Zgjedhjet në Kosovë/ Mbërrijnë 5 mijë fletëvotime nga Diaspora

E martë, 25 Mars, 2025

Kryetari Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se kanë mbërritur mbi pesë mijë fletëvotime nga Diaspora.

Ahmetaj në mbledhjen e KQZ-së, bëri të ditur se të gjitha fletëvotimet do të ruhen në Ministrinë e Infrastrukturës deri më datën 14 shkurt.

“Kanë arritur mbi pesë mijë fletëvotime nga Diaspora, të gjitha do të ruhen në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës deri më datën 14 shkurt, pastaj do të bëhet transferimi i tyre në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, ku do të bëhet vlerësimi i tyre”, tha ai.

Votimi nga Diaspora ka nisur më 2 shkurt dhe do të zgjasë deri më 12 shkurt. KQZ ditë më parë ka njoftuar se votues nga Diaspora janë 102 mijë, derisa lista e plotë e votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit është 1,794,862 qytetarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.