Gjermani / Mjeku Ahmeti: Menaxhimi i vaksinimit nuk është në ritmet e duhura

E premte, 19 Prill, 2024

Naser Ahmeti, specialist i mjekësisë së brendshme në Gjermani tha se situata e COVID-19 në shtetin ku ai jeton është nën kontroll, por theksoi se menaxhimi i situatës së vaksinimit nuk është i duhuri.

“Në të gjitha pikat sa i përket menaxhimit të shëndetësisë në Gjermani, e respektoj, ka qenë shumë i mirë ama pika ku unë e kundërshtoj, ku unë them se nuk e ka menaxhuar mirë procesin është organizimi i vaksinimit,” – tha mjeku shqiptar që punon në Gjermani.

Sipas tij vaksinimi i vetëm 2.5% të popullsisë së Hamburgut në Gjermani është turp. Ahmeti nënvizoi faktin se Ministria e Shëndetësisë në Gjermani është angazhuar me vonesë për të porositur vaksinat.

Mjeku tregoi se nuk ka rëndësi lloj i vaksinës  Pfizer, Moderna apo AstraZeneca, por shqetësuese është dhe çështja e izolimit.

Ai tha se Gjermania është në izolim që prej 15 dhjetorit dhe mendohet që rreth 14 shkurtit të lehtësohen këto masa edhe pse duke qenë se numri i infektimeve po ulet, heqja e karantinës mund të rrezikonte një shtim të rasteve pozitiv me COVID-19, ndaj sipas Ahmetit gjendja e izolimit atje mund të zgjasë deri në fund të shkurtit.

“Personat që janë kundër vaksinimit i shoh si faktor rreziku sepse mund të infektojnë dhe persona të tjerë,” – sqaroi mjeku teksa theksoi se beson se deri në këtë fund të këtij vitit do të kemi ende një situatë pandemie.

“Të keqen e kemi kaluar por problemi është si do ta stabilizojmë situatën,” – shtoi Ahmeti për “Euronews Albania”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 