Australi / Botohet “Shqipëria, arratisje nga Lindja, Aspirata për në Perëndim”

E martë, 16 Prill, 2024

Akademiku shqiptar Dr. Përparim Xhaferi, i cili që prej vitit 2004 jeton në Australi ka botuar librin “Shqipëria, arratisje nga Lindja, Aspirata për në Perëndim”. Një libër i cili vjen pas një pune disavjeçare që akademiku Xhaferi ka zhvilluar.

Libri do të promovohet më datë 2 mars 2021 përmes platformës “Zoom” në orën  17.00-18.00.

Në një intervistë Dr. Xhaferi tregon disa detaje rreth librit të tij, pikënisjes dhe rrugëtimit të tij nga ardhja në Australi e deri në botimin e librit.

“Udhëtimi im si emigrant ka qenë shumë i vështirë, si të gjithë shqiptarët, unë në këtë moment jam i privilegjuar falë pozicionit dhe punës që kam, por unë e ndjej veten si një shqiptar shumë të thjeshtë, si shumë të tjerë që kanë ardhur me familjen. Unë e kam lënë Shqipërinë në vitin 1992 në Itali dhe në vitin 2004 kemi ardhur në Australi. Në 2004 kam bërë tre punë dhe uniformën e merrja me vete. Studioja ditën dhe punoja natën, puna e tretë ka qenë në një piceri gjatë natës, ku paguhesha 10 dollarë ora. Ka qenë shumë e vështirë, por nuk ka gjë që shqiptarët nuk e bëjnë dhe jemi të fortë dhe bëjmë gjithçka për të arritur ato që duam”, tregon mes emocionesh Përparim Xhaferi.

Më tej ai tregon se si lindi ideja për librin: “Ideja për librin është një studim që unë kam realizuar prej shumë vitesh dhe është pjesë e studimeve të mia në Sidney. Ky studim ka nisur në vitin 2012 dhe ky libër është një pasqyrim i tezes që e përfundova në vitin 2018. Kam pasur shumë kërkesa nga disa akademikë në SHBA dhe Evropë që e kanë lexuar tezën time, të botoja një libër. Sigurisht që gjuha që shkruhet një libër është ndryshe nga ajo e një teze akademike, dhe unë jam munduar ta sjell sa më mirë, por kolonat e librit mbetet teza që unë kam bërë. Kopertina është shumë domethënëse dhe titulli janë goxha provokative, Ky studim ka dy synime, e para të hedh dritë për historinë e popullit shqiptarë dhe të hedh dritë mbi të vërtetën e shqiptarëve ndër shekuj. Dhe qëllimi i dytë është të ndërgjegjësojë shqiptarët për drejtimin që duhet të marrë, lindjen apo perëndimin. Studimi mbështetet në zbulime primare, të cilat hedhin dritë në dy kapitujt e parë për historinë e Shqipërisë. Libri nis që në periudhën e pushtimit otoman, bën një analizë të ngjarjeve politike që nga koha e pushtimit osman. Gjithashtu në libër preket edhe debati i madh mes Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare. Ky diskutim duhet vazhduar, sepse unë nuk besoj se shqiptarët tashmë janë vetëm në drejtim të perëndimit. Pas pushtimit Osman Shqipëria ka vuajtur shumë që të njihet në arenën ndërkombëtare, dhe po të shfletosh literaturën evropiane lojërat që janë bërë në kurriz të popullit shqiptar kanë qenë të shumta. Kur nisa në 2012 kërkimet për temë më është dashur tetë muaj të vendos për këtë temë. E zgjodha sepse shumë pak botime janë bërë në lidhje me këtë temë. Unë shpresoj që ky është vetëm fillimi i studimeve mbi të tilla tematike. Studimi ka pasur ndikim dhe shumë persona më kanë kontaktuar, shqiptarë dhe jo vetëm. Kopertina nuk ka lidhje me fenë, është thjesht një kopertinë që lidhet edhe me titullin.”

Dr. Xhaferi ka një mesazh për të gjithë të rinjtë që jetojnë në Australi dhe aspirojnë të ndërtojnë jetën e tyre atje: “Këshilla ime për të rinjtë është “Mos hiq dorë kurrë”, dhe mund të them se Australia është një vend që ka shumë mundësi dhe hapësirë. Këtu ka hapësirë jo vetëm në kuptimin fizik të fjalës, por ka hapësirë për të gjetur punë, madje edhe në moshën 50 vjeçare të jepet mundësia të ndryshosh karrierë. Do i thoja gjeneratave të reja të mos tërhiqen asnjëherë. Rregullat e emigracionit këtu janë shumë më të forta se duhet të ishin, por prap nuk duhet të dorëzohen. Ne që emigruam dikur e dimë se sa e vështirë ishte të emigroje pa letra, na dukej sikur na rrëshkiste këmbë nën tokë.”/ SBS Shqip /

Për tú regjistruar në promovimin e librit mund të regjistroheni në linkun: https://www.esaanz.org.au/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 