QSPA marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë

E enjte, 25 Prill, 2024

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët firmosi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetit e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Kjo marrëveshje është në vazhdën e formalizimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor me institucionet e rëndësishme arsimore, akademike dhe kulturore brenda dhe jashtë vendit.

Të pranishëm në aktivitet ishin Drejtoresha Ekzekutive e QSPA, Prof. Diana Kastrati, Dr. Artan Hoxha, kërkues shkencor pranë QSPA, si dhe Dekani i FHF Prof. dr. Sabri Laçi, dhe zv.Dekania Dr. Elsa Skënderi. Duke patur parasysh karakterin mësimdhënës të institucionit, Prof. Kastrati propozoi që nga ana e fakultetit të parashikohej atashimi i studentëve pranë QSPA, për realizimin e stazheve dhe praktikave profesionale.

Gjithashtu u propozua të parashikohet orientimi i temave të diplomave në fushat e kërkimit ku QSPA ushtron veprimtarinë, nën drejtimin e studiuesve të qendrës. Në këtë pikë, të cilën të dy përfaqësuesit e fakultetit e mirëpritën dhe e mbështetën me premtime se do të jetë e realizueshme që këtë vit akademik, QSPA angazhohet t’u vërë në dispozicion studentëve edhe  bibliotekën e saj të pasur me libra që fokusohen në objektin e saj të punës.

Drejtoresha e QSPA Diana Kastrati u propozoi të dy profesorëve evidentimin e studentëve që kanë prirje drejt kërkimit shkencor, të cilët do të kenë përparësi në angazhimin pranë QSPA. Me këtë mobilizim, do të përmbushet një nga objektivat kryesore të qendrës, që është krijimi i një bërthame studimore shumëplanëshe mbi arbëreshët, si dhe sigurimin e kontingjentit të ardhshëm të kërkuesve shkencorë në humanitetet që lidhen më këtë komunitet.

Të dyja palët u angazhuan për bashkëpunim reciprok në kryerjen e studimeve të përbashkëta, në realizimin e botimeve të përbashkëta, si dhe të konferencave shkencore, simpoziumeve apo tryezave të diskutimit, apo aktivitete të tjera promovuese mbi komunitetin arbëresh, ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditave dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Pjesë e marrëveshjes është edhe krijimi i grupeve të punës për aplikimin në projekte të përbashkëta në thirrjet e projekteve të publikuara nga donatorë të ndryshëm, si dhe shkëmbimet e librave me fokus në studimet albanologjike e, në veçanti, për komunitetin arbëresh.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.