“Connect Albania”, një projekt që do të zbulojë energji të reja në Diasporë

E enjte, 25 Prill, 2024

Në kuadër të Programit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë”, sot IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migrimin) Albania vijoi me prezantimin online “Connect Albania, Një Mekanizëm i Ri për të Investuar në Shqipëri“.

“Connect Albania” është një projekt që synon të angazhojë anëtarët e Diasporës Shqiptare në të gjithë botën si Agjentë Zhvillimi, me një fokus të veçantë, në fazën e tij të parë, në Diasporën Shqiptare që jeton në Itali, duke marrë parasysh që Programi i Diasporës IOM financohet nga Qeveria Italiane. Përmes “Connect Albania”, anëtarët e Diasporës do të tërheqin investimet e huaja në vendin e tyre.

Në fjalën e tij Ministri i Shtetit për Diasporës, Z. Pandeli Majko u shpreh se po punohet që “Connect Albania” të mos mbetet në kuadrin e një projekti të përkohshëm, por të zhvillohet me investitorë nga e gjithë bota.

“Mendoj se ky projekt është shumë i rëndësishëm. Esenca kryesore e këtij projekti është se do të jetë nxitës shumë i mirë i investimeve. Ne do ta nisin me shtetin mik dhe fqinj Italinë dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur me bashkëpunimin e nisur IOM. “Connect Albania” është një nismë që i lejon çdo përfaqësuesi me eksperiencë të bëhet ndërmjetës për të gjithë investitorët. Për çdo fuqi puntore investitori do të përfitojë bonus. Ndërmjetësi sigurisht duhet të jetë një person që di shumë mirë gjuhën dhe ka aftësi shumë të mira ndërmjetësuese. Mendojmë se programi “Connect Albania” nuk duhet të mbetet thjesht në konceptin e një projekti që mbyllet kur donatorët vendosin të largohen, por mendoj se do ketë donatorë të tjerë në vijim edhe nga shtete të tjera, jo vetëm nga Italia. Ne kemi biseduar me Ministrinë e Financave dhe po mendojmë që ky projekt të jetë nën varësinë e kësaj ministrie dhe të shndërrohet në një projekt të përhershëm. Po negociojmë të kemi një qendër të përhershme të këtij programi. Shqipëria është ende në fillim të gjetjes së një energjie të jashtëzakonshme që gjendet në Diasporën shqiptare. Janë njerëz të shkolluar, të suksesshëm, dhe Italia është shembulli konkret për numrin e lartë të studentëve shqiptarë dhe sipërmarrësit. Ne duhet ta përfshijmë në administratë për ta kaluar nga një projekt në një marrëdhënie të përhershme, ndaj unë shpreh përkrahjen time të plotë për këtë program.”

Shqipëria ka pasur përherë një marrëdhënie të fortë me Italinë. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve bazohen mbi themele të forta historike, kulturore e ekonomike dhe përforcohen nga prania në Itali e mbi 500 mijë qytetarëve me origjinë shqiptare.

Në fjalën e tij zëvendës Ambasadori i Italisë në Shqipëri Alberto Petrangeli e konfirmoi këtë fakt: “ Falenderoj të gjithë stafin që qëndron pas këtij projekti. Ne si Itali jemi krenar të jemi nismëtarë të këtij projekti. Bashkë me Italinë mund të shkëmbejmë eksperienca emigrimi. Së bashku mund të nisim këtë projekt për ta zgjeruar më pas me shtete të tjera. Është një projekt që kërkon të përshpetojë një proces që në fakt ka nisur. Në Itali ka shumë sipërmarrje shqiptare dhe ndaj kjo është e rëndësishme që ky bashkëpunim të përkrahet nga një pikëpamje ekonomike. Italia jo vetëm është krenare për nisjen e projektit, por do të jetë e gatshme edhe në vijimësi. Lidhja e Shqipërisë me Italinë është shumë e ngushtë dhe ne si Ambasadë po punojmë që kjo lidhje të forcohet dhe po punojmë që investitorë të fuqishëm të vijnë të investojnë në Shqipëri.”

Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave, tregtia me Italinë përfaqëson 36.2% të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë. Në 2019 më shumë se 700 kompani të vogla dhe të mesme Italo-Shqiptare në territorin shqiptar, 48% e eksporteve shqiptare u drejtuan në Itali, ndërsa Shqipëria importoi 25% të importeve totale nga Italia.

Zv.ministri i Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia shprehu besimin se projekti do të ndikojë në rritjen e investimeve. “Të dhënat e fundit tregojnë se në raport global investimet e huaja kanë pësuar një rënie deri në 40 %. Kjo është një nismë e rëndësishme sepse investimet e huaja janë të mirëpritura. “Connet Albania” duhet ta vendosë Diasporën në qendër të këtij projekti përsa i përket ndërlidhjeve dhe po mendojmë për një qasje më të fortë të Diasporës në këtë projekt.”

Përmes këtij programi, Diaspora shqiptare do të tërheqë investime të huaja duke i dhënë kështu një kontribut zhvillimit ekonomik dhe social në Shqipëri. Eduart Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes u shpreh se sot në Diasporë kemi një potencial të jashtëzakonshëm: “Detyra ime funksionale është që të merrem me vërejtjet dhe ankesat e biznesit përball institucioneve. Por gjatë kësaj periudhe më është dashur të dëgjoj nisma shumë interesante dhe me shumë interes jam përfshirë me disa projekte, që edhe pse nuk kanë lidhje me detyrën tim funksionale, por që më kanë bërë shumë të ndjeshëm. Kam takuar dy të rinj që jetojnë në Gjermani të cilët këmbëngulnin se në Shqipëri nuk ka një projekt për “start-up”, që nga ajo kohë nisa të mendoj. E solla si shembull për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin e Diasporës. Vetëm kam jetuar para shumë vitesh në Greqi dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë ta shikosh Shqipërinë me sytë e një emigranti. Sot në Diasporë kemi një potencial të jashtëzakonshëm, sepse shqiptarët sot kanë fituar një eksperiencë që duhet të jetë në fokusin tonë për të kuptuar edhe më mirë procese, produkte dhe shërbime që ofrohet në këto vende ku shqiptarët jetojnë.”

Përmes këtij programi, Diaspora shqiptare do të tërheqë investime të huaja duke i dhënë kështu një kontribut zhvillimit ekonomik dhe social në Shqipëri. Protagonistët e ndërmjetësimit do të marrin edhe shpërblimin financiar të suksesit të investimit.

Anëtarët e Diasporës shqiptare që duan të jenë Agjentë Zhvillimi dhe për investitorët potencialë, të cilët do të kenë mundësinë të njohin motivet e mundësitë e shumta të investimit në truallin shqiptar.

Për të njohur më shumë mund të shikoni në linkun:

https://www.adbc.al/connect-albania/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 