SHBA / Eva Dori: Si ja dola të mos heq dorë nga gazetaria në Filadelfia

E martë, 23 Prill, 2024

Rilindasit shqiptarë do të ndiheshin krenarë nëse do të shihnin se si intelektualët e sotëm ashtu si pararendësit e tyre, luftojnë për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe jashtë viseve të saj dhe punojnë fort për t’u mirëarsimuar, duke nderuar emrin Shqipëri jashtë kufijve të saj. Për gjuhën shqipe, si një ndër gjuhët më të vjetra të globit, kanë dhënë një kontribut të vyer duke filluar nga vëllezërit Frashëri e deri te Gjergj Fishta që shquhet për rolin e tij me alfabetin, e kur ky kontribut nuk resht as në ditët e sotme, ia kanë vlejtur përpjekjet e mëdha të rilindasve shqiptarë. Populli ynë i dashur shqiptar njihet për pasionin për punën, këmbënguljen, dëshirën për t’u arsimuar, duke arritur edhe majat më të larta të karrierës jashtë kufijve të vendit, në emigracion. Të shkelësh për herë të parë në një vend të huaj, aq më tepër në Amerikën e madhe dhe të largët, ku vlerësohet padiskutim si vendi i mundësive, por edhe me një konkurrencë të lartë, do të përballesh me peripeci, të cilat duhet t’i kalosh me durim dhe këmbëngulje. Fillimisht, çdo emigrant përballet me punë fizike, por kur pasioni për arsimimin dhe profesionin është shumë herë më i madh, atëherë vështirësitë do të kalohen me lehtësi. Eva Dori, gazetarja, e cila mban mbi “supe” një karrierë të gjatë dhe shumë dimensionale në disa media shqiptare, në një intervistë për gazetën “Dielli”, Neë York, rrëfen historinë e saj të emigrimit drejt Filadelfias, jetën e saj të re në këtë shtet, mbështetjen e madhe që i ka dhënë komuniteti shqiptar në ditët e saj të para. Eva Dori, përveç punëve të tjera që ajo kryhen në Filadelfia, nuk ka hequr dorë kurrë nga pasioni i saj për gazetarinë. Kur ky pasion bashkohet me dëshirën e madhe, për t’u mësuar gjuhën shqipe fëmijëve të emigrantëve, atëherë duhet të themi se je i përmbushur katërcipërisht. Eva Dori na rrëfen nismën e saj për t’u mësuar fëmijëve shqipen, që kjo gjuhë e vjetër dhe e bukur të mos humbasë. Projekti i saj realizohet nëpërmjet emisionit “Shtëpia e Ëndrrave”, të cilin e ka transferuar nga Shqipëria në Filadelfia, ku këtë herë target janë fëmijët e emigrantëve shqiptarë, duke veçuar këtu edhe mbështetjen e madhe që komuniteti po i jep. Përpjekjet e intelektualëve për të mbajtur gjallë shqipen edhe jashtë kufijve, padiskutim do të bënin krenarë të gjithë rilindasit tanë që luftuan disa me pushkë e disa me penë, për të ruajtur gjuhën e bukur shqipe dhe për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

Ju keni tashmë 7 vite që jeni larguar drejt SHBA-së, Filadelfia. Si e mbani mend largimin tuaj nga Shqipëria? Cilat ishin ato fjalë që i thoje vetes, në momentin e parë kur ju morët avionin drejt Ameriëks?

Ardhja ime në Filadelfia, ishte si shumë udhëtime të tjera të punës sime, si gazetare.

Në kuadër të profesionit tim si gazetare kam fluturuar drejt Amerikës, ku së bashku me grupin e xhirimit do të realizonim një dokumentar për jetën e emigrantëve shqiptarë në USA.

Së bashku me ne do të vinte edhe mjeshtri i fotografisë, operatori Ilia Tërpni, por, fatkeqësisht, Ilia nuk mundi të vijë për arsye shëndetësore; kështu që unë mbetem në një pritje të gjatë derisa grupi i xhirimit të vinte. Natyrisht që emocionet ishin të mëdha, pasi ishte një projekt që kisha kohë që ëndërroja ta realizoja. Unë do të shkruaja skenarin e këtij dokumentari. Meqë kisha shumë familjarë këtu në USA, nisëm të takonim personazhet që do të intervistonim. Por, jeta ka gjithmonë surprizat e veta. Muajt e parë si turiste, le të themi, shijova qetësinë dhe ajrin e pastër që më dhuruan parqet e mrekullueshme të Filadelfias. Fotografoja pafund, pasion ky që nuk më ka humbur edhe sot që u bëra gati 7 vjet në këto parqe. Fakti që kisha punuar për gati 25 vjet në Tiranë, në emisionet e mëngjesit, në radio e më pas në televizion, kur erdha në Amerikë kuptova se kisha humbur gati emocionin si të shijoja një fillim, ditë të thjeshtë, pa vrapuar, pa hyrë në dhomat e grimit, pa stresin nëse do të mbërrinte në kohë i ftuari i parë. Kuptova që kisha nevojë për atë qetësi. Pra, e para gjë që më mrekulloi në Filadelfia ishin parqet pastërtia dhe qetësia.

Të nisësh një jetë të re në një vend të huaj, aq më tepër në Amerikën e madhe dhe të largët, nuk është e lehtë për këdo. Si keni arritur të integroheni në shoqërinë amerikane? Cilat kanë qenë vështirësitë që ju keni hasur?

Kur vendosa të qëndroj, për të filluar një jetë të re në Filadelfia, pata pak frikë si fillim. Nga natyra jam luftarake, dhe e cilësoja veten si të realizuar nga ana profesionale.

Në Shqipëri kisha bërë realitet ëndrrat e mia; me gazetarinë kisha realizuar pothuajse të gjitha projektet televizive që kisha endërruar. Në pasionin tim më të madh, letërsinë, kisha shijuar faktin të botoja 4 libra në poezi, në prozë, dhe kisha marrë disa herë çmimet e para.

Fundjava në Tiranë, më gjente në biznesin tim, te 3 qendrat e mia të Dancit, me të cilat realizova shumë projekte të suksesshme për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsmit dhe atë të Kulturës. Pra ishte një jetë e ngjeshur me aktivitete dhe emocione pafund! Pas relaksit që mora javët e para, fillova të kërkoj punë dhe, në njëfarë mënyre, të kuptoja se çfarë ofronte më shumë Amerika se sa ato parqe që më mrekullonin pafund. Natyrisht që asgjë nuk ishte si jeta në Tiranë. Askush nuk kishte kohë të rrinte gjatë me mua, dhe, pothuajse të gjithë vraponin. Në pritje të numrit të punës dhe konvertimit të diplomës, m’u desh të bëja punë të ndryshme fizike; aty kuptova që në jetë ishte e rëndësishme edhe fuqia e muskujve!!

Puna fizike, që ju jeni përballur padyshim si shumë emigrantë të tjerë, të tingëllon paksa çuditshëm kur ke bërë një punë të bukur profesionale siç është gazetaria dhe librat. Por, njeriu duhet të përshtatet si në kohë të mira dhe të vështira. Si ia dolët për të gjetur një punë të mirë, duke mos hequr dorë as nga pasioni juaj i parë, gazetaria?

Isha mësuar për 25 vjet në gazetari, me fuqinë e fjalës! Ashtu si shumë emigrantë edhe unë pastrova, lava pjatat, bëra baby siter, punë këto edhe pse ishin vetëm për disa ditë më bënë të takoja njerëz të ndryshëm. Në këto punë nuk harroj dot kurrë njohjet, sidomos me intelektualë. Ata në prezantim e sipër nuk nguronin të më tregonin arsimimin dhe diplomat e tyre që kishin në vendin tonë, më pas përpiqeshin të justifikoheshin që e kishin punë të dytë atë që bënin këtu, ndërsa në heshtje më ndihmonin duke më këshilluar pothuajse të gjithë të mos rrija gjatë në punë të tilla. U jam shumë falenderuese për ndihmën e madhe që më dhanë në ato ditë të vështira.

Eva, ju vini nga profesioni i gazetares, nga një punë profesionale me dimension të gjerë në disa media shqiptare. Sa ju ka ndihmuar eksperienca e punës në Shqipëri, për t’u përshtatur në jetën e re amerikane?

Gazetaria më ka ndihmuar padyshim në të gjithë hapat e vështirë që hodha në jetën amerikane. Kur bëja intervistat për punë, pata fatin e mirë që të pranohesha menjëherë pa patur atë ankthin e pritjes, dhe ajo që më befasonte më pas ishte vlerësimi, stimulimi dhe ngritja në detyrë! Unë punoj fort, përpiqem që çdo punë ta bëj me saktësi, korrektësi; dhe kam kuptuar që të punoj është një ndër gjërat më të mira që di të bëj në jetë. Unë kam vënë zemrën në çdo punë që kam bërë, dhe falë Zotit jam vlerësuar gjithmonë. Puna si mësuese më bëri të kuptoj diferencën e madhe të mënyrës së mësimdhënies këtu, krahasuar me atë të Shqipërisë. Isha diplomuar në Tiranë për mësuesi në degën gjuhë-letërsi, por kurrë nuk e kisha ushtruar si profesion. Të jesh mësuese në USA, është punë shumë e bukur, dhe gazetaria më ndihmoi që t’i realizoja me lehtësi shumë projekte. Kur je emigrant i ri, të duhet të punosh shumë dhe të jesh gjithmonë në kërkim të një pagese më të mirë. Kjo ishte arsyeja që kalova nga puna si mësuese, në një klinikë dentare. Natyrisht, pagesa ishte shumë më e lartë, por fusha e mjekësisë ishte një sfidë më vete në karrieren time profesionale. Mbaj mend që kur isha në Tiranë, në gazetari, kisha realizuar rubrikën “si të kujdesemi për dhëmbët”,’ dhe më vinin në mend copëza bisede nga të ftuarit e mi. Në ditët e para si dental asistente, në klinikën dentare, mbaj mend që më thërret doktoresha e më thotë të shikoj një mbushje dhëmbësh. -Shiko Eva sa mbushje e bukur, dhemballa duket perfekt tani! Isha mësuar me emisione “të bukura”, montazh të bukur, poezi të bukur, pra çdo gjë e bukur në lidhje me artin. Nuk kisha menduar kurrë, se përtej artit të gazetarisë kishte edhe mbushje dhëmbësh “të bukura”. Natyrisht që heshta! Kujtoja që nuk do rrija dot gjatë në atë vend pune. Uniforma, maska, dorashkat, gjilpëra, instrumentat, medikamentet, e gjitha ishte një botë e ftohtë pa ngjyra për mua. Sot, pas 3 vjetësh qesh, sepse e dua shumë punën në klinikë, u mësova të shijoj falenderimet e pacientëve dhe, sidomos, në kohët e pandemisë kuptova se sa i shenjtë është profesioni që zgjodha. Ne ishim gjithmonë aty për pacientët, duke sfiduar frikën e kësaj sëmundje të tmerrshme. Sot, asgjë nuk shijon më shumë se sa një falenderim nga një pacient kur është i qetësuar nga dhimbja, apo i është kthyer sërish buzëqeshja

Çfarë dallimi gjeni mes kulturës së punës në Shqipëri dhe kulturës në SHBA?

Natyrisht që ka shumë dallime, mes kulturës së punës në Shqipëri dhe SHBA. Nga ritmi i punës, jeta ime është gati e njëjtë për të dyja vendet. Në Shqipëri punoja 3 punë në Radio, Televizion, ndërsa në fundjavë kisha biznesin tim, qendrën e Dancit. Edhe këtu kam të njëjtin ritëm pune. Kam tre punë, në mëngjes jam menaxhere në Miraclec Home Care Agjenci, punë të cilën e dua shumë, dhe mbasdite jam në klinikën dentare si dental asisent. Në fundjavë i dedikohem pasionit tim, gazetarisë. Patjetër që diferenca është shumë e madhe, pasi edhe profili i punëve që bëj janë krejt të ndryshme me ato që bëja dikur në Shqipëri. Ajo që më pëlqen këtu në USA, është motivimi i të rinjve! Ata fillojnë të punojnë që në moshën 16 vjeçare, duke kursyer të ardhura për jetën e kolegjit. Pra mësohen të jenë të pavarur. Kur bisedoj me miqtë e mi në Shqiperi që e kanë të veshtirë të gjejnë punë për fëmijët e tyre, edhe pse mbarojnë universitetin shkëlqyeshëm ndjej dhimbje vërtet. Ndihem me fat që vajza ime është në vendin e mundësirave të mëdha.

Sa e keni ndjerë mbështetjen e komunitetit shqiptar, sidomos në ditët e tua të para në Filadelfia?

Patjetër që e kam ndjerë këtë mbështjeje, ndërsa përpiqem të jap edhe unë kontributin tim për të ndihmur, sidomos emigrantët e rinj, të cilëve u sugjeroj që të sakrifikojnë në fillim në drejtim të arsimimit.Diplomimi në një shkollë të mirë sjell të ardhura të mira e më pas një shtëpi komode, makinë e udhëtime. Në Filadelfia, të paktën në grupin e mikeshave që unë frekuentoj, është një frymë e mrekullueshme bashkëpunimi; ndihmojmë sa mundim njëra-tjetrën duke e kuptuar se sa e rëndësishme është në emigracion të kemi një mik të mirë. Ne ngjajmë si një familje e madhe!

Ju jeni partizane e shprehjes “dua të bëj një punë që të më sjellë të ardhura “, apo “dua të bëj punën që më pëlqen”?

Për të qenë e realizuar në emigracion, unë i bëj të dyja. Punoj dy punë, që të siguroj të ardhme të mjaftueshme për një jetesë normale, dhe për të marrë kënaqësi shpirtërore bëj gazetarinë. Jeta në Shqipëri më bëri ta kem të lehtë faktin e menaxhimit të kohës këtu në USA. Di të gjej kohë edhe për punë, por edhe për t’u shplodhur me familjen dhe miqësinë.

Në Shqipëri, në Televisionin “Planet”, ju keni drejtuar emisionin për fëmijë “Shtëpia e Ëndrrave”, të cilin tashmë e keni transferuar edhe në Filadelfia. Si lindi kjo ide për të rifilluar emisionin tuaj në një shtet tjetër?

Projekti televiziv “Shtëpia e Ëndrrave” ishte i fundit që realizova me shumë sukses në Shqipëri. Qëllimi i këtij emisioni ishte të promovonim sa më shumë talente në fushën e Dancit, aktrimit dhe kërcimit. Target grupi i këtij emisioni ishin fëmijët në nevojë, kryesisht fëmijët jetim, fëmijët që i përkisnin komunitetit rom dhe egjyptian, të cilët patën mundësi të bënin shumë ëndrra realitet. Unë falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan të realizoja ëndrrën e çdo fëmije që ishte në atë format televiziv. Si kudo në të gjithë botën, edhe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Filadelfia, qëndrimi i gjatë në shtëpi, mësimi online bëri që fëmijët të plogështohen dhe të mos kenë shumë mundësira për aktivitete fizike e aq më tepër argëtuese. Pikërisht, Rubrika “Vallja e shqipes” ishte një ndër rubrikat e cila pati shikueshmëri maksimale, dhe jam e lumtur që ky emision po e arrin qëllimin.

Cilët janë bashkëpunëtorët tuaj që ju kanë mbështetur në realizimin e emisionit për fëmijë?

Ishte biseda me dy koreografët Anxhel Goga dhe Enea Goga, të cilët më sugjeruan të realizonim sërish emisionin “Shtëpia e Ëndrrave”, por me një tjetër qëllim, t’u mësojmë fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, vallet e mrekullueshme shqiptare. Dreams Dance House Academy, tashmë është një ndër shkollat më të sukseshme në Shqipëri, dhe në faqen e you tube renditen ndër të parët në botë për nga shikueshmëria. Ndihem krenare për suksesin e tyre! Dy vëllezërit koreografë, Anxhel dhe Enea Goga dolën nga formati i këtij emisioni dhe e realizuan ëndrrën e tyre të madhe, të kishin një shkollë Danci me përmasa të tilla. U ndjeva shumë e emocionuar nga kjo ofertë, pasi në kohë pandemie ky lloj formati do të ishte shumë argëtues, dhe mesazhi që do të përcillte ishte shumë domethënës. “Të duam Shqipërinë dhe të njohim vlerat e saj nëpërmjet artit”. Dua të falenderoj kryetarin e shoqatës “Bijtë e Shqipes” zotin Bujar Gjoka, i cili më dha mbështetjen maksimale për pasqyrimin e gjithë aktiviteteve që realizonte shkolla shqipe.

Unë dua të të përgëzoj për këtë punë që bëni me fëmijët në vend të huaj, pasi kështu fëmijët nuk do të harrojnë gjuhën shqipe. Megjithatë, doja t’ju pyesja, sa koshient është komuniteti shqiptar në Filadelfia për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe ndërmjet fëmijëve shqiptarë?

Ne po nxisim fëmijët e emigrantëve shqiptarë të mësojnë të flasin, këndojnë dhe kërcejnë shqip. Mësimdhënia online e gjuhës shqipe ishte një tjetër sfidë jo vetëm për fëmijët, por edhe për vetë mësuesit. Fakti që çdo ditë rregjistrohen onlin fëmijët e emigrantëve jo vetëm nga Amerika por edhe nga shumë vende të tjera, tregon cilësinë dhe punën e përkushtuar që ky staf bën në drejtimin e ruajtjes dhe mësimit të gjuhës shqipe. Një falendrim i veçantë shkon edhe për stafin e mrekullueshëm, me të cilët unë punoj, Ervis Koçi, i cili është regjizori i këtij emisioni, me idetë e tij është shumë kreativ; Igli Tefa, i cili bën një punë të mrekullueshme në montazh. Siç ju thashë pak më lart, shumica e rubrikave të këtij emisioni realizohen nga video që sjellin vetë prindërit, duke xhiruar fëmijët e tyre në recitime, apo duke kërcyer, ndërsa Iglit i duhet një punë e madhe për të rregulluar cilësinë e tyre për transmetim.

Emisioni i parë ishte shumë argëtues, pasi na vinin video ku shikonim të impenjur të gjithë familjen, prindërit, gjyshërit motrat dhe vëllezërit më të mëdhenj, për të motivuar fëmijët e vegjël të mësonin të uronin gëzuar vitin e ri në shqip. Prindërit filluan të gjejnë mënyra të ndryshme për të motivuar fëmijët që të flisnin shqip. Natyrisht që më të vështirë e kishin ata fëmijë që kishin lindur në USA, dhe gjuha shqipe për ta është vërtet shumë e vështirë. Dua të kujtoj këtu një prind kur i thotë fëmijës që të mësojë të urojë shqip, pasi do të takohet me babagjyshin e vitit të ri. Dua të falenderoj gjithashtu gazetarin Florian Bezazhanin, i cili pranoi të bëhej babagjyshi i këtij emisioni, ndërsa ishin të paharrueshme ato emocione kur ndante dhuratat dhe i uronte në gjuhën shqipe. Reagimi i fëmijëve ishte i mrekullueshëm. Pra, ata e besuan që Babagjyshi vinte nga Shqipëria dhe, nëse vitin tjetër do të donin të merrnin sërish dhurata, duhet të flisnin në gjuhën shqip me të.

Ju vetë si protagoniste kryesore e këtij emisoni, ndjeni se “Shtëpia e Ëndrrave” po arrin qëllimin e saj?

Eva Dori: Sot jam e lumtur që tani në adresën e e-mailit të emisionit më vinë recitime dhe krijime, nga grupmosha të ndryshme fëmijësh, dhe shikoj si përditë e më shumë ky emision po arrin qëllimin e tij, të nxitim sa më shumë fëmijët tanë të mos harrojnë gjuhën tonë. Qëllimi im është që të përgatis fëmijët, që të jenë drejtues dhe realizues të këtij emisioni. Jam me fat që kam gjetur Amelia dhe Samuel Alickën, motër e vëlla, të cilët e kanë pasion gazetarinë, dhe, së bashku me mami Irmën janë duke punuar për të afruar sa më shumë fëmijë në rubrikat e këtij emisioni. Falenderojmë Eno dhe Alba Shorin, që po na ndihmojnë të realizojmë një studio, ku të kemi mundësi të realizojme orkestrimet dhe klipet me këngët shqip të fëmijëve tanë. Kemi në plan që të realizojmë festivalin e parë me këngë dhe valle për fëmijë. Ky projekt më ngacmon të gjithën, dhe mezi pres të shoh në skenë të gjithë këta fëmijë të talentuar. Dua falenderoj për kontributin, shkrimtaren për fëmijë, Anduela Shametaj, që po shkruan përralla për fëmijë në gjuhën shqipe. E vlerësoj shumë Anduelën për këtë punë kaq të vyer që po bën për fëmijët, që gjuha shqipe të mos humbasë ndërmjet fëmijëve të emigrantëve shqiptarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.