Historia / U njohën në Greqi dhe u kthyen në vendlindje për të investuar

E premte, 29 Mars, 2024

Në një fermë që është 5 orë larg Tiranës, midis Leskovikut dhe Ersekës, me një rrugë jo të mirë për të mbërritur, nuk është e thjeshtë të mbijetosh pa vështirësi. Shpeshherë nuk kanë drita, turistët gjatë dimrit mund të mbeten në pyll, megjithatë të gjitha i mposht dashuria. Prej 22 vitesh, Jetoni dhe Jonida kanë ndërtuar jetën e tyre aty. Nuk kanë asnjë shtëpi tjetër përveç asaj që kanë ngritur në fermë. Ferma “Sotira” sot mund të jetë e njohur për shumëkënd, por mundin që kanë kaluar për të mbërritur deri këtu, e dinë vetëm të zotët e shtëpisë.

Cili është sezoni më i mirë për ta vizituar Fermën “Sotira”?

Sezoni më i mirë është pranvera, vera dhe vjeshta. E përjashtoj dimrin, sepse është pak i vështirë, mungojnë aktivitetet tona të zakonshme, është edhe ftohtë. Ferma jonë është një fermë që i përshtatet më tepër të huajve, dhe gjatë dimrit Shqipëria nuk vizitohet shumë nga të huajt. Nga ana tjetër, është edhe stinë gjatë së cilës edhe kafshët janë në disa faza që duan kujdes. Ferma mund të ketë nevojë për riparime, ndërhyrje, risi, të gjitha bëhen gjatë dimrit.

Cilat janë disa nga aktivitetet që mund të bëhen në Fermë? Çfarë mund të shohim, ku mund të shëtisim?

Aktivitetet në dimër janë të vështira. Në vijim kemi në plan t’i shtojmë, por meqë punojmë në stinët e tjera, vlera monetare që kemi për të investuar e riparuar, jo gjithmonë është siç duhet, sidomos gjatë këtij viti.

Të gjitha fermat kanë disa pjata specifike. Cilat janë tuajat? Kush i gatuan?

Gatimet në fermë janë shumë të thjeshta, por produkti bazë është shumë cilësor. Kafshët rriten në kullotë të lirë, hanë gjithë kohës barë të egër dhe shija është unike. Zona njihet për shijen e mirë të mishit. Gatuhet në saç, në prush, janë edhe mesoret gjithashtu tonat si turshitë, djathërat. Pastaj kemi brumërat, byrekun, petkat, rosnicat. Vijnë të servirura shumë thjesht. Dikur gatuaja vetëm unë, tani kam edhe 2-3 zonja që më ndihmojnë.

Na trego disa nga shtigjet që mund të shohim?

Shtigje ka shumë përqark. Jemi me fat sepse jemi në parkun Gërmenj Shelegur, kemi shumë male përreth. Kemi pisha, bredha, lajthi të egra dhe mes tyre kemi hapur disa shtigje, nëpër të cilat i drejtojmë turistët sipas dëshirave dhe përgatitjes fizike që ata kanë. Një nga më interesantët është Kalaja e Gradecit, këtu fare afër nesh, ka mure me gurë të mëdhenj, është Liqeni Hasit, fshati Gërmenj mes pyllit, fshati Radaj që ka një rezervuar. U bëjmë guida edhe nëpër shtëpitë e fshatarëve për t’u njohur me mënyrën e jetesës.

Keni shumë kafshë në fermë?

Burimi kryesor i kësaj ferme është blegtoria. Kemi 150 lopë mishi, racë vendi, ka derra, dhi, qingja, kuaj, rosa, pata, qen, mace. Kemi edhe një rezervuar peshku, sepse, në fakt, kështu ka nisur gjithçka.

Si ka nisur?

Unë me tim shoq jemi njohur në Greqi, u dashuruam, erdhëm në vendin tonë. Im shoq kishte nisur të bënte një rezervuar peshku. Nuk kishim asnjë burim tjetër përveç punës që kishim nisur. Kur erdha unë kishte njerëz që donin peshk dhe fillova të gatuaj disa gjëra sipas dëshirës së secilit. Dita-ditës shihja se çfarë donin, gjëra që ne nuk i kishim. Pra menuja u pasurua nga toka, por edhe nga dëshirat e klientëve. Ata shpesh ankoheshin se kishin pirë shumë dhe s’ktheheshin dot në shtëpi kështu që bëmë shtëpitë tona të vogla dhe kampingun. Pra, gjithçka ka nisur dhe është rritur varësisht nevojës. Ferma jonë ka nisur 22 vite më parë. Çdo vit përpiqemi të sjellim një investim të ri. Duke shtuar toka, duke investuar jemi rritur deri këtu edhe pse duam më shumë, asnjëherë nuk mjaftohemi. E gjithë familja jonë jeton në fermë, kemi dhe dy vajza të vogla. Edhe ato komunikojnë shpesh me turistët, i shoqërojnë nëpër dhoma, i ndihmojnë me gjëra të vogla. Secili përpiqet të bëj diçka.. Jetojmë gjithë vitin këtu. Gjatë dimrit, kemi gjithë bagëtitë që kanë nevojat e tyre, dhe kanë nevojë për përkujdesje. Këtu ti ke gjithnjë diçka për të bërë, edhe pse s’ka turistë. Ne si çift dimë historinë e çdo gjëje këtu, të çdo kafshe, të çdo emri. Ky nuk është vetëm hobi për ne, është jeta jonë./ Nga Ani Jaupaj/ Living

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 