kjo e imja është një shprehje klishe që e hasim gjithë andej por është e vërteta: sfida ekziston dhe është një sfidë që shikon angazhimin e gjithë shteteve të botës, qofshin këto të vogla apo të mëdha. Gjithashtu është dhe një sfidë ekonomike sepse ekonomitë janë ato që po ndjejnë dhe do të ndjejnë impaktin. Përsa i përket pastaj se si ka ndikuar në profesionin tim, në profesionin e avokatit nuk ka ndikuar shumë sepse është e qartë që profesioni ecën para dhe prokuroritë punojnë, policia gjyqësore punon; nuk ka diskutim mbi këtë në këtë aspekt. Personalisht merren vetëm me çështje penale të shoqërive e kompanive tregtare, korrupsion apo vepra penale që kanë të bëjnë me një fushë të caktuar siç është ajo e veprave penale në fushën e ekonomisë. Nga kjo anë jo vetëm nuk ka pasur rënie të aktivitetit të punës, por madje një rritje. Sepse kur ka kriza ekonomike dhe kriminaliteti ekonomik rritet, rritet niveli i evazionit fiskal, falimentimet e provokuara, korrupsionit; kështu që nga ana profesionale, si avokat, nuk kam ndjerë një rënie pune, por madje një shtim të fluksit të punës.
Nga ana akademike është e njëjta gjë sepse shumë universitete janë konvertuar në universitete online. E them me plot gojën që konkursin në Itali si profesor i asocuar e kam fituar para shtetit italian, po katedra që më është dhënë më është dhënë në universitet online, universiteti E-campus që ka seli në Shqipëri dhe mbi 300 seli në të gjithë Italinë dhe është një universitet që ka sot diku te 130 mijë studente, sepse është zhdoganuar ajo ideja që universitetet online janë universitete të dyshimta. Tani bota ka kuptuar që universiteti online është e ardhmja, që gjithë bota digjitale është e ardhmja e njerëzimit. Kjo është një situatë që nuk ka kthim pas dhe është e ardhmja, duam apo s’duam ne me ato efektet e saj pozitive pasi lehtëson shumë shkëmbimin e informacioneve mes njerëzve, po natyrisht ka dhe problemet e saj veçanërisht në impaktin social dhe psikologjik tek njerëzit sepse duhet të kuptohemi në një shoqëri ku gjithçka bëhet në një hapësirë virtuale siç është interneti është e qartë që sjell probleme sa i përket anës sociale. Kur njerëzit humbin ndjenjën e bashkësisë, ndjenjën e dashurisë mes njeri-tjetrit fillojnë vihen ne rrezik ato që janë shtyllat kryesore të shoqërisë dhe bashkësisë sociale. Ndoshta pas 30 vitesh do jemi me teknologjik dhe me pak social. Ndoshta, teknohumanizmi do te kete realizuar rrugëtimin e tij te nisur ne njëzet vitet e fundit. Ndoshta do te jete një botë ndryshe. Megjithatë për ne është e rëndësishme mos te humbim vlerat tona. Veçanërisht tiparet pozitive qe na karakterizojnë si dashuria për familjen, dashuria për jete, por edhe për vendin tone. Shqiptaret kane një karakteristike te veçante: kudo qe shkojnë integrohen shume mire dhe shume lehte, megjithatë, nuk e humbin kurrë identitetin e tyre. Shpresoj qe edhe risia e globalizmi dhe e trans-humanizmit qe po jetojmë, mos te ndryshoj këtë tipar te bukur e te veçantë te popullit tone. / Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 