Zvicër/ Vaxhid Sejdiu: Sfidat e organizimit dhe hapja e shkollave shqipe

E enjte, 28 Mars, 2024

Shkolla shqipe në Zvicër feston 30-vjetorin e themelimit të saj dhe krahas arritjeve ka mjaft sfida të organizimit. Kreu i shkollave shqipe atje Vaxhid Sajdiu tha se në muajt në vijim do të hapen dhe 22 shkolla të tjera në kantonet e Zvicrës, në përpjekje për të afruar sa më shumë fëmijë shqiptarë drejt gjuhës amtare.

Vaxhid Sejdiu dhe dy mësueset Teuta Myrtaj dhe Nora Maculi kanë folur në “Wake Up” lidhur me procesin e arsimit shqip në Zvicër dhe punën aktuale në kohë pandemie.

“Një numër i madh i fëmijëve nuk i ndjekin mësimet në gjuhën amtare. Në 10 ditëshin e fundit numri i fëmijëve shqiptare që vijojnë mësimet në gjuhën amtare kishte një rënie drastike dhe morëm një iniciativë që rezultoi e suksesshme. Brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe kushte e rrethana të vështira arritëm të hapim 43 shkolla dhe me gjithsej 648 nxënës. Ajo që është shpresëdhënëse është se vazhdojmë të punojmë e angazhohemi dhe të bashkërendisim përpjekjet tona me prindërit, mësuesit dhe natyrisht me institucionet tona, ambasadat dhe në këtë drejtim të hapim sa më shumë shkolla”, tha Sejdiu.

Mësuese Teuta Myrtaj tha se aktualisht puna vijon në disa kantone online e në disa të tjera me prezencë fizike. Fëmijët shqiptarë atje mësojnë me tekste shqip që mundësohen nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, ku Qendra e Botimeve për Diasporën krahas tyre mundëson dhe platformën digjitale.

“Procesi i punës nuk është i njëjtë si në vendin tënd dhe jashtë Atdheut po kjo nuk na krijon probleme dhe ne ndjehemi të realizuar nga ajo çka marrim. Aktualisht punojmë me abetare dhe fletore pune dhe libra të gjuhës shqipe me gramatikë, nga Kosova dhe Shqipëria, na i mundëson dhe ofron falas me një platformë digjitale Qendra e Botimeve për Diasporën që ka bërë një punë shumë të mirë”, u shpreh mësuese Teuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 