Qendra e Botimeve për Diasporën ka njoftuar vënien në dispozicion falas për shkollat e gjuhës shqipe në Diasporë tekstin shkollor “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare 1”.
Teksti është hartuar në bazë të programit të miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë kësaj Republike.
Teksti është fitues i konkursit të shpallur nga kjo ministri, në vitin 2011 dhe është përgatitur për fëmijët e klasës I-III. Me anë të tij, fëmijët shqiptarë do të mësojnë të shkruajnë dhe lexojnë shqip; do të mësojnë për historinë e trashëgiminë kulturore të shqiptarëve etj.
Ky tekst vjen i rishikuar dhe i përmirësuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën.
Për ta shkarkuar ose shfletuar librin, kliko këtu: “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare 1”
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.